Vështrimi civil i projekt buxhetit 2024 me elbasanasit dhe bashkinë në kërkim të burimeve të reja të financimit

Vështrimi civil i projekt buxhetit 2024 me elbasanasit dhe bashkinë në kërkim të burimeve të reja të financimit

Takimi përmbyllës i turit të aktiviteteve për dialogun me qytetarët dhe bashkinë e Elbasanit lidhur me sfidat e projekt buxhetit 2024 u realizua në një frymë të ngrohtë dhe mjaft bashkëpunuese që është pasqyra e treguesve të per4formancës së bashkisë. Në analizën e bazuar sipas auditit sociale u diskutua edhe për performancën e vitit 2023 dhe viteve të kaluar ishte një bazë e shëndoshë dhe mjaft me vlerë për vlerat që merr zëri qytetar.

Drejtuesi i të ardhurave vendore në takim pasi vlerësoi materialin e prezantuar nga ekspertët e ALTAX parashtroi edhe ato shqetësime që lidhen me nevojën që kanë për bashkëpunim më të mirë me pushtetin qendror me shtrirje rajonale, si dhe për të forcuar pikërisht ato zëra që kanë edhe një efektivitet më të madh nëse do të luftohej më fort informaliteti dhe evazioni tatimor.

Bashkia e Elbasanit ndryshe nga shumë bashki të tjera të vendit, por edhe ato që janë të krahasueshme për dimensionin ekonomik dhe financiar ka një buxhet vendor me fytyrë tërësisht sociale. Është më shumë se 37% e buxhetit vendor që shkon pikërisht për përkujdesjen sociale, ndryshe nga Bashkia e Beratit apo Bashkia e Vlorës ku qasja sociale ka një rënie të ndjeshme duke rritur shpenzimet për administratën e bashkive dhe të shërbimeve vendore.

Diskutimi në Elbasan u fokusua kryesisht të rritja e burimeve të financimit të bashkisë për projektet që kërkojnë qytetarët për furnizimin me ujë, por edhe për bujqësinë dhe ekonominë në tërësi tradicionale të shërbimeve.

Treguesit e të ardhurave janë në rritje dhe ka vend për një mobilizim më të mirë për taksën e pasurisë me taksat përbërëse të saj, si dhe mbledhjen e tarifave që zënë peshë kryesore në buxhetin vendor.

Ekspertët e ALTAX nëpërmjet prezantimit të gjetjeve sipas raportit më të fundit “Vështrimi civil: Projekt  buxheti 2024 për elbasanasit” prezantuan një qasje të re në lidhje me menaxhimin më të mirë të burimeve financiare në dispozicion nisur nga burimet që gjithsesi janë të pakta në raport me kërkesat dhe nevojat.

Nisur nga burimet e pakta dhe të pamjaftueshme në dispozicion të bashkisë, ekspertët pas analizave dhe ballafaqimeve me mjaft situata të ngjashme parashtruan disa propozime për diskutim, ku në synim të mirëmenaxhimit financiar ku theksi vihet te kërkesat nga bashkitë per burime dhe mjete të reja që mund të dialogohen me MFE, por edhe me donatorë dhe me institucionet qendrore që ndërveprojnë dhe komunikojnë me qeverisjen vendore

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: