TVSH-ja e munguar në Shqipëri
Qendra ALTAX prezanton në këtë studim përpjekjen për herë të tretë, për vlerësimin e nivelit të boshllëkut tatimor. Në botimin e tretë, ashtu si edhe në publikimin paraardhës një vend të veçantë ka marrë vlerësimi për boshllëkun tatimor në Kosovë. Vlerësimi i boshllëkut në këtë publikim është paraqitur, vetëm për TVSH-në duke përfshirë të dy agjensitë e administrimit tatimor në dy vende fqinje në Ballkanin Perëndimor: doganat dhe tatimet.
Bazuar mbi treguesit makroekonomikë dhe fiskalë, studimi paraqet disa gjetje që vlejnë të diskutohen.
Buxheti i shtetit të Shqipërisë ka arkëtuar 3.76 miliard Euro, ku të ardhurat tatimore janë 3.49 miliard Euro.
Nga analiza e legjislacionit për përjashtimet dhe lehtësitë tatimore shikohet se në Shqipëri është e përjashtuar nga TVSH 47.7% e PBB-së, ndërsa në Kosovë është e përjashtuar nga TVSH 23.8% e BPV-së.
Totali i TVSH-së së mbledhshme pa patur përjashtime dhe evazion e shmangie tatimore:
- në Shqipëri është 255.4 miliard lekë (2.1 miliard Euro) nga 155.9 miliard lekë (1.3 miliard Euro) në vit, që mblidhet aktualisht, pra një diferencë prej 99.5 miliard lekë (814.4 milion Euro);
Boshllëku nga politikat e përjashtimeve dhe lehtësirave bashkë me normat e reduktuara të TVSH-së:
- në Shqipëri është sa 5.4% e PBB-së
Boshllëku nga administrimi dhe qasja e pajtueshmërisë me ligjin:
- në Shqipëri është sa 0.5% e PBB-së
Efikasiteti i TVSH-së sipas formulës përkatëse duke konsideruar fakti se sa më pranë nivelit 100% është një tregues më i mirë , shihet se:
- në Shqipëri është sa 0.66;
Në brendinë e studimit, ju mund të njiheni me tematika të trajtuara bazuar mbi të dhënat dhe llogaritjet duke synuar që të jemi sa më të saktë në përcaktimet dhe komentet mbi gjetjet.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.