Publikohet përmbledhja “Sistemet Tatimore në Ballkanin Perëndimor, 2023”

Publikohet përmbledhja “Sistemet Tatimore në Ballkanin Perëndimor, 2023”

Përmbledhja Sistemet Tatimore në Ballkanin Perëndimor, 2023 është një punim i bazuar në shqyrtimin e legjislacionit tatimor në praktikën e vitit 2022 dhe e krahasuar me raportin e vitet e mëparshme me të njëjtën tematikë të politikave fiskale.

Kjo përmbledhje pasqyron të plotë legjislacionin fiskal duke përcjellë edhe të rejat dhe zhvillimet e rëndësishme ligjore të sistemeve fiskale për vitin 2023.

Përmbledhja është një bazë krahasuese mes vendeve të rajonit të BP6 vitin 2023 dhe synon të prezantojë ngjashmëritë dhe dallimet më të dukshme në politikën fiskale ballkanike. Materialet janë përpunuar nga të dhëna dhe publikime nga organizata dhe kompani konsulence të njohura ndërkombëtarisht si PwC, EY, EuroFast, Deloitte, KPMG dhe nga të dhënat e vetë platformave ligjore të vendeve të BP6.

Fillimisht paraqiten ndryshimet më të reja ligjore  (2023) nga disa prej shteteve ku jepen detaje mbi të gjitha politikat tatimore që me gjasa ligjësohen apo janë ligjësuar edhe në legjislacionet fiskale dhe buxhetore të shteteve. Kjo përfshin konfirmimin e ndryshimeve të politikave të shpallura më parë dhe shpjegon se ku janë bërë ndryshime, nëse ka, pas konsultimeve mbi këto ndryshime.

Qëllimi kryesor në publikimin e përmbajtjeve të strukturës dhe sistemit tatimor në secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, merr një rëndësi të dukshme në rastin e studimit të detajuar të referencave të verifikueshme për nisma rajonale, të cilat kanë nevojë që të jenë objekt më së pari edhe diskutimeve për politikat tatimore dhe efektet e tyre.

Përmbajtja e legjislacionit të taksave është e thjeshtë në shumicën e vendeve që prezantojmë këtu, por me një qasje që nuk po anon nga thjeshtimi me kalimin e viteve. Nisur nga shqetësimi i paraqitur prej shoqërisë civile dhe ekspertëve dhe organizatave të ndryshme në Shqipëri, por ndoshta edhe në vendet fqinje ne synojmë që më shumë qytetarë të jenë të përfshirë në proceset e diskutimit të ligjeve dhe akteve nënligjore.

Përmbledhja e legjislacionit tatimor është një punë në progres dhe një nga punimet e hershme në serinë tematike fiskale të ALTAX. Publikimi i ri tematik është në Edicionin e 6-të.

Ky punim kërkimor bazohet te përgatitja e kujdesshme në mënyrë të përmbledhur e ligjeve dhe normave fiskale në një kontekst politikash të përmbledhura për secilin nga tatimet kryesore të qeverisjes qendrore dhe vendore. Publikimi u bë i mundur me mbështetjen e stafit të ALTAX. Vëmendja e saktë ndaj detajeve kanë qenë një frymëzim dhe e kanë mbajtur punën tonë në rrugën e duhur që nga momenti fillestar dhe deri në momenti kur u përgatit drafti përfundimtar i këtij punimi.

Mungesa e përvojës së institucionalizuar me legjislacionin tatimor do të thotë që procesi shpesh nuk ecën përpara pa probleme, nuk përfshin konsultime adekuate dhe shpesh nuk përfshin njerëz me ekspertizën e nevojshme në fazat përkatëse të procesit.

Procesi me të cilin zhvillohet legjislacioni tatimor mund të jetë i një rëndësie kyçe në përcaktimin e cilësisë, efektivitetit dhe pranueshmërisë së tij.

Problemet në legjislacionin ekzistues lindin nga burime të ndryshme: zgjedhjet e reja të politikave tatimore, ndryshimet në ekonomi, teknikat e përmirësuara të shmangies së taksave dhe zgjedhjet e mëparshme të këqija në politikë, hartimi dhe administrimi. Për të siguruar që ligjet tatimore janë në gjendje t’i përgjigjen secilit prej këtyre problemeve, Ministria e financave në çdo shtet duhet të ndërmarrë një rishikim të vazhdueshëm të ligjeve tatimore të bazuara jo vetëm në një person të vetëm apo grupo i mbyllur personash dhe lobesh, por rishikimi duhet të vijë nga çdo fushë e ekspertizës thelbësore tatimore, me qasjen e qeverisë për të koordinuar proceset.

Për shkak se ligjet tatimore me kalimin e kohës duken se po priren të jenë të shumta dhe të ndërlikuara, do të ishte e pamundur t’i nënshtroheshin të gjitha një rishikimi të plotë në çdo kohë. Duhet të jetë detyrë e palëve që përfshihen në procesin e rishikimit që të punojë ngushtë me administratën tatimore dhe zyrtarët e financave publike, e cila ka të ngjarë të jetë burimi parësor për njoftimin e problemeve, dhe angazhimin direkt me staf kërkimor. Shoqatat profesionale të sektorit privat kanë treguar se janë një burim i shkëlqyer informacioni në lidhje me problemet.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: