PPP dhe tavanet buxhetore
Në vendet që zbatojnë tavan të borxhit publik, një tavan i veçantë për PPP-të lidhur me ekspozimin e përgjithshëm të qeverisë mund të mbështesë zbatimin e efektshëm të rregullave kryesore fiskale. Në shumicën e vendeve, rregullat fiskale zbatohen tradicionalisht vetëm për borxhin publik qeveritar, në formën e letrave me vlerë dhe kredive. Por edhe kur mbulimi i rregullave kufizuese buxhetore mund të përfshijnë angazhimet qeveritare për PPP, sistemet kombëtare të kontabilitetit dhe monitorimit / ose raportimit nuk mund të jenë aq të avancuara sa të përfshijnë kontrata afatgjata komplekse si PPP, duke rezultuar në praktikë në përjashtimin e tyre nga rregullat fiskale. Prandaj, një tavan i ndarë për PPP mund të ndihmojë në parandalimin e anashkalimit të rregullave kryesore fiskale nëpërmjet PPP-ve.
Nëse shqetësimi kryesor fiskal është aftësia e qeverisë për të shlyer, si për shkak të likuiditetit të parasë së gatshme, po ashtu edhe për shkak të një numri të madh të PPP-ve të financuara nga qeveria (për shembull, projekti 1 miliard Euro), atëherë tavanet kanë tendencë të jenë më efektive në ruajtjen e qëndrueshmërisë afatgjatë fiskale.
Megjithatë, vlerësimi i madhësisë maksimale të një programi PPP duhet të udhëhiqet nga PBA dhe analiza e qëndrueshmërisë së borxhit dhe gjithashtu duhet të mbizotërohet nga kapaciteti/aftësia për të formuluar dhe zbatuar projekte me cilësi të lartë. Efektiviteti i një tavani për PPP në mbështetje të qëndrueshmërisë afatshkurtër dhe afatgjatë fiskale do të varet nga lloji i projekteve, që përbëjnë një portofol PPP. Një portofol PPP me një përqindje të lartë të financimi nga qeveria do të ketë implikime më të mëdha për qëndrueshmërinë fiskale në aspektin afatshkurtër në krahasim me një portofol që përbëhet kryesisht nga PPP të financuara nga përdoruesit (për shembull, koncesionet).
Ndërsa tavanet buxhetore për madhësinë/dimensionet e PPP mund të jenë një mjet i dobishëm për menaxhimin e rrisqeve fiskale, mund të thuhet me siguri se nuk ka rregulla për nivelin në të cilin e tavanit për PPP.
Megjithatë, mjaft vende të ndryshme në botë (Turqia, India, Peruja etj) dhe në Europë ( Britania e Madhe, Polonia, Hungaria etj.) kanë bërë pjesë të ligjeve buxhetore tavane buxhetore për PPP. Disa vende (përfshirë edhe Shqipërinë) nuk kanë tavane buxhetore specifike vetëm për PPP, por vendosin kufizime mbi borxhin e përgjithshëm të qeverisë dhe borxhin e garantuar nga qeveria, që përfshin garancitë e qeverisë për PPP-të.
Tavanet buxhetore, ndonëse nuk janë zëvendësuese për planifikimin afatmesëm dhe për një strukturë të fortë të investimeve publike, ato mund të ndihmojnë në mbulimin e rrisqeve fiskale dhe në kufizimin e angazhimeve të përgjithshme të qeverisë për PPP në nivele që janë të përballueshme nga pikëpamja fiskale. Kjo është veçanërisht rasti në vende si Shqipëria, ku kuadri institucional, ligjor dhe raportues për transaksionet PPP ende ka nevojë për forcim të konsiderueshëm.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.