Transformimi i pagesave ndërkufitare në Shqipëri dhe rajon

Transformimi i pagesave ndërkufitare në Shqipëri dhe rajon

Në vitet e fundit, sistemi i pagesave ndërkufitare ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, duke reflektuar jo vetëm zhvillimet teknologjike, por edhe tensionet gjeopolitike në rajon.

Modernizimi dhe digitalizimi i sistemit të pagesave janë ndër nismat kryesore që synojnë të rrisin efikasitetin e kanalizimit të kapitalit ndërkombëtar. Bankat tradicionale po përmirësojnë rrjetet ekzistuese dhe po eksplorohen platforma të reja si monedhat dixhitale të bankave qendrore (CBDC), stablecoins dhe kriptovaluta.

Qëllimi është ulja e kostove dhe kohës së përpunimit, duke rritur mundësinë për të aksesuar tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, në këtë transformim nuk mund të injorohen tensionet gjeoekonomike, të cilat mund të rrisin barrierat dhe të ngadalësojnë kanalizimin e fondeve ndërkufitare.

Shqipëria, ndryshe nga disa vende të rajonit ka një sistem ende të centralizuar, me pagesa kryesisht përmes bankave korrespondente dhe pritshmëria është që kjo mënyrë të ndryshojë pas datës 7 Tetor 2025, me bërjen funksionale të marrëveshjes për pagesat përmes sistemit SEPA.

Tarifat e larta dhe vonesat e përpunimit mbeten një pengesë e konsiderueshme për bizneset e vogla dhe individët, duke kufizuar fleksibilitetin e tregut dhe aftësinë e vendit për t’u përfshirë në tregjet ndërkombëtare.

Roli i ndërmjetësve financiarë është kyç

Bankat korrespondente dhe menaxherët e fondeve janë të vetmit që mund të kanalizojnë kapitalin ndërkombëtar, dhe efikasiteti i tyre varet nga aftësia për të menaxhuar rreziqet dhe nga investimet në digitalizim.

Në kushtet e një koordinimi të pamjaftueshëm dhe finalizimi të pjesshëm të infrastrukturës së pagesave ndërkufitare, ndërmjetësit shpesh përballen me vonesa dhe kosto shtesë, duke ulur volumin e flukseve të kapitalit dhe duke rritur ndjeshmërinë e ekonomisë ndaj luhatjeve të kursit.

Ekonomia e shumë euroizuar dhe dollarizuar e Shqipërisë e bën kursin veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtyre luhatjeve, duke ekspozuar bizneset dhe individët ndaj rrezikut financiar.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, situata e Shqipërisë tregon nevojën për përmirësim dhe koordinim më të madh.

Kroacia ka integruar sistemin SEPA dhe përfiton nga flukse kapitale më fleksibël dhe stabilitet i kursit më i lartë.

Shqipëria dhe Kosova, duke e nisur implementimin e SEPA-së dhe me nisma moderne të pagesave, po përparon drejt rritjes së fleksibilitetit dhe stabilitetit financiar, por ende ka hapësirë për koordinim më të madh.

Serbia, me një infrastrukturë të avancuar, ka një rrjet pagesash që i lejon flukse më të mëdha kapitali dhe më shumë stabilitet për shokët reale.

Ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut ndodhen në një gjendje pak të ngjashme me Shqipërinë, por janë pak më të ndjeshme ndaj luhatjeve të huaja.

Gjithsesi, dy shtetet shqiptare mbeten ende pak hapa larg në finalizimin dhe koordinimin e infrastrukturës së pagesave ndërkufitare, duke nënvizuar nevojën për investime të qëndrueshme dhe zbatim të plotë të nismave ekzistuese.

Problemet kryesore që dalin nga ky kontekst janë të qarta.

Kostoja e lartë dhe vonesat pengojnë hyrjen në tregjet ndërkombëtare dhe reduktojnë fleksibilitetin e ndërmjetësve financiarë. Varësia nga valuta e huaj e bën ekonominë të ndjeshme ndaj çdo luhatjeje kursi, duke rritur rrezikun financiar për individët dhe bizneset.

Për më tepër, tensionet politike dhe ekonomike në rajon mund të shkaktojnë fragmentim gjeoekonomik, duke krijuar barriera shtesë në rrjetin e pagesave ndërkufitare.

Një tjetër aspekt kritik lidhet me menaxhimin e goditjeve financiare. Ndërsa përmirësimet infrastrukturore mund të rrisin flukset e kapitalit, ato gjithashtu mund të rrisin volatilitete afatshkurtra, duke kërkuar politika mbrojtëse të tregut financiar dhe instrumente të hedgingut të kursit.

Nga një perspektivë kritike, reforma dhe modernizimi i pagesave ndërkufitare nuk duhet të konsiderohen thjesht si një implementim teknologjik, por si një ndërthurje mes teknologjisë, politikave makro-financiare dhe bashkëpunimit rajonal.

Për të arritur përfitimet e plota, Shqipëria duhet të intensifikojë investimet në infrastrukturën dixhitale, të harmonizojë rregulloret me vendet e rajonit dhe të përqendrohet në menaxhimin e riskut financiar.

Integrimi me sistemet rajonale si SEPA dhe platforma të avancuara rajonale mund të përmirësojë stabilitetin e kursit dhe të rrisë aksesin në kapital ndërkombëtar.

Tabela krahasuese e Infrastrukturës dhe Modernizimit rajonal

VendiStatusi SEPA / IntegrimiIniciativa ModernizimiEfekt potencial mbi Kapital & Kurs
ShqipëriNë procesAvancuarRrit kapitalin, kurs më stabël ndaj shokëve reale, më i ndjeshëm ndaj shokëve financiare
KosovëNë procesAvancuarRrit kapitalin, kurs më stabël ndaj shokëve reale, më i ndjeshëm ndaj shokëve financiare
SerbiAktivShumë i avancuarFluksi kapitalit rritet, stabilitet i kursit për shokët reale, ndjeshmëri ndaj shokëve financiare
KroaciAktivShumë i avancuarKapital fleksibël, kursi më i qëndrueshëm, përshtatje më e lehtë ndaj luhatjeve ndërkombëtare
Bosnje & MaqedoniAktivFillestarNgjashëm me Shqipërinë, por më e ndjeshme ndaj luhatjeve të huaja

Nga krahasimi më lart, mund të thuhet se tabela ilustron qartë se Shqipëria mbetet pas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në modernizimin e pagesave ndërkufitare.

Ndërsa Serbia dhe Kroacia kanë përfituar nga integrimi i plotë në sistemet rajonale dhe SEPA, duke siguruar kapital më fleksibël dhe stabilitet më të lartë të kursit, Kosova dhe Shqipëria duke nisur implementimin e SEPA-së dhe nisma të tjera teknologjike Fintech kanë mundësi të përparojnë drejt rritjes së fleksibilitetit dhe stabilitetit financiar.

Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut ende përballen me sisteme më të centralizuara dhe vonesa të konsiderueshme, duke theksuar nevojën për koordinim më të madh dhe finalizim të nismave ekzistuese.

Kjo tregon se për Shqipërinë nevojitet urgjent të koordinohen investimet në infrastrukturën dixhitale dhe përmirësim të rrjeteve të ndërmjetësimit, duke përfituar nga shembujt rajonalë për të rritur efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e flukseve ndërkombëtare të kapitalit.

Informacioni krahasues nga tabela konfirmon se modernizimi dhe integrimi rajonal nuk është opsional, por i domosdoshëm për të ulur ndjeshmërinë ndaj luhatjeve financiare dhe për të rritur konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Në përfundim, Shqipëria ka një hapësirë të madhe për përmirësim dhe modernizim dhe çdo nismë duhet të shihet jo vetëm si një reformë infrastrukturore, por si një përpjekje e domosdoshme për të ulur ndjeshmërinë ndaj krizave financiare dhe për të përfituar nga mundësitë e integrimit rajonal dhe evropian.

Një qasje e integruar, e bazuar në teknologji, politika financiare dhe bashkëpunim rajonal është çelësi për të siguruar që transformimi i pagesave ndërkufitare të sjellë përfitime reale dhe të qëndrueshme.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.