Regjionet me barrën fiskale më të lartë dhe më të ulët në Kosovë

barre fiskale

Regjionet me barrën fiskale më të lartë dhe më të ulët në Kosovë

Të hyrat tatimore dhe jotatimore në buxhet në vitin 2019 në raport me prodhimin e brendshëm të Regjionit për vitin 2019 për secilin nga 7 regjionet në Kosovë paraqiten në tabelën 36.

Barrën më të lartë fiskale edhe për vitin 2019 e mbajnë taksapaguesit e komunës/regjionit të Prishtinës (28.5%) me një rritje të nivelit të barrës me 0.3% në raport me vitin 2018.

Në vend të 2të për barrën fiskale të lartë pozicionohen taksapaguesit e komunës/regjionit të Ferizaj sa 24.6% të BPV-së regjionale, të cilët edhe në 2018 kanë mbajtur të njëjtin pozicion në renditje. Në 2019, barra fiskale është rritur me 0.3% të PBB-së regjionale.

Prizreni është në vitin 2019 me një rritje të barrës fiskale sa 0.2% e BPV-së regjionale me një nivel sa 24.3% e saj. Vitin e kaluar këta taksapagues kanë mbajtur vendin e tretë në renditjen në nivel vendi.

Gjilani është regjioni që për barrën e ulët (23% e BPV), e cila vjen si pasojë e të hyrave të ulta në buxhet në raport me BPV-në regjionale duke u pozicionuar në vend të 4t në renditje. Të njëjtin vend ka mbajtur edhe në vitin 2018.

Gjakova mban vendin e 5të për barrën e ulët fiskale (22%) duke mbajtur të njëjtin pozicion në renditje në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në grupin e regjioneve me barrë fiskale të ulët e mban rajoni i Mitrovicës (17%) me një rënie të saj me 0.3% të BPV-së regjionale. Në vend të 6të për barrë të ulët fiskale është regjioni i Pejës (21.1%), me një barrë fiskale poshtë nivelit të barrës fiskale mesatare të Kosovës.

Arsyet e një barre fiskale të ulët gjenden më së shumti te kufizime të biznesit në këto zona, por edhe në një performancë që lidhet me probleme në administrimin në terren. Nga ana tjetër, informaliteti dhe korrupsioni kanë dhën një ndikim në mbajtjen e barrës fiskale të paekspozuar dhe jotransparente për buxhetin.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: