Tatimpaguesit e mëdhenj në Evropë dhe kontrolli modern

Tatimpaguesit e mëdhenj në Evropë dhe kontrolli modern

Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë paraqiten prezantimet e disa vendeve lidhur me strukturimin e monitorimit të tatimpaguesve të mëdhenj dhe përdorimin e paketave informatike (softe) për kontrollin duke përfshirë dhe diskutimet e komentet e bëra për to.

  1. Drejtoria e ndërmarrjeve të mëdha, Francë (Direction des Grandes Entreprises-DGE)
  • Kjo Drejtori është hapur në Janar 2002
  • Numri i bizneseve që administron kjo drejtori është 31 000 dhe në të ardhmen e afërt do të shtohet në 35 000 tatimpaguesë.
  • Bërthama e këtij kontigjenti tatimpaguesish janë gjithë ata që realizojnë:
  • Xhiro apo zotërojnë AQT > 400 milion Euro;
  • Aksionerët e kompanive me mbi 50% të paketës aksionare;
  • Filialet me zotërim të mbi 50% të tyre;
  • Kompanitë që i përkasin të njëjtit grup të integruar fiskal;
  • Kompanitë që përfitojnë nga sistemet e përfitimeve të konsoliduara.
  • Stafi i drejtorisë që administron tatimpaguesit përbëhet nga 315 punonjës
  • Drejtoria është përgjegjëse për 1/3 e të ardhurave tatimore (mbledhje tatimesh dhe rimbursime në po këtë nivel) dhe më konkretisht:
  • Mbledh 33% të gjithë TVSH-së së arkëtuar;
  • Mbledh 55% të kontributit të sigurimeve nga totali i arkëtuar;
  • Rimburson 38% të tatimeve nga totali i rimbursimeve

Dy cilësitë kryesore të DGE janë:

  • Një administratë në të cilën janë integruar gjithë grupet e biznesit, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike e tyre;
  • Centralizimi i menaxhimit të grupeve më të mëdha franceze, duke monitoruar gjithë deklarimet e të gjitha llojeve të tatimeve, si dhe mbledhjen e tyre.

Qëllimi kryesor është:

– garantimi i një shërbimi më të mirë për kompanitë (shërbim të menjëhershëm, kompensim dhe hyrje në sistemin informatik on-line për tatimpaguesit)

– një shërbim më të mirë për komunitetin (deklarim, pagesë elektronike për të gjithë; monitorim i veçantë i bazës tatimore dhe procesit të mbledhjes; kompensim të tatimeve mbledhur tepër).

Kjo drejtori  ka një drejtor dhe një zëvendës dhe përfshin disa njësi

  • Njësia e burimeve (Burimet njerëzore, Logjistika, Njësia mbështetëse, Kontrolli i brendshëm)
  • 14 bashkëbisedues tatimorë të veçuar (të cilët monitorojnë menaxhimin, kontrollin dhe mbledhjen e tatimeve, të cilët janë personat e vetëm me të cilët mund të kontaktohet gjatë ditës së punës nga ora 9.00 -18.00)
  • Njësi menaxhimi fiskal (drejtuesit dhe menaxhimi i kontrollit)
  • Njësi kontrolli tatimor dhe mbledhjes (drejtuesit dhe menaxhimi i kontrollit, grupet e kontrollit)
  • Njësia e çështjeve ligjore
  • Njësia e kontabilitetit (kontabiliteti, kontabiliteti i avancuar, menaxhimi i borxhit)
  • Njësitë horizontale (pranimi-postimi, dokumentacioni, menaxhimi, IT, administrata, trajnimi)

NË vazhdim të procedurës, pas kontrollit tatimor është aktiv procesi i mbledhjes me forcë të detyrimeve në një mënyrë të përshpejtuar dhe nën kushte më të sigurta.

Për efekt të kontrollit tatimor përdoren softe të përshtatur për qëllimet e drejtorisë: BDRP,ERICA

Përdoren dhe softe të veçantë: Pegase, Aladin et Hermes.

Njësitë e informatizuara të kontrollit janë krijuar në 1982 dhe përbëhet nga 9 njësi që mbulojnë gjithë vendin, përfshihen 72 kontrollorë, të cilët janë trajnuar në IT.

Detyrat kryesore: Monitorimi i vetëdeklarimeve dhe regjistrimeve fiskale duke përdorur sistemet informatike të tatimpaguesve dhe duke përdorur sistemin informatik për kontrolle.

  • Dega e Tatimpaguesve të mëdhenj të Rumanisë

Qëllimi kryesor është grumbullimi i informacionit dhe hedhja në bazën Ë të dhënave për tatimpaguesit e mëdhenj, për transaksione si brenda dhe jashtë vendit.

Tatimpaguesit janë të detyruar të deklarojnë për TVSH, Tatimin mbi të ardhurat (T.Fitimi, tatim mbi pagat), akcizën, tatimet në burim, kontributet Ë sigurimeve, taksat lokale.

Baza e të dhënave përdoret për:

  • Monitorim të situatave të tatimpaguesve
  • Kontrollin e tyre
  • Parandalimin, identifikimin dhe luftën ndaj mashtrimit dhe evazionit tatimor
  • Kontrolli i automatizuar në Holandë

Kontrolli standard i automatizuar për tatimpaguesit e mëdhenj konsiston në:

  • Parapërgatitjen e një dosje për kontrollorin në të cilën mund të gjesh gjithë tipet e ligjeve, udhëzimeve, rregulloreve, dokumentacionit, manualet Ë kontrollit, programet e kontrollit, kurset e këmbimit të 36 shteteve, fakteve dhe informacionit dhe listë të fjalëve teknike në katër gjuhë të ndryshme. Kjo dosje azhornohet katër herë në vit dhe është disponibël për cdo kontrollor.
  • Programet e trajtimit të rriskut, si të rriskut të detyruar edhe të rrisqeve të tjera
  • Dosja elektronike e kontrollit, ku gjendet klasifikimi i hapave të kontrollit
  • Regjistrime për të ndihmuar kontrollin, si vlerësime, zbulime, konkluzione, kryqëzime
  • Matje e rezultateve të rriskut të detyrueshëm

Të gjitha këto gjenden në softin: rbpro

Ky soft i jep mundësinë çdo kontrollori të bëjë përzgjedhjet Ë duhura për kontroll, si rrjedhojë Ë raporteve dhe analizimeve që kryen vetë sistemi lidhur me bilancet, pagat, tatimet etj.

Gjithë instrumentet e kontrollit nuk kanë ndikim në organizimin dhe drejtimin e kontrolleve, por vetëm janë një përgjigje ndaj ndryshimeve të shoqërisë.

  • Funksioni i kontrollit elektronik në Austri

Kontrolli elektronik në administratën tatimore dhe doganore austriake bazohet mbi një soft që:

  • Përdorimin e të dhënave të brendshme (analiza rrisku qendrore, selektim rastesh, analiza rrisku lokale, pergatitje për kontroll)
  • Përdorimin e të dhënave të tatimpaguesve
  • Përdorimin e të dhënave nga palë të treta (monitorimi i internetit me instrument kërkues të faqeve, monitorim portalesh sipas hapave: monitorim-profilizim-gjurmim-nxjerrje të dhënash-krahasim-produkt)
  • Zbatimin e standarteve ndërkombëtare

Ministria e Financave të Austrisë bazohet te teknologjia ACL për të ndihmuar kontrollorët për nxjerrjen e shpejtë të informacionit për një numër të madh kompanish, pastaj i analizon rrisqet e tyre duke selektuar dhe prezantuar rastet për kontroll.

Një historik i përdorimit të softit:

1998- filloi projekti i softit për kontrollin

1999- kërkesa të reja të ligjit të procedurave në lidhje me të dhënat e tatimpaguesve

2002- gjithë inspektorët e kontrollit përdorin ACL

2003- filloi projekti i kontrollit te automatizuar dhe teknika të reja kontrolli

2004- gjithë projektet u zhvendosën te qendra e rriskut, informacionit dhe analizave

2005- gjithë kontrollorët doganorë përdorin ACL

2006- kërkesa të reja në ligjin e procedurave lidhur me sistemet primare

  • Divizioni i çështjeve të mëdha, Irlandë (Large Case Division)

Aktualisht administrata është e fokusuar te rrisku.

Divizioni është i fokusuar te korporatat më të mëdha dhe individët më të pasur. Menaxhohen 7500 çështje të mëdha.

Instrumentet IT që përdoren ndahen në dy kategori:

  • Aplikimet e biznesit (ata që mbështetin administratën dhe bashkëpunojnë me publikun; nëse ata pushojnë biznesin atëherë administrata evidenton dhe vepron)
  • Rreth aplikimeve të biznesit (ata që lejojnë inspektorët të nënkuptojnë çfarë ka ndodhur, të vendosin veprimet e duhura për të ardhmen dhe të këshillojnë qeverinë për efektet ligjore dhe ndryshime të tjera)

Te gjithë tatimpaguesit janë te regjistruar ne te njëjtën baze te dhënash e quajtur Sistemi i përbashkët i Regjistrimit (SPR). Ne te gjenden detaje te tilla si: Numrat tatimore, emrat, adresat etj. Për çdo tatim ne një Regjistër të Ardhurash të vetëm.

Për gjithë agjentët tatimore ekziston e njëjta praktikë dhe quhet dosja e agjentit.

Çdo ndryshim i te dhënave te tatimpaguesit apo agjenteve duhet njoftuar te administrata dhe më tej ndryshimi është i zbatuar automatikisht për gjithë tatimet për te cilat tatimpaguesi është i regjistruar.

SPR përfaqëson 8 taksat kryesore te centralizuara ne një.

SPR është themeli mbi te cilin bazohet gjithë sistemi i integruar dhe lejon vetëm një proces regjistrimi për një tatimpagues.

SPR mund te beje bashkim midis rasteve te lidhura (shoqëri te lidhura-mëmë dhe bije)

Përpunimi Tatimeve i Integruar (PTI). Ky sistem fokusohet në vlerësimin dhe mbledhjen, por siguron gjithashtu llogaritje dhe vlerësime për të gjitha detyrimet që duhet të jenë objekt pagese nga tatimpaguesi. NË mënyrë të përmbledhur është një sistem për deklarimin dhe pagesën, lëshimin e deklaratave dhe mbledhjen e të gjitha tatimeve.

Kjo do të thotë se klientët e administratës tatimore (tatimpaguesit) marrin një shërbim të shpejtë në kuptim të deklaratave që gjenerohen nga ky sistem dhe një përgjigje të shpejtë kur ata aplikojnë për përjashtime nga tatimet, zbritje të detyrimeve apo rimbursime.

Ky sistem shkrihet me SPR-në dhe japin një mbështetje të plotë informatike për funksionet kryesore të agjencisë së të Ardhurave.

PTI jep menjëherë një situatë të konsoliduar të tatimpaguesit në monitor si në nivel shoqërie, po ashtu edhe situatën individuale me një te drejte hyrje në sistem për të parë procesin e regjistrimit, vlerësime në proces etj.

Çdo ndërhyrje ne PTI le gjurme duke garantuar një siguri të plotë për përdoruesit. Stafi i administratës së të Ardhurave mund të shikojë se kush grup pune tjetër është duke punuar me çështjen qe po trajtohet plus dhe detajet e shënimeve dhe kontakteve të tyre, ku te gjitha këto ndërhyrje shihen në sistem, i cili pasqyron kush opsion u zbatua apo nuk u zbatua.

Sistem automatik për gjenerim detyrimesh, korrespondencë ligjore të nevojshme, monitorim individual të situatës së punëmarrësve, raporte të plotësuara mbi situata të ndryshme të vlerësuara, në formate arkive dhe ripagesa detyrimesh direkte në llogarinë bankare.

PTI ka qenë ndihmë dhe mbështetje e madhe për grupet e punës, menaxherët dhe përdorues të tjerë pasi ka ndikuar në selektimin e rasteve bashkëpunuese me ligjin nga ato që nuk kanë treguar një qëndrim të tillë dhe nga ana tjetër ka ndihmuar në konsolidimin e punës për menaxhimin Ë borxheve.

PTI përmban gjithashtu edhe statistika të shpërndarjes së të ardhurave, të dhëna të detajuara të grupeve të kompanive, të dhëna të palëve të treta.

Ky sistem mund të hapet nga faqja e internetit Revnet. Përdoren kërkues motorikë për të grumbulluar informacion në sistem për tatimpaguesit që ka baza Ë të dhënave të tij. Informacioni grumbullohet sipas filtrave të ndryshëm për këtë qëllim.

Sistemi analizon periodikisht bazën Ë të dhënave duke prodhuar raporte të tatimpaguesve me rrisk të renditura sipas kritereve prioritare të rëndësisë dhe vlefshmërisë për administratën.

  • Përvoja në paketat e softit për kontrollin – SAP R/3 nga administrata e Doganave dhe të Ardhurave të madhërisë së Saj (Her Majesty Revenue & Customs)

Sistemi i TI drejton dhe mbështet me instrumenta kontrolli inspektorët, duke raportuar problemet e ndeshura

TI shërben si një guidë për përdoruesit duke treguar mënyrat se si të përdoret për qëllimet Ë kontrollit duke pasqyruar problemin e ndeshur nga kontrollori, i cili fut detaje të problemit që ka dhe më tej sipas të dhënave që përmban sistemi i jep orientimin dhe të dhëna nga sistemi që mund ti përdorë për të bërë llogaritjet e nevojshme për detyrimet tatimore.

Sistemi i TI i mbështetur te SAP R/3 përmban tri momente:

  • Sistemin e zhvillimit dhe procedimit;
  • Sistemin e garantimit të cilësisë
  • Sistemin Ë prodhimit të raportimeve sipas kërkesave
  • Zbatimi i kontrollit elektronik në Bordin e Tatimeve dhe Doganave të Estonisë-BTD (Estonian Tax and Customs Board)

BTD ka një vit përvojë në përdorimin e informacionit me rrisk në kontrollet elektronike.

Nevoja për këtë model kontrolli ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së numrit të softeve dhe dokumenteve elektronike në qarkullim, për të ndikuar në qartësinë Ë kontrollit dhe si një detyrim i hyrjen në Bashkimin Europian.

Gjatë këtij viti përvoje disa nga problemet kanë qenë:

  • Vështirësi për të marrë informacion nga baza e të dhënave të mëparshme, kur tatimpaguesit ndryshojnë softet e sistemeve të tyre.
  • Programet Ë përdorura nga tatimpaguesit nuk mundësojnë eksportin Ë të dhënave në një format të përshtatshëm për tu përdorur
  • Tatimpaguesit nuk janë ndërgjegjësuar për gjithë mundësitë e eksportimit të të dhënave nga sistemi i kontabilitetit.

NË fund të 2003 u krijua grupi i projektit të kontrollit elektronik që kishte objekt kryesor se si të zbatonte këtë model kontrolli në administratë.

Gjatë fazës së zbatimi doli domosdoshmëria e ndryshimeve ligjore, posedimit të softeve dhe paisjeve elektronike, trajnimit, garantimin Ë sigurisë së sistemit dhe informimin Ë tatimpaguesve për këtë proces që kishte ndërmarrë administrata tatimore Ë doganore.

Ndryshimet ligjore të bëra (ligji i procedurave) konsistuan në vendosjen e:

– detyrimit ligjor për tatimpaguesit për të regjistruar elektronikisht të dhënat fiskale

– detyrimin për të prezantuar dhe futur sistemin te kontrollorët

TË dhënat elektronike duhet të mbeteshin në këtë format gjithnjë dhe të ishin të lexueshme gjatë gjithë periudhës së ruajtjes së tyre në sistem.

U ngritën grupet Ë kontrollorëve, ku dhe një koordinator dhe një informaticien.

U blenë:

  • Pajisjet informatike (laptop) dhe;
  • Programet: SESAM- 10 licenca për tu përdorur nga kontrollorët tatimorë

ACL- 10 licenca për tu përdorur nga kontrollorët doganorë

U krye trajnimi për përdorimin e këtyre programeve, u bënë konsultime dhe manualet përkatëse si dhe seminare me përdorues të mëparshëm.

U informuan dhe sqaruan tatimpaguesit nëpërmjet medias dhe internetit si dhe komunikimit direkt me 500 kompanitë më të mëdha.

Kontrollet e para elektronike u kryen në Mars 2005 nga doganat.

Deri në Gusht 2006 ishin kryer 35 kontrolle elektronike (19 tatimore dhe 16 doganore).

Përdorimi i rriskut për kontroll bazohej sipas disa hapave elektronike:

  • Hyrje në të dhënat elektronike të kompanisë
  • Listim i tyre dhe përdorimi i analizës
  • Analizim i të dhënave jokorrekte

Rezultati: u zvogëlua puna rutinë dhe koha e kontrollit u ul me 40% duke mundësuar kryerjen e kontrolleve mjaft voluminoze dhe të komplikuar, si dhe duke shkurtuar kohën Ë qëndrimit në ambjentet e tatimpaguesit të kontrolluar.

  • Sektori i Tatimpaguesve të Dimensioneve të mëdhenj nga Agjensia e të Hyrave, Itali ( Agenzia delle Entrate d’Italia)

Identifikimi i tatimpaguesve të mëdhenj bazohej mbi kriterin e:

  • Xhiros totale
  • TË ardhurave operative
  • Përfitimit të të ardhurave
  • Tatimpagues i madh konsiderohet ai që qarkullon jo më pak se 25.8 milion Euro në vit.

Sipas kritereve më sipër janë 11.958 tatimpaguesë të tillë, ku 56% Ë tyre kanë treguesin e xhiros, 30 % kanë të ardhurat operative dhe 24 kanë përfitim të ardhurash. Shpërndarja gjeografike është kryesisht në veri të Italisë. Nga ky numër tatimpaguesish, 846 prej tyre realizojnë një xhiro > 258.2 milion Euro; 644 tatimpaguesë të mëdhenj një xhiro nga 154.9 – 258.2 milion Euro; 3682 tatimpaguesë të mëdhenj një xhiro nga 51.6 – 154.9 milion Euro dhe; 6786 prej tyre një xhiro më pak se 51.6 milion Euro.

  • Ata tatimpaguesë që kanë një qarkullim jo më pak se 5 milion Euro konsiderohen si biznese të mesëm dhe janë 51.708 tatimpaguesë të tillë.
  • Tatimpaguesit që kanë një qarkullim vjetor më të vogël se 5 milion Euro në vit konsiderohen si tatimpagues të vegjël dhe janë 5.514.793 tatimpaguesë të tillë.

Sektori i Tatimpaguesve të Dimensioneve të mëdhenj (STDM) është Ë ndarë në dy zona territoriale: Zona e Veriut dhe Zona e Jugut dhe qendrore. Zyra është e organizuar në 4 nënzyra të tjera:

  • Sektori i Kontrollit Tatimor
  • Zyra e Bizneseve të mëdha
  • Investigimi fiskal
  • Rregullat ndërkombëtare për zonën e Veriut
  • Rregullat ndërkombëtare për zonën e jugut dhe qëndrore

Funksionet që kryen STDM janë:

  • Planifikimi i punës dhe përzgjedhja e tatimpaguesve të mëdhenj
  • Planifikimi i kontrolleve dhe vlerësimi i tatimpaguesvetë mëdhenj në bashkëpunim me policinë financiare
  • Identifikimi dhe përzgjedhja e tatimpaguesve të mëdhenj
  • Pasqyrimi i informacionit fiskal për ta
  • Koordinimi dhe monitorimi i kontrolleve dhe vlerësimeve të tyre
  • Projektet për të ardhmen: Dosja Personale On-line e Tatimpaguesit (DPOT)
  • Kontrolle tatimore në vend bazuar në sistemin informatik.

Sistemi i TI përdor kritere sasiore dhe cilësore për rriskun.

Të dhënat që përmban sistemi i TI (FA.L.CO- Fascicolo in Linea sul Contribuente) përbëhen nga:

  • Deklaratat e tatimpaguesit
  • Raportimet nga drejtoritë rajonale dhe policia financiare
  • Monitorimi i tatimpaguesve të vecante, të tilla si: kompanitë e lidhura, bankat dhe institucionet financiare, kompanitë e sigurimeve

TË dhënat e brendshme gjenden duke klikuar në sistem emrin e kompanisë apo numrin Ë identifikimit fiskal të tij. Pas këtij momenti sistemi nxjerr dy dosje për tu zgjedhur: te njëra gjendet informacioni për tatimpaguesin, ndërsa te tjetra pjesa për investigim e kontroll.

Prezantimi i situatës dhe të dhënave të tatimpaguesit ka një pasqyrim të ngjashëm me atë që prezanton sistemi tonë.

  • TË dhëna të jashtme (të dhëna nga faqet e internetit)

Kërkimi dhe gjetja e të dhënave nga jashtë ( faqet e internetit) të softit bazohet mbi një logjikë semantike, ku automatikisht funksionet e kërkimit dhe filtrimit të lajmeve dhe të dhënave nga websitet kanë të bëjnë me aktivitetin e kompanive të mëdha. Pas kryerjes së kontrollit të websiteve, sistemi vazhdon me selektimin e faqeve me interes sipas filtrave të vendosur, që shërbejnë si një kriter përzgjedhës të caktuar nga përdoruesi dhe të cilat janë personalizuar për të përmbushur nevojat për tatimpaguesit Ë mëdhenj si: evazion, transferim çmimi, mashtrim etj.

Përzgjedhja e tatimpaguesve për kontroll bazohet mbi:

  • Vendndodhjen dhe nivelin e autoritetit shtetëror (qendror apo lokal)
  • Periodiciteti i kontrolleve dhe vlerësimeve tatimore
  • Numri i identifikimit
  • Raportet financiare
  • Përfitues të politikave nxitëse tatimore

Informacioni që gjen në sistemin FA.L.CO ka të bëjë me:

  • Prezantimi i kontrolleve në proces
  • Situata e kompanive dhe gjendja financiare e tyre
  • Informacion fiskal për tatimpaguesit
  • Tendenca historike
  • TË drejtë hyrje në baza të dhënash të institucioneve të tjera si: Dhoma e tregtisë (partnerët, aksionerë, transaksione të jashtëzakonshme), Instituti i Kontributeve të Sigurimeve, Instituti për Pagat.
  • Zyra për Korporatat e mëdha të Finlandës

Kontrolli tradicional përballë kontrollit në distancë.

Kontrolli tradicional konsiston në grumbullimin e të dhënave nga baza e të dhënave të kompanisë dhe transferimin e të dhënave nga inspektorët te zyrat tatimore, analizimin, konvertimin sipas kërkesave të kontrollit për tu përdorur nga grupi i kontrollit, në një sistem informatik të caktuar që përdorin tatimet.

Puna aktuale e kontrollit kryhet pjesërisht në zyrën e tatimeve përpara se të fillojë kontrolli.

NË këtë rutinë pune koha harxhohet duke kërkuar dokumentacion justifikues, shpenzimin e kohës së tatimpaguesit.

Kontrolli në distancë e bën më efektiv menaxhimin e procesit të kontrollit duke përballuar volumin e madh të faturave duke përdorur softe origjinale dhe arkivë elektronike nëpërmjet lidhjes në distancë dhe shfrytëzimit të mundësive që jep përdorimi i softit dhe baza e të dhënave.

NË këtë mënyrë mund të bëhen më shumë kontroll të faturave dhe furnitorëve përpara se të shkohet në ambjentet e tatimpaguesit duke harxhuar më pak kohë në ambjentet e tij.

Kjo mënyrë kontrolli duhet të bëhet e qartë edhe për kompaninë që kontrollohet për të kuptuar përfitimet e dyanshme në kursimin e kohës, parave, angazhimit, personelit në dispozicion për të ndihmuar kryerjen e kontrollit.

Përfitimet e kësaj mënyre kontrolli janë:

  • Vizita të shkurtra kontrolli
  • Bashkëpunim më i mirë
  • Kontroll efektiv në kërkesat e tij
  • Kontroll i përqëndruar
  • Konsum kohe me i pakët për kompaninë

Mangësitë e zbatimit të kësaj mënyre janë:

  • Mungesë e vëzhgimit në vend nga kontrollorët
  • Kompania mund të ngrejë dyshime për saktësinë e kontrollit
  • Nëse lejohet kontrolli në distancë ka rrezik që gjithë baza e të dhënave nuk mund të jetë në dispozicion të kontrollorit

Është e nevojshme më shumë pregatitje teknike për kontrollorët.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: