Të ardhurat buxhetore dhe tatimore në BP6, 2021-2022

Të ardhurat buxhetore dhe tatimore në BP6, 2021-2022

Nga raporti i barres tatimore 2022, tregon se krahasimi i madhësisë së të ardhurave midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe BE zbulon sfidat me të cilat përballet secili grup vendesh. Ekonomitë në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë një bazë të vogël të ardhurash që pengon kapacitetin e qeverive për të promovuar rritjen gjithëpërfshirës. Edhe pse COVID-19 po sjell një valë të re dixhitalizimi në rajon, duket se ka nevoje edhe per mobilizim kapacitetesh per te nxitur zhvillimin e mënyrave të reja për mbledhjen e të ardhurave, veçanërisht taksat e biznesit te vogël. Vendet e BE-së kanë një bazë më të madhe të ardhurash, gjë që i ka lejuar të zgjerojnë shërbimet për popullsinë dhe të zbatojnë reformat përkatëse të qeverisjes gjatë viteve, por përballen me sfidën e rritjes së mbledhjes së tyre në të njëjtin ritëm si shpenzimet e tyre.

Rritja ekonomike e kombinuar me disiplinën fiskale dhe mirë-menaxhimin e borxhit publik duket se ka ndikuar përkatësisht në Serbi, Shqipëri dhe Bosnjë Hercegovinë. Megjithatë, nivelet e larta të borxhit publik mbeten ende një risk prezent në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit.

ardhurat buxhetore në BP në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 tregojnë rënie me -0.9% të PBB-së. Në vitin 2021 të ardhurat buxhetore arritën në nivelin sa 35.6% të PBB-së dhe në vitin 2022 në një nivel më të ulët (34.8% të PBB-së). Të ardhurat buxhetore janë më të ulta se në periudhën para pandemisë (35.4% e PBB-së).

Rënien më të madhe të të ardhurave buxhetore e shikojmë vetëm në Shqipëri (sa 5.5% e PBB). Kosova është me një tregues të pandryshuar të të ardhurave buxhetore në raport me PBB-në.

Tab.1            Të ardhurat e buxhetit në BP, 2021 – 2022 % e PBB
VENDET 2021 2022 Ndryshimi
Mali i Zi 43.0 38.8 -4.2
Serbia 43.3 43.0 -0.3
Kosova 27.8 27.8 0.0
Bosnjë-Hercegovina 42.4 41.5 -0.9
Maqedonia e Veriut 30.2 29.9 -0.3
Shqipëria 33.3 27.8 -5.5
BALLKANI PERËNDIMOR 35.6 34.8 -0.9
Burimi: FMN, MF

Serbia është me ulje të të ardhurave të buxhetit me -0.3% të PBB-së. Maqedonia e Veriut është me ulje të të ardhurave të buxhetit me -0.3% të PBB, Bosnjë-Hercegovina me të ardhura buxhetore më pak me -0.9% të PBB-së.

Mali i Zi me -4.2% më pak tregon se rënia nga të ardhurat tatimore ka ndikuar direkt në të ardhurat buxhetore. Arsyeja kryesore në rastin e Malit të Zi është ekspozimi ndaj varësisë së turizmit, me ndikim kryesor në administrimin e të ardhurave tatimore.

Në vitin 2022, të ardhurat tatimore përbëjnë 93% të totalit të të ardhurave buxhetore. Në vitin 2021, të ardhurat tatimore përbëjnë 91% të të ardhurave buxhetore, me një rënie në peshën e tyre në kontributin e të ardhurave buxhetore me 1.7 pikë përqind.

Ecuria e të ardhurave tatimore duket se ka patur me të njëjtin trend si dhe të ardhurat buxhetore. Kështu, vendet e BP6 që kanë rënie të të ardhurave tatimore në raport me PBB, po ashtu kanë rënie të të ardhurave buxhetore.

Tab.2                            Të ardhurat tatimore në BP, 2021 – 2022 % e PBB
VENDET 2021 2022 Ndryshimi
Mali i Zi 37.9 34.3 -3.6
Serbia 38.6 38.7 0.1
Kosova 24.5 25.2 0.7
Bosnjë-Hercegovina 35.5 37.4 1.9
Maqedonia e Veriut 27.1 27.2 0.1
Shqipëria 25.2 26.3 1.1
BALLKANI PERËNDIMOR 31.5 31.5 0.05
Burimi: FMN, MF

E njëjta tendencë që tregon ndikimin e të ardhurave tatimore te ato buxhetore duket në vendet e tjera që kanë performancë në rritje në 2022, ku edhe ajo buxhetore është në rritje.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.