Veçoritë kryesore të regjimit të tatimit mbi të ardhurat nga kapitali (personal apo korporativ)
Deri në fillim te vitit 2018 karakteristikat që pershkruajnë tatimin e kapitalit ne Shqiperi jane si më poshtë:
Në Ligjin e Tatimit mbi te Ardhurat nr. 8438 datë 28.12.1998 i kemi të përcaktuara normat mbi taksimin e kapitalit për elemente te veçantë të tij.
Të ardhurat kapitale të realizuara nga individët janë të taksueshme në zbatim të Ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat, nr. 8438, datë 28.12.2006, nëpërmjet taksimit të të ardhurave të realizuara nga fitimi i ortakut apo i aksionarit në shoqëritë tregtare sipas pikës 1 , germa b, e nenit 8 të ligjit 8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të Ardhurat”, dhe pikës 1, germa c), të ardhurat që realizohen nga interesat bankare apo të përfituara nga letrat me vlerë me përjashtim të interesave të përfituara nga bonot e thesarit apo letra me vlerë te Qeverisë të emetuara para hyrjes në fuqi të ligjit të mësipërm.
Sipas ligjit me lart, nuk ka taksim të drejtpërdrejtë mbi kapitalin e korporatave. Në Ligjin ”Për Tatimit mbi te Ardhurat” nr .8438 datë 28.12.1998 taksohen fitimet e realizuara nga kapitalet.
Fusha e veprimit të tatimit mbi fitimin është përcaktuar në nenin 16, të ligjit “Për tatimin mbi të Ardhurat” nr.8438, datë 28.12.1998. Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen personat juridikë dhe ortakëritë që janë të regjistruar për TVSH-në. Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen të gjithë personat fizikë, të regjistruar në TVSH dhe që nuk janë subjekte të tatimit mbi biznesin e vogël.
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar me ligjin Nr. 10228, date 04.02.2010, Në nenin 8, shkronja “h” është përcaktuar se:
Janë te ardhura te tatueshme, të ardhurat në formë monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë, që nuk janë të tatuara më parë, ndërkohë që kanë qenë objekt tatimi dhe që nuk janë të shoqëruara me dokumente zyrtare, që vërtetojnë origjinën e këtyre të ardhurave.
Sipas legjislacionit aktual në Republikën e Shqipërisë çdo rritje e kapitalit të shoqërisë pas taksimit të fitimit vjetor të bërë me vendimin e Asamblesë së Ortakëve të saj nuk është i taksueshëm në referim të nenit 26, të ligjit 8438, datë 28.12.1998 “ Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar.
Procedurat ligjore mbi rritjen apo zvogëlimin e kapitalit të shoqërive përcaktohen në nenet 145 181, 182, 183, 184, 185 dhe 186 të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 ” Për Tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.
Në nenin 26 “Pjesëmarrjet që përjashtohen nga tatimi mbi fitimin” të Ligjit Nr. 8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi te ardhurat” përcaktohet se: në përcaktimin e fitimit të tatueshëm të një personi rezident, përjashtohen si të ardhura: Dividentët dhe ndarjet e fitimit, kur ato shpërndahen nga shoqëritë e ortakëritë rezidente, që janë subjekte të tatimit mbi fitimin, pavarësisht nga kuota e pjesëmarrjes në vlerë ose në numër, të kapitalit aksionar të së drejtës së votës apo të pjesëmarrjes në kapitalin fillestar apo aksionat të përfituesit”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.