Udhërrëfyes “Informaliteti në Shqipëri: Qasjet për ta mposhtur bazuar te përvoja”

Udhërrëfyes “Informaliteti në Shqipëri: Qasjet për ta mposhtur bazuar te përvoja”

Informaliteti në Shqipëri: Qasjet për ta mposhtur bazuar te përvoja është një studim i mbështetur nga ALTAX, si një dokument politikash dhe me qasjen e një udhërrëfyesi nëpërmjet shembujve dhe prezantimit të përvojave në tre dekada. Ky dokument prezantohet për qëllime edukimi dhe debati bazuar mbi përvojën dhe komentet profesionale nga të gjithë grupet dhe aktorët e interesuar.

Informaliteti në Shqipëri i referohet pjesës së ekonomisë që operon jashtë rregulloreve formale, taksave dhe ligjeve të punës. Këtu përfshihen bizneset e paregjistruara, të ardhurat e padeklaruara dhe punësimi informal.

Sektori informal është bërë i rëndësishëm në Shqipëri, duke kontribuar në evazionin fiskal, konkurrencën e pandershme, uljen e të ardhurave të qeverisë dhe mungesën e mbrojtjes sociale për punëtorët.

Informaliteti është një çështje e rëndësishme në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, duke përfshirë ndërtimin, turizmin dhe bujqësinë.

Ky udhërrëfyes jep orientimin se si duhet të angazhohen me gjithpërfshirje burimet dhe modelet për të mposhtur informalitetin duke ju referuar edhe praktikave të mira në vende të ndryshme për qasje ndaj sektorëve problematikë si: bujqësia, ndërtimi dhe turizmi.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: