Projeksioni në ulje për prodhimin e brendshëm nevojitet të lexohet me kujdes

Projeksioni në ulje për prodhimin e brendshëm nevojitet të lexohet me kujdes

Publikimi i fundit i Fondit Monetar (Perspektiva ekonomike botërore, Prill 2022)[1], i cili vjen pas publikimeve nga Banka Botërore dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregojnë një situatë edhe më të mugët të ecurisë së ekonomisë, nëpërmjet projeksionit me ulje të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, ku në rastin e Shqipërisë është më e ultëta (vetëm 2%).

Kur shikojmë treguesit e parashikuar për rritjen në vendet fqinje, bie në sy se rritja më e madhe për 2022 parashikohet në Serbi dhe në Malin e Zi, respektivisht me 3.5% dhe 3.8% rritje. Me ritme edhe më të rritura parashikohet zhvillimi i ekonomisë së tyre edhe për 2023. Ndërkohë, rritja ekonomike e Maqedonisë së veriut, Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës parashikohen për 2022, respektivisht me 3.2%, 2.8% dhe 2.4%.

Shqipëria i lë pas në parashikimet për vitin 2023 Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.

Politikat akomoduese gjatë fazës akute të krizës COVID-19 duket se kanë ndikuar më mirë për vendet e rajonit, për zbutjen e kostove të përgjithshme ekonomike duke ofruar likuiditet të mjaftueshëm dhe të lirë për familjet dhe mjaft nga bizneset e prekura. Ndërkohë, pasojat kanë rezultuar të ndryshme lidhur me deficitet buxhetore në secilin shtet. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë me nivelet më të larta të raportit të shpenzimeve në krahasim me të ardhurat, por secili nga shtetet i ka orientuar shpenzimet në nivele të ndryshme. Shqipëria ka orientuar më pak fonde buxhetore për pandeminë dhe më shumë për infrastrukturën dhe projektet e investimeve. Kosova dhe më pak Mali i Zi kanë orientuar fonde më të shumta për shtresat sociale.

Lufta në Ukrainë po përkeqëson forcat ekonomike vepruese, që ndikuan në rimëkëmbjen nga pandemia. Lufta ka rritur më tej çmimet e mallrave dhe ka intensifikuar ndërprerjet e furnizimit, duke shtuar inflacionin.

Hapësira e politikës fiskale është gërryer nga shpenzimet e nevojshme më të larta të lidhura me COVID dhe të ardhurat më të ulëta tatimore në 2020–2021.

Në Shqipëri, investimet masive në sektorin e ndërtimeve civile (rindërtimi) me fondet e buxhetit, në kohë e kulmimit të pandemisë, duket se tashmë janë duke e detyruar qeverinë të përballet me kostot në rritje prej huamarrjes dhe modelin e pasigurt të rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Mungesa e ofertës së fuqisë punëtore, veçanërisht në sektorët me intensitet, nënkupton që rritja e pagave duhet parë në optikën e rritjes me shpejtësi. Kjo vlen duke u nisur nga fakti, se pagat reale kanë rënë në përgjithësi sepse inflacioni i çmimeve të konsumit është rritur më shpejt se pagat nominale. Ndërkohë, normat e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore përgjithësisht mbeten nën nivelet para pandemisë.

Nisur nga gjithë kjo situatë, që është vështirë të parashikohet me saktësi. Rikthimi i besimit konsumator, si dhe kryerja e detyrave të lëna pas dore për arsye të pandemisë dhe mënyrës së menaxhimit të financave publike nga secili shtet është më së pari detyrim për qytetarët. Nëse besimi nuk rikthehet, atëherë mund të shfaqet një krizë edhe më e fortë që çon momente të krizës së dëmshme dhe shkatërruese të borxhit publik.

Probabiliteti i këtij rezultati do të rritej ndjeshëm nëse politika monetare do të reagojë edhe më fort ndaj presioneve inflacioniste, pasi normat më të larta të interesit mund të çojnë në një korrigjim të çrregullt të çmimeve aktuale të aktiveve, përfshirë strehimin.

Por, nëse këto politika bëhen përsëri në kushtet kur evazioni dhe nismat për pastrimin e parasë për Shqipërinë kthehen në objektiva politike, atëherë mund të ndodhë kthim i papritura i fluksit të kapitalit të huaj dhe vendas, factor ky që mund të rrezikojë stabilitetin financiar me pasoja mjaft më të forta se deri më sot.

[1] https://www.imf.org/-/media/Files/Publications/WEO/2022/April/English/text.ashx

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: