Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
ELBASAN, ULJA E SHPENZIMEVE ADMINISTRATIVE RRIT BUXHETIN SOCIAL TË BASHKISË
0 €
Në një krahasim të treguesve të buxhetit të bashkisë Elbasan për vitet 2021 dhe 2019 fondet e kujdesit social për personat e sëmurë dhe me aftësi të kufizuara u rritën 37.1% më shumë në 2021, duke konsideruar edhe faktin e rëndimit të situatës financiare prej pandemisë, por edhe për shkak të rritjes së pjesëmarrjes në këtë skemë sociale.
Gjithashtu, kujdesi social për familjet dhe fëmijët pësoi një rritje të ndjeshme prej 33.6% në vitin 2021, me një logjikë të njëjtë në përballje të kostove të rritura prej situatës së pandemisë, nisur edhe nga rritja e familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike.
- Përshkrim
Përshkrim
Risia e rezultateve që shihet nga modeli ekonomik – financiar në Bashkinë Elbasan për vlerësimin e ndikimit të uljes së kostove administrative në efiçencën në sektorin public konfirmon edhe lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet nivelit të prodhimit të politikave efektive dhe ruajtjes së nivelit të ulët të kostove administrative në funksion të efikasitetit të përdorimit të burimeve financiare dhe fuqisë së organizimit të burimeve njerëzore.
Nga një analizë krahasuese edhe me nivelin e shpenzimeve administrative në bashkitë e tjera të vendit dhe e krahasuar kjo me nivelin e shpenzimeve që janë alokuar në shërbime dhe prioritete të tjera rezulton se shpenzimet administrative janë midis 10% – 59% e shpenzimeve vjetore të Bashkive, ndërsa 5% – 11% janë shpenzimet kapitale me fondet e Bashkive. Pjesa tjetër e shpenzimeve janë për programe për ekonominë, për arsimin, për strehimin social dhe shërbime të tjera të bashkive. Në bazë të këtij niveli të shpenzimeve, Bashkia Elbasan renditet dukshëm në bashkitë që ka koston më të ulët administrative në të paktën bashkitë e mëdha.