-13%

Pse nuk tatohet Fluksi i parasë?

Original price was: 8 €.Current price is: 7 €.

Përgjigja e menjëhershme e pyetjes “Pse nuk tatohet fluksi i parasë?” është se fluksi (rrjedha) e parasë nuk është pjesë e të ardhurës, por një tregues që pasqyron faktin se sa fitimprurës është një biznes gjatë një periudhe. Rrjedha e parasë mat vlerat që një biznes gjeneron nga operacionet e tij.

Ai nuk merr parasysh qëllimet personale ose specifike të biznesit, sepse fluksi i parasë mat vetëm paratë që kalojnë përmes një biznesi për të përcaktuar se çfarë parash duhet të lihen në dorë në fund të vitit fiskal.

Edhe pse është një debat i gjerë e i gjatë nëpër botë, le ta diskutojmë pak më specifikisht për Shqipërinë tatimin e fluksit të parasë duke e parë sipas këndvështrimit të tatimit të të ardhurës, ashtu si përcaktohet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

Nga analizat tona që kemi bërë mbi modelimin e tatimeve sipas kontekstit ekonomik, politik dhe administrativ, mënyra më e lehtë për të tatuar konsumin është kombinimi i një tatimi mbi pagën dhe një tatimi mbi fluksin e parasë së biznesit

Baza e tatimit mbi fluksin e parasë do të ishte e ardhura e një biznesi minus të gjitha shpenzimet e tij, duke përfshirë inputet materiale, pagat dhe çdo investim gjatë vitit. Si e tillë, baza e tatimit mbi fluksin e parasë është në fakt fitimi ekonomik, pra kthimi ndaj investimeve

Përshkrim

Tatimi mbi kthimin e investimit, zakonisht i vetmi tatim deri tani, që lidhet direkt me teorinë moderne makroekonomike për të shpjeguar dhe parashikuar lëvizjet e parasë dhe tendencën e saj gjatë ciklit të biznesit me synimin për të kryer analizën e politikave shihet se ka efekte ndikuese negative mbi investimet dhe rrjedhimisht mbi prodhimin.

Por, në të njëjtën linjë diskutimi edhe tatimi mbi të ardhurat korporative (TAK) rezulton me efekte shtrembëruese, pasi zbatohet uniform mbi gjithë tipet e investimeve dhe aktiviteteve duke mos marrë parasysh dallimet mes sektorëve, përdorimit të kapitalit dhe tipit të aktiveve.

Tatimi mbi fitimet korporative me këtë frymë çon në efekte shtrembëruese në realizimin e investimeve të biznesit në të gjithë llojet e aktiveve.

Nga ana tjetër edhe pse ndërveprimi i tatimeve mbi kapitalin apo investimin ka disa lehtësi që lidhen me zbritjen e shpenzimeve të interesit, të amortizimit nuk ndihet se është i pandikuar nga konteksti praktik në efektshmëri.

Por, në një diskutim lidhur me tatimin mbi llojet e fluksit monetar, duke përfshirë ato që lejojnë një orientim të bazuar te destinacioni i tyre (DBCFT), duhet të studiohet më tej për të modifikuar efektin që vjen nga zbatimi i dobët i tatimit korporativ.

Edhe pse fluksi i parasë nuk është objekt tatimi në politikat tatimore, pasi nuk konsiderohet të jetë një formë e të ardhurave për qëllime tatimore si jemi mësuar deri më sot, ne mendojmë se pas një analize të thelluar do të pajtohemi me konkluzione të rëndësishme të studiuesve të ndryshëm që konstatojnë se “tatimi i fluksit të parasë nuk është shtrembërues në planin afatgjatë, duke qenë se ky tatim është i zbatueshëm direkt mbi vlerën neto të parasë dhe kështu nuk ndryshon niveli i dëshiruar i kapitalit në ekonomi.”