Shpenzimet Shëndetësore në Ballkanin Perëndimor: Fokus te Shqipëria dhe Perspektivat për 2025
Analiza jonë pëmbledhëse e shpenzimeve shëndetësore në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor tregon se Shqipëria ka një shpenzim për banor prej 312.5 euro, më të ulët se shumica e shteteve të rajonit. Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi kanë buxhete më të mëdha për sektorin e shëndetësisë, veçanërisht Mali i Zi, i cili ka shpenzimin më të lartë për banor në rajon (833 euro).
Për vitin 2025, Shqipëria ka planifikuar një rritje të buxhetit për shëndetësinë në masën 5%, duke arritur në 1 miliard euro, që përfaqëson 9.1% të buxhetit total të shtetit. Megjithatë, përqindja e shpenzimeve për shëndetësinë në raport me PBB-në mbetet më e ulët se vendet e Bashkimit Evropian, ku shpenzimet shëndetësore arrijnë deri në 4,500 euro për banor.
Shqipëria ka prioritete të qarta për përmirësimin e sistemit shëndetësor për vitin 2025, duke përfshirë mbulimin universal, mbështetje për grupet vulnerabël dhe investime në infrastrukturë shëndetësore.
Nëse Shqipëria arrin të rrisë financimet dhe të menaxhojë më mirë fondet për shëndetësinë, mund të përmirësojë cilësinë dhe aksesin në shërbime, duke iu afruar standardeve të Bashkimit Evropian.
Ju urojmë lexim të mbarë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.