Vijon turi i ALTAX në Ditët e Hapura të Praktikave të Mira
Sot ne, ekspertët e ALTAX vijuam turin në ditën e dytë të praktikave të mira në Elbasan, ku pasi njohë Kryetarin e Bashkisë Elbasan dhe stafin e Bashkisë, si dhe në solidaritet me pjesëtarë të shoqërisë civile dhe grupeve sociale të qytetit u ndjemë pjesëtarë realë në ato çfarë besojmë se kishim përfshirë në relatimet e ekspertëve tanë.
Në prezantimin e dy praktikave të mira
- ELBASANI, ULJA E SHPENZIMEVE ADMINISTRATIVE RRIT BUXHETIN SOCIAL TË BASHKISË
- ELBASANI, BASHKIA MË MIQËSORE ME ROMËT
të evidentuara pasi ne i kishim analizuar me vëmendje në Raportin e prezantuar në Qershor 2022, gjatë këtyre 5 muajve përpunuam me kujdes atë që duhet ta qasnim jo vetë si një falënderim për punën e mirë, por mbi të gjitha për të treguar veçantinë.
Kjo qasje e Bashkisë Elbasan, ku përsa lidhet me menaxhimin e shpenzimeve rezulton një ndër njësitë vendore kryesore me shpenzimet më të ulëta administrative. Strategjia e ndjekur përveçse ka mbajtur në nivelin e dëshiruar shërbimet publike ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e buxhetit të dedikuar për programet sociale.
Ndërsa, qasja tjetër është vlerësuar tashmë edhe nga Bashkimi Evropian me titullin “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”. Ky vlerësim për Bashkinë e Elbasanit konsiderohet i pari gur themeli drejt kthesës, në një histori jo fort të lavdishme të marrëdhënies së këtij komuniteti me pjesën tjetër të shoqërisë në gjithë territorin e Shqipërisë. Akti merr një vlerë të shtuar marrë parasysh faktin se Elbasani është njësia vendore e dytë për nga përqëndrimi i popullsisë rome në vend.
Në aktivitet një mendim pro gjetjeve dhe prezantimeve si praktika të mira ishte edhe nga pjestarë dhe drejtues të organizatave të shoqërisë civile.
Aktivitete të ngjashme të ditës së hapur do të vijojnë në ditët e ardhme.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.