Renta minerare për naftën dhe gazin dhe shpërndarja e saj për njësitë e qeverisjes vendore

Renta minerare për naftën dhe gazin dhe shpërndarja e saj për njësitë e qeverisjes vendore

Renta minerare përcaktohet si një taksë kombëtare në pikën 4 të ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar. Këshilli i Ministrave përcakton procedurat e arkëtimit së rentës minerare dhe dokumentacionin që duhet të paraqesë i licencuari, eksportuesi, për të vërtetuar çmimin e shitjes.

Renta minerare llogaritet si detyrim mujor i subjektit taksapagues, zotërues i lejes së shfrytëzimit, në çastin kur ai shet apo eksporton mineralin apo nënproduktin e prodhuar.

Eksporti

NË rastin e eksportit ajo paguhet në momentin e bërjes së deklaratës doganore nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit. Nëse subjekti zotërues i lejes së shfrytëzimit eksporton mineralin e nxjerrë nga miniera apo nënproduktin e prodhuar nëpërmjet një subjekti tjetër të vetëm eksportues, renta, në këtë rast, paguhet si nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit, ashtu edhe nga eksportuesi. Eksportuesi paguan rentën minerare në doganë, për diferencën midis vlerës së rentës së përllogaritur në bazë të vlerës së faturës së shitjes së mineralit apo nënproduktit të tij, në bazë të çmimeve të eksportit, që është çmimi FOB në Shqipëri, dhe vlerës së rentës së paguar brenda vendit.

Për përcaktimin e detyrimit të rentës, në rastin e eksportit, si dokument bazë shërbejnë fatura tatimore e shitjes me TVSH zero dhe kopja e faturës së blerjes brenda vendit, së bashku me dokumentin që provon pagimin e rentës minerare për të gjithë sasinë e faturuar.

Arkëtimi i rentës bëhet nga degët e doganave në rrethe, ndërsa në rastin e shitjes së produkteve minerare për konsum final brenda vendit, arkëtimi i rentës bëhet nga drejtoritë rajonale tatimore, ku është regjistruar subjekti shfrytëzues i llojit të mineralit.

Shitje brenda vendit

Kur zotëruesi i lejes së shfrytëzimit shet për konsum final brenda vendit naftën, mineralin apo nënproduktet e prodhuara prej tyre, ai llogarit taksën e rentës minerare, për të gjithë sasinë e shitur.

Deklarimi

Renta deklarohet vetëm në rrugë, sipas formatit të miratuar për deklarimin dhe pagesën e taksës së rentës minerare.

Personat e tatueshëm subjekte të taksave dhe tarifave kombëtare, si dhe agjentët e taksave dhe tarifave kombëtare, duhet të dorëzojnë deklaratat e tyre tatimore edhe në qoftë se për periudhën tatimore nuk kanë për të paguar detyrime për taksat apo tarifat kombëtare.

Procedurat dhe marrëdhëniet midis ministrisë së Financave, drejtorisë Rajonale Tatimore apo doganore dhe njësive të Qeverisjes Vendore.

Njësitë e qeverisjes vendore ku subjekti zotërues i lejes së shfrytëzimit zhvillon aktivitetin minerar, brenda datës 30 të çdo muaji, sipas formularit nr. 8 bashkëlidhur si pjesë përbërëse e këtij udhëzimi, bëjnë rakordimin me drejtoritë rajonale të tatimeve dhe degët e doganave për rentën minerare të mbledhur prej tyre (pika 2.5.3. e Udhëzimit Nr.26, datë 04.09.2008).

Një kopje të rakordimit, njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 5 të muajit pasardhës, e dërgojnë pranë drejtorisë së përgjithshme të Buxhetit në ministrinë e Financave.

Drejtoritë rajonale tatimore dhe degët doganore të cilat janë agjentë tatimorë, brenda datës 30 të çdo muaji dërgojnë informacion analitik pranë drejtorisë së përgjithshme të Buxhetit në ministrinë e Financave, për vlerën e rentës minerare të mbledhur, subjektin tatimor dhe njësitë e qeverisjes vendore ku kryhet aktiviteti, sipas formularit bashkëlidhur udhëzimit Nr.26, datë 04.09.2008.

Procedura e shpërndarjes

Pjesa e të ardhurave nga renta minerale, që u takon njësive të qeverisjes vendore, shpërndahet nga strukturat përgjegjëse të buxhetit në ministrinë e Financave.

Ministria e Financave njofton zyrtarisht drejtorinë rajonale të tatimeve/doganave, respektive, dhe njësinë e qeverisjes vendore, për masën e llogaritur të shpërndarjes së të ardhurave nga renta minerale.

Drejtoritë Rajonale të Tatimeve dhe Doganave paraqesin kërkesën për transferimin e fondit në degën përkatëse të thesarit.

Dega e Thesarit ku ndodhet Drejtoria Rajonale Tatimore, ku është regjistruar tatimpaguesi procedon, duke përdorur metodën e transferimeve të brendshme nëpërmjet sistemit të informatizuar financiar të qeverisë.

Shpërndarja e të ardhurave të rentës minerare (10 %) për njësitë e qeverisjes vendore, të cilat përfshihen në territorin e shoqërive, që zhvillojnë aktivitetin e prodhimit të naftës dhe që paguajnë rentën minerare, bëhet sipas përcaktimit më poshtë.

Përqindja e ndarjes midis njësive administrative bëhet sipas vendimit të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore.

Shpërndarja e rentës për produktet e naftës dhe Gazit te njësitë e Qeverisjes Vendore[1]

Nga totali i rentës së paguar, 5 % e të ardhurave mujore nga kjo rentë, ndahen sipas procedurës së përshkruar më lart për njësitë e qeverisjes vendore, si më poshtë:

Për shpërndarjen e 5 % të rentës minerare, për prodhimin e naftës e gazit nga vendburimet ekzistuese, në kuadër të marrëveshjes hidrokarbure me kompaninë “Bankers Petroleum Albania Ltd.” për vlerësimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Patos, Marinëz, të miratuar me vendimin e këshillit të Ministrave nr. 477, datë 16.7.2004:

– Bashkia Patos 20%;

– Bashkia Roskovec 4%

– Komuna Kuman 30%;

– Komuna Mbrostar 13%;

– Komuna zharrëz 20%;

– Komuna Kuman 30%;

– Komuna portëz 7%;

– Komuna Ruzhdie 1%;

– Komuna bubullimë 5%.

Për shpërndarjen e 5 % të rentës minerare, për prodhimin e naftës e gazit nga vendburimet ekzistuese, në kuadër të marrëveshjes hidrokarbure me kompaninë “Stream Oil&Gas”, për vlerësimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Ballsh, Hekal, të miratuar me vendimin e këshillit të Ministrave nr. 509, datë 8.8.2007:

– Komuna Hekal 20%;

– Komuna qendër Mallakastër 80%

…në vendburimin e naftës Gorisht-Kocul,

– Komuna Vllahinë, Vlorë 100%.

€¦në vendburimin e gazit Delvinë

– Bashkia Delvinë 100%.

Për shpërndarjen e 5 % të rentës minerare, për prodhimin e naftës e gazit nga vendburimet ekzistuese, në kuadër të marrëveshjes hidrokarbure me kompaninë “Sharewood International Petroleum Ltd.” për vlerësimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve për vendburimin e naftës Kuçovë, të miratuar me vendimin e këshillit të Ministrave nr. 686, datë 19.10.2007:

– Komuna Kozarë 45%;

– Komuna Perondi 34%;

– Bashkia Kuçovë 5%;

– Komuna Poshnjë 13%;

– Bashkia Ura Vajgurore 3%.

Për shpërndarjen e 5 % të rentës minerare, për prodhimin e naftës e gazit nga vendburimet ekzistuese, në kuadër të marrëveshjes hidrokarbure me kompaninë “IEC Visoka Inc.” për vlerësimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Visokë, të miratuar me vendimin e këshillit të Ministrave nr. 90, datë 27.1.2009:

– Komuna qendër Mallakastër 45%;

– Komuna Rruzhdie 30%;

– Bashkia Patos 25%.

Për shpërndarjen e 5 % të rentës minerare për prodhimin e naftës e gazit nga vendburimet ekzistuese që administrohen nga “Albpetrol” sh.a., në mbështetje të marrëveshjes “Albpetrol”, të miratuar me ligjin nr. 7853, datë 29.7.1994 “për disa shtesa në ligjin nr.7746, datë 28.7.1993 “për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”:

Vendburimet e gazit

  1. Divjakë-Ballaj

– Bashkia Divjakë 50%;

– Komuna gosë 50%.

  1. Frakull

– Komuna Frakull 60%;

– Komuna Levan 40%.

  1. Povelçë

– Komuna Dermenas 100%;

  1. Panaja

– Komuna qendër (Vlorë) 100%.

Vendburimet e naftës

  1. Amonicë

– Komuna Sevaster 60%;

– Komuna Vllahinë 40%.

  1. Drashovicë

– Komuna Vllahinë 100%;

  1. Rasë-Pekisht-Murriz

– Komuna rasë 30%;

– Komuna Shezë 40%;

– Komuna Murrizi 30%.

  1. Finiq-Kranë

– Komuna Finiq

– Komuna Mesopotam

  1. Rërat Bituminoze Kasnicë

– Komuna Ruzhdie 100%.

® Tetor 2016

[1] Nevojitet një propozim nga njësitë e Qeverisjes Vendore për të bërë azhornimin e listës së përfituesve sipas Ligjit 115/2014, datë 31.07.2014

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: