Si reagon norma e interesit nga deficiti /teprica buxhetore?

Si reagon norma e interesit nga deficiti /teprica buxhetore?

Oferta monetare në vend është e lidhur ngushtë me shpenzimet e deficitit buxhetor. Paraja rritet me shpejtësi, kur deficiti në buxhetin e qeverisë është i madh dhe e kundërta, ajo rritet ngadalë kur deficiti është i vogël ose kur ndodhin teprica buxhetore (suficite).

Sipas analizës së të dhënave statistikore nga Banka e Shqipërisë (BSH, Raporte dhe Buletine) në lidhje me agregatin M1 dhe M2, mbështetja e idesë bazë të këtij komenti është për shkak të përpjekjeve nga ana e Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar normën e interesit. Kjo e çon sistemin në pozita reflektuese ndaj deficiteve nëpërmjet blerjes së letrave me vlerë të qeverisë dhe / ose duke ndërmarrë veprime të tjera që rezultojnë në rritjen e ofertës së parasë.

Në analizën e marrëdhënieve ndërmjet deficiteve dhe tepricave buxhetore dhe ofertës së parasë është e dobishme për të dalluar efektet direkte nga efektet indirekte. Deficitet buxhetore ndodhin, kur shpenzimet tejkalojnë të ardhurat e qeverisë.

Një deficit çon në një rritje të drejtpërdrejtë të ofertës së parasë, në qoftë se BSH-ja financon deficitin jo duke marrë borxh, por duke ulur rezervat e saj. Kjo ndodh për shkak se shpenzimet qeveritare rezultojnë në një zhvendosje të borxhit publik, që është jashtë bilanceve vjetore të mbajtura nga Ministria e Financave (MF), të cilat nuk janë pjesë e ofertës së parasë.

Prandaj, kur shpenzimet tejkalojnë të ardhurat, bilanci i parave do të rritet dhe depozitat e buxhetit do të bien. Në mënyrë të ngjashme, kur të ardhurat tejkalojnë shpenzimet dhe MF nuk e përdor tepricën për të shlyer borxhin publik, bilanci i parave do të bjerë dhe depozitat e MF do të rriten. NË praktikë, ndryshimet në depozitat e MF që rrjedhin nga deficitet dhe tepricat mund të kenë ndikim të rëndësishëm në qarkullimin monetar për periudha kohore të shkurtra, por që nuk e mbajnë të njëjtin ndikim edhe për periudha afatgjata.

Nëse deficitet dhe tepricat nuk janë të shoqëruara me ndryshime në depozitat e MF, ato nuk do ta ndryshojnë drejtpërdrejtë balancën e parave. Kur një deficit shoqërohet nga huamarrja, rritja e parasë për shkak të shpenzimeve që tejkalojnë të ardhurat kompensohet nga një rënie e parasë për huan e dhënë ndaj MF.

Në mënyrë të ngjashme, kur një tepricë shoqërohet me shlyerjen e borxhit, atëherë rënia e parasë për shkak të të ardhurave të tejkalojnë shpenzimet kompensohet nga një rritje e saj në bilancet e atyre që mbajnë letra me vlerë.

Deficitet dhe tepricat e pashoqëruara nga ndryshime në depozitat e MF mund ta ndikojnë paranë në mënyrë indirekte. Këto efekte indirekte mund të jenë jetëgjata dhe të rëndësishme nga ana sasiore dhe mund të rezultojnë në një korrelacion ndërmjet deficiteve dhe tepricave nga njëra anë dhe parasë nga ana tjetër.

Megjithatë, deficiti dhe paratë mund të jenë të lidhur edhe për arsye të tjera përveç qasjes me bankën e Shqipërisë. Bankat publike dhe tregtare, po ashtu si dhe sistemi i BSH, mund të përgjigjen për ndryshimet e deficitit në normat e interesit, në mënyra që ndikojnë paranë.

Në gjysmën e dytë të një recesioni dhe pjesës së parë të një rimëkëmbjeje ekonomike, për shembull, kur papunësia është e lartë dhe norma e inflacionit është e ulët, Banka e Shqipërisë mund të lejojë normat e interesit të bien ose të paktën, të rezistojnë për të mos patur rritje. NË të njëjtën kohë, për shkak të ngadalësisë së ekonomisë, të ardhurat buxhetore janë në rënie dhe shpenzimet janë në rritje duke ndikuar në rritjen e deficitit.

Huamarrja konsekuente, si një barrë e rëndë për MF vendos në një presion në rritje edhe normat e interesit. Për të parandaluar normat nga rritja, Banka e Shqipërisë blen letrat me vlerë të qeverisë në një sasi pranueshme që të garantojë rezervat, por ndërkohë ndërmerr edhe veprime të tjera rezervë, të cilat duhet të çojnë në rritje më të madhe të ofertës monetare në treg.

Kështu, ofertat e mëdha monetare do të shoqërojnë natyrshëm një deficit të madh, i cili do të rezultojë, pjesërisht nga kombinimi i deficitit të lartë dhe politika e minimizimit për mos rritje të normave të interesit prej bankës së Shqipërisë.

Pasi ekonomia lëviz në fazën e mesme të një zhvillimi ekonomik, kur presionet inflacioniste dhe papunësia bien, Banka e Shqipërisë mund të lejojë normat e interesit të rriten. NË të njëjtën kohë, për shkak të rimëkëmbjes ekonomike, deficiti është më i vogël. Reduktimi konsekuent i huamarrjes prej MF lehtëson presionin mbi normat e interesit. NË normat e lejuara të interesit për rritje, Banka e Shqipërisë do të jetë e detyruar që të moderojë rritjen e ofertës së parasë.

Në gjysmën e dytë të rimëkëmbjes dhe ndoshta fillimin e një recesioni të ardhëm, kur presionet inflacioniste janë të forta dhe papunësia është e ulët, Banka e Shqipërisë mund shtyjë rritjen e normat e interesit ose, të paktën, do tu rezistojë tendencave në rënie. NË të njëjtën kohë, për shkak të inflacionit, nuk ka situatë deficiti, përkundrazi një bilanc pozitiv do të rezultojë, teprica.

Si rrjedhojë, Ministria e Financave është duke shlyer borxhin. Ky veprim i saj i vë normat e interesit nën presion të fortë për rënie të tyre. Banka e Shqipërisë, në mënyrë që ti rezistojë lëvizjes në rënie të normave të interesit do të duhet të reduktojë ofertën e parasë.

Në përmbledhje, pretendohet shpesh se Banka e Shqipërisë mund ti përgjigjet efekteve të deficitit në normat e interesit duke rritur ofertën monetare, kur deficiti është i madh dhe duke ulur ofertën monetare kur deficiti është i vogël dhe me rënie të parasë, kur ka situatë teprice buxhetore.

Ndërsa shqyrtimi i të dhënave vjetore zbulon pak ose aspak lidhje nga njeri vit te tjetri. Analiza e regresionit tregon se si M1 dhe M2 janë të lidhur dhe të prekur nga deficiti. Megjithatë, analiza nuk e mbështet propozimin që Banka e Shqipërisë duhet t’i përgjigjet deficitit, duke marrë veprime që ndikojnë paranë. Përkundrazi, duket se Banka e Shqipërisë duhet të lejojë që deficiti të ndikojë në normat e interesit.

Marrëdhënia midis deficitit dhe parasë, në vend që të dale nga përgjigjet e BSH, mund të jetë për shkak të përgjigjeve pjesërisht prej bankave komerciale. Ndërsa, M2 mund të jetë i lidhur pozitivisht me deficitin, M1 duhet të jetë i lidhur negativisht me të.

Ajo që duket qartë është se një deficit mund çojë në një rritje në normat e interesit. Kështu, një deficit është i lidhur me rritjen e M2 dhe me rënien e M1.

Duke qenë se normat e ofruara për depozitat me afat rriten së bashku me rritjen e normave të interesit, atëherë pjesë e parave që dalin nga M1 do të transferohen në zërin e depozitave kohore të M2, duke kompensuar pjesë të efektit të lëvizjes prej M2 në M1. Rënia e M1 dhe rritja e depozitave me afat do të rrisë rezervat e bankave të cilat, së bashku me rritjen e normave të interesit, do t’i drejtojë ato drejt vendimit për të blerë e investuar në asete[1].

Një pjesë e rënies paraprake në M1 kompensohet dhe rritja e depozitave me afat do të shtohet. Në tërësi, këto përgjigje nga bankat tregtare dhe publike për një rritje të efektit të deficitit në normat e interesit duhet të rezultojë në një rënie në M1 dhe një rritje në M2.

Konkluzioni, se Banka e Shqipërisë duhet t’i përgjigjet deficitit duke e lejuar atë të rezultojë në ndryshime të normës së interesit mbështetet më tej nga rezultatet e analizës së regresionit, e cila teston marrëdhëniet në mes deficitit dhe normës së interesit.

[1] Banka përdor likuiditetet e veta për të blerë asetet me të cilat fiton të ardhurat e saj

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: