Tatimi mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin
Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, rregullon marrëdhëniet që lindin në fushën e tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi fitimin si dhe të tatimit të mbajtur në burim të të ardhurave.
Tatimi mbi fitimin
Norma statutore e tatim fitimit ne Shqipëri është ulur ne vite, nga 30% ne 1999,ne 25% ne 2004¸ne 23% ne 2005¸ 20% ne 2006-2007, 10% qe nga Janari i vitit 2008, dhe nga janari 2014 është 15%. Përgjysmimi i normës se tatim fitimit nga 20 ne 10% ishte pjese e ndryshimeve ligjore tatimore qe vendosen ne Shqipëri sistemin e taksës se sheshte me norme 10%. Nga ana tjetër, shfuqizimi gradual i përjashtimeve dhe lehtësirave nga tatim fitimi ka thjeshtuar sistemin, e ka bere me transparent dhe ka reduktuar hapësirat për evazion. Impakti i një politike te tille te uljes se taksimit te kompanive mund te shfaqet ne mënyrë graduale përmes: performances se ekonomisë reale, përmirësimit te pajtueshmërisë vullnetare ndaj detyrimeve tatimore dhe rregullave me te forta te administrimit dhe mbledhjes se taksave. Te tre këta elemente, përveçse influencojnë ne rritjen e te ardhurave publike i përgjigjen objektivit strategjik te politikes tatimore te qeverise, siç e formuluam pak me lart: sistem tatimor i drejte dhe zhvillim ekonomik.
Tatimi mbi te ardhurat personale
Nder reformat me te guximshme ne fushën fiskale, padyshim janë ato qe u bene ne tatimin mbi te ardhurat personale, tatim ky i lidhur direkt me uljen e evazionit fiskal, formalizmin e ekonomisë, tërheqjen e investimeve, etj. Ne vitin 2006, ulja nga 6 nivele taksimi ne 4 nivele te tatimit mbi te ardhurat personale, duke eliminuar nivelet 25 dhe 30% që ekzistojnë në skemën aktuale dhe duke i ulur në tarifën 20%, si tarifë maksimale.
Ne 2007, tatimi mbi të ardhurat personale ishte me 5 shkallë, duke arritur deri nivelin maksimal në 20 %. Nga korrik 2007 gjithë tatimi mbi të ardhurat personale u bë në nivelin 10% për te ardhur ne nivelin me tre shkalle ne vitin 2014 (0% nen 30 mijë lekë, 13% për nivelin 30 – 130 mijë lekë dhe 23% mbi nivelin 130 mijë lekë). Për të mënjanuar efektet negative që mund të japi vendosja e kësaj takse, në një sërë biznesesh të cilat bazohen mbi punën e krahut dhe që kanë një nivel të ulët pagash, qeveria ka ofruar që deri në nivelin 30 mijë lekë, të mos ketë taksim të të ardhurave të tyre dhe duke filluar nga 30 mijë lekë e lart të mund të fillojë taksimi mbi këto paga.
Me hyrjen ne fuqi te ligjit nr. 10228, datë 4.2.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar) është vendosur tatimi me 10% i të ardhurave në formë monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë, që nuk janë të tatuara më parë dhe që nuk janë të shoqëruara me dokumente zyrtarë që vërtetojnë origjinën e këtyre të ardhurave. Nderkohe, ligji Nr. 177/2013, datë 28.12.2013 e rriti normën e tatimit mbi fitimin në nivelin 15% duke synuar që barra e tatimit mbi kapitalin të kete nje peshë më të madhe ne te ardhurat tatimore.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.