Studimi i ri i ALTAX: Pse nuk tatohet fluksi i parasë?

Studimi i ri i ALTAX: Pse nuk tatohet fluksi i parasë?

Në analizën për temën delikate të tatimit mbi kapitalin, një vëmendje e posaçme i kërkohet gjithë politikëbërësve dhe komunitetit të investitorëve nisur nga faza aktuale dhe e ardhme e zhvillimit të kapitalit dhe investimeve.

Përgjigja e menjëhershme e pyetjes së titullit është se fluksi (rrjedha) e parasë nuk është pjesë e të ardhurës, por një tregues që pasqyron faktin se sa fitimprurës është një biznes gjatë një periudhe. Rrjedha e parasë mat vlerat që një biznes gjeneron nga operacionet e tij.

Ai nuk merr parasysh qëllimet personale ose specifike të biznesit, sepse fluksi i parasë mat vetëm paratë që kalojnë përmes një biznesi për të përcaktuar se çfarë parash duhet të lihen në dorë në fund të vitit fiskal.

Edhe pse është një debat i gjerë e i gjatë nëpër botë, le ta diskutojmë pak më specifikisht për Shqipërinë tatimin e fluksit të parasë duke e parë sipas këndvështrimit të tatimit të të ardhurës, ashtu si përcaktohet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

Nga analizat tona që kemi bërë mbi modelimin e tatimeve sipas kontekstit ekonomik, politik dhe administrativ, mënyra më e lehtë për të tatuar konsumin është kombinimi i një tatimi mbi pagën dhe një tatimi mbi fluksin e parasë së biznesit.

Baza e tatimit mbi fluksin e parasë do të ishte e ardhura e një biznesi minus të gjitha shpenzimet e tij, duke përfshirë inputet materiale, pagat dhe çdo investim gjatë vitit. Si e tillë, baza e tatimit mbi fluksin e parasë është në fakt fitimi ekonomik, pra kthimi ndaj investimeve.

Tatimi mbi fluksin monetar është diskutuar nga studiuesit si një alternativë ndaj tatimit mbi të ardhurat e korporatave duke argumentuar se ai do të ishte më i drejtë dhe i qartë në mënyrën e taksimit të kapitalit sipas parimit të taksimit të ndershëm.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.