Shqipëria renditet në vend të parë në rajon për lirinë ekonomike në 2023

Shqipëria renditet në vend të parë në rajon për lirinë ekonomike në 2023

Koncepti i lirisë ekonomike shërben si një kornizë jetike për të vlerësuar shkallën në të cilën individët dhe bizneset kanë lirinë për të marrë vendime ekonomike.  Në vendet me liri të ulët ekonomike, qeveritë ushtrojnë shtrëngim dhe kufizime mbi liritë, duke kufizuar zgjedhjen për individët dhe bizneset, gjë që në fund mund të pengojë prosperitetin.

Renditja e shteteve përdor katër kategori të gjera me tre tregues kryesorë secili, si cilësor ashtu edhe sasior, për të matur lirinë ekonomike.

1. Sundimi i ligjit: të drejtat pronësore, efektiviteti gjyqësor, integriteti i qeverisë

2. Madhësia e qeverisë: barra tatimore, shëndeti fiskal, shpenzimet qeveritare

3. Efikasiteti rregullator: liria e punës, liria monetare, liria e biznesit

4. Tregjet e hapura: liria financiare, liria tregtare, liria e investimeve

Të 12 treguesit peshohen në mënyrë të barabartë dhe vlerësohen nga 0-100.  Rezultati i përgjithshëm më pas përcaktohet nga mesatarja e 12 treguesve.

Nëpërmjet pikëzimit te realizuar shihet se per vitin 2023 ne rajonin e Ballkanit Perëndimor:
Shqipëria  mban vendin e 49
Shqipëria duke u krahasuar në historikun e saj ka përmirësim në të drejtat e pronësisë, në lirinë tregtare dhe një ruajtje të pozicionit të pandryshuar në barrën tatimore, lirinë e investimeve, lirinë financiare dhe lirinë e biznesit. Ka përkeqësim në efektivitetin e sistemit të drejtësisë, integritetin e qeverisë, shpenzimet e qeverisë, shëndetin fiskal, lirinë e tregut të punës dhe lirinë monetare

Maqedonia e Veriut mban vendin e 56
Maqedonia e Veriut duke u krahasuar në historikun e saj ka përmirësim në të drejtat e pronësisë, efektivitetin e sistemit të drejtësisë, integritetin e qeverisë dhe një ruajtje të pozicionit të pandryshuar në barrën tatimore, lirinë për të bërë tregti, lirinë e investimeve dhe në lirinë financiare.  Ka përkeqësim në lirinë e biznesit, shpenzimet e qeverisë, shëndetin fiskal, lirinë e tregut të punës dhe lirinë monetare

Serbia mban vendin e 58
Serbia duke u krahasuar në historikun e saj ka përmirësim në lirinë e tregut të punës dhe një ruajtje të pozicionit të pandryshuar lirinë e investimeve dhe në lirinë financiare në barrën tatimore, lirinë për të bërë tregti.  Ka përkeqësim në lirinë e biznesit, shpenzimet e qeverisë, të drejtat e pronësisë, efektivitetin e sistemit të drejtësisë, integritetin e qeverisë, shëndetin fiskal, dhe lirinë monetare

Bosnjë – Hercegovina mban vendin e 63
Bosnjë – Hercegovina duke u krahasuar në historikun e saj ka përmirësim në shpenzimet e qeverisë, shëndetin fiskal, në lirinë e biznesit dhe lirinë e tregut të punës. Prezanton ruajtje të pozicionit të pandryshuar në lirinë e investimeve dhe lirinë financiare. Ka përkeqësim në të drejtat e pronësisë, efektivitetin e sistemit të drejtësisë, integritetin e qeverisë, në lirinë tregtare dhe lirinë monetare.

Mali i Zi mban vendin e 77
Mali i Zi duke u krahasuar në historikun e saj ka përmirësim në integritetin e qeverisë, shpenzimet e qeverisë, barrën tatimore, shëndetin fiskal, lirinë e biznesit, lirinë për të bërë tregti dhe një ruajtje të pozicionit të pandryshuar lirinë e investimeve dhe në lirinë financiare.  Ka përkeqësim në të drejtat e pronësisë, efektivitetin e sistemit të drejtësisë, lirinë e tregut të punës dhe lirinë monetare

Kosova mban vendin e 78
Kosova duke u krahasuar në historikun e saj ka përmirësim në efektivitetin e sistemit të drejtësisë, integritetin e qeverisë, barrën tatimore, shëndetin fiskal, lirinë për të bërë tregti, lirinë e tregut të punës. Paraqitet me një ruajtje të pozicionit të pandryshuar në lirinë e investimeve dhe në lirinë financiare. Ka përkeqësim në të drejtat e pronësisë, shpenzimet e qeverisë, lirinë e biznesit dhe lirinë monetare

Liria ekonomike për vendet e para në renditjen si më lart do të thotë që për 2024 njerëzit dhe bizneset mund të angazhohen lirisht në tregti me cilindo person që zgjedhin, duke gëzuar më shumë lirshmëri. Ndërkohë qeveria duket se perceptohet nga njerëzit dhe bizneset se me sistemin e taksave pak i ka penguar të blejnë ose shesin lirshëm me njerëz në vende të tjera. Po kështu edhe liritë financiare, e punës dhe e investimeve nuk janë zvogëluar në dimensionet  e tyre për vitin 2023.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: