Si e trajton legjislacioni fiskal tatimin e shtyrë?

Si e trajton legjislacioni fiskal tatimin e shtyrë?

Fitimet kapitale për qëllime fiskale ne Shqipëri rregullohen me Ligjin Nr. 8438 date 28.12.1998 “Për tatimin mbi te ardhurat konkretisht neni 8, shkronja dh) dhe f)  e Ligjit, sipas te cilit janë objekt i tatimit, te ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme si dhe të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit te blerjes së kuotave ose aksioneve, që një ortak ose aksionar zotëron dhe ja shet një personi tjetër.

Kalimi i të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme trajtohet veçmas në nenin 11 të Ligjit Nr. 8438 date 28.12.1998 ”Për tatimin mbi te ardhurat”, ndryshuar me Ligjin Nr. 9844 date 17.12.2007. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë ndërtesa, tatohet me 10 përqind të fitimeve të realizuara. Ky paragraf nuk zbatohet në rastet e shkëmbimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Tatimi paguhet nga individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit të pasurive të mësipërme, në përputhje me aktet ligjore.

Gjithashtu të ardhurat nga kalimi i të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme trajtohen në pikën 2.3.7 të Udhëzimit nr. .5 datë 30.01.2006  “Për Tatimin mbi të Ardhurat. Në këtë grup përfshihen të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme ose vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të dhuruara. Këto të ardhura tatohen ne baze te Udhëzimit Nr. 9 date  26.02.2008 ”Për tatimin e kalimit te pronësisë se paluajtshme” ne zbatim te  Ligjit Nr. 8438 date 28.12.1998 ”Për tatimi mbi te ardhurat”.

Në zbatim të Udhëzimit të mësipërm, përjashtim bëhet lidhur me transferimin e të drejtës së pronësisë së tokës bujqësore, e cila tatohet me 0.5 % të vlerës së transaksionit.

Të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe blerjes së kuotave të pjesëmarrjes në kapital apo të aksioneve, trajtohen në pikën 2.3.8 të Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006. Në këtë grup përfshihen të ardhurat e realizuara nga shitja e kuotës që një ortak zotëron në një biznes apo ortakëri , apo të ardhurat e realizuara nga shitja e aksioneve. Baza tatimore në këtë rast është diferenca midis :

  • Të ardhurat nga shitja apo likuidimi i biznesit, me vlerën e kontributit në para ose në natyrë të ortakëve;
  • Të ardhurat nga shitja e kuotës së pjesëmarrjes në kapital, me vlerën nominale ose të blerjes së kuotës;
  • Të ardhurat nga shitja e aksioneve me vlerën nominale ose të blerjes së aksioneve;
  • Totali i kuotës së pjesëmarrjes ose pjesës së kapitalit të tërhequr nga një ortak ose  pronar me kapitalin fillestar të kontribuar prej tij ne kapitalin themeltar.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: