Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
ELBASANI, BASHKIA MË MIQËSORE ME ROMËT
0 €
Plani Vendor për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjyptiane, 2019 – 2022 i miratuar nga Këshilli Bashkiak Elbasan arriti të paraqesë një vëmendje të dedikuar dhe me fokus të pakicat që përbëjnë pjesë të qenësishme të popullsisë së bashkisë, por mbi të gjitha një vullnet për të adresuar zgjidhjet dhe burimet për problematikat e trashëguara dhe të mbartura deri në periudhën që po përgatitet ky raport i praktikës së mirë.
Në analizën e zërave të shpenzimeve të Bashkisë sipas programit dhe funksionit, duket se shpenzimet në vitet 2019-2021 lidhur me strehimin social për komunitetin rom arritën deri në 7% të totalit të shpenzimeve, megjithëse buxheti gjithsej i bashkisë në dispozicion nuk ishte më shumë se 6% e totalit prej 4.9 miliard lekë në vitin 2021.
- Përshkrim
Përshkrim
Përsa lidhet me arsimin kishte një buxhet gjithsej të bashkisë për arsimin bazë dhe parashkollor në nivelin 3.9%. Pjesa që shpenzohej për komunitetin rom ishte pjesë e shpenzimeve të Bashkisë për gjithë nxënësit dhe fëmijët, pasi politika vendore e edukimit parauniversitar në rastin e komunitetit rom synonte të njëjtat qasje si për gjithë nxënësit e tjerë. Po kështu, arsimi i mesëm i përgjithshëm, i cili ishte sa 1% e buxhetit të bashkisë ishte në një rritje me të paktën 13.5% të shpenzimeve në 2021, por me pakësim në 2022, për arsye të përmbylljes së rehabilitim dhe mirëmbajtje e ndërtesave arsimore, të mbaruara kryesisht në vitin 2021, sipas planifikimit të buxhetit.
Tek arsimi profesional, në të cilin komuniteti ka akses në vitet e fundit me më shumë intensitet, vërehen shpenzime në rritje për mirëmbajtje ambjentesh edukimi dhe akomodimi me një rritje fondesh mbi 60% nëse krahasohet viti 2022 me vitin 2019.
Për shëndetësinë ka shpenzime që shkojnë në nivele më të ulta se shpenzimet për arsimin (vetëm 0.07% të shpenzimeve të buxhetit vendor), ku vend të dukshëm shihet se përbëjnë dhe zhvillimi i aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit.
Nëse shikojmë pjesën e strehimit dhe vëmendjes së kushtuar nga Bashkia Elbasan shihet se përveç vlerësimit të nevojave për riparime dhe rikonstruksione, të cilat vlerësohen mbi 0.7 miliard lekë duket se tejkalojnë mundësitë reale të buxhetit vendor vjetor (tejkalojnë fondin për investime në strehim social). Megjithatë, një vijimësi e angazhimit me asistencë në riparime të banesave të tyre në bashkëpunim edhe me donatorë dhe fondet nga buxheti qendror kanë arritur të ndërhyjnë duke përmirësuar tashmë kushtet e strehimit dhe akomodimit për mbi çerekun e familjeve rome.