Paketa Fiskale e vitit 2018
Në Paketën Fiskale të vitit 2018 ndodhin këto ndryshime si më poshtë:
Ligji i TVSH
Ligji “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar” ka pësuar ndryshime në paketën 218 ku propozohet së pari vendosja e një niveli TVSH-je prej 6 për qind për furnizimin e shërbimeve që ofrohen në hotelet me 5 yje me status special. Aktualisht ky nivel TVSH-je ofrohet vetëm për furnizimin e shërbimit të fjetjes në gjithë strukturat akomoduese në vend. Por trajtimi i diferencuar do të bëhet vetëm për ata me status special që do të thotë se edhe bar-restorantet, saunat, pishinat, shelzonget e këtyre hoteleve do të faturojnë shërbimin me 6% TVSH.
Drafti gjithashtu i hap rrugë ndryshimit që do të bëhet për futjen në regjim TVSH-je e biznesit të vogël me një prag 2 milionë lekë qarkullim.
Ligji i Tatimit mbi të Ardhurat
Hotelet me pesë yje nuk do të paguajnë tatim-fitimi për një periudhë 10 vjeçare nëse arrijnë që të përfitojnë statusin special. Përjashtimi nga tatim-fitimi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë autorizimin nga Këshilli i Ministrave deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit nisin në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special. Parashikimi është bërë me qëllim dhënien e incentives në momentin e fillimit të aktivitetit ekonomik, atëherë kur ky aktivitet realizon fitim” përcaktohet në draft ligjin e kaluar në qeveri.
Për të gjithë ata që ushtojnë aktivitet në prodhim dhe zhvillim të programeve informatike tatim-fitimi do të jetë 5%.
Ligji i Akcizës
Në draftin e projektligjit “Për akcizat” është menduar që të ketë rritje të nivelit të taksës që aplikohet për një kategori të veçantë cigaresh të njohur si cigarillo. Këto të fundit janë cigare të mbështjella me duhan apo të njohura rëndom si “puro” dhe që do të taksohen më shtrenjtë në vitin 2018. Drafti parashikon rishikimin e nivelit të akcizës së cigareve, nga 5750 lekë/1000 copë që ishte parashikuar në kalendar, në 5850 lekë/1000 copë.
Hiqet akciza e pijeve energjike. Heqja e akcizës nuk ka efekt në uljen e konsumit. Akciza e pijeve energjike prej vitit 2013 eshte 50 leke/liter.
Taksat kombëtare
Taksa për makinat e luksit
Në draft ligjin “Për taksat kombëtare” bëhet një ndryshim te neni për taksimin e makinave të luksit. Që të taksohet një automjet për këtë arsye duhet të përmbushë një nga dy kriteret: ose të ketë cilindratën e barabartë/ mbi 3000 cm³ ose të ketë vlerën, çmimin të barabartë/ mbi 5 milionë lekë.
Sipas DPTSHRR, janë rreth 909 autovetura të regjistruara aktualisht me kapacitet 6+1, të cilat u janë nënshtruar modifikimeve për arsye të shmangies së kësaj takse. Për këtë qëllim propozohet me anë të këtij ligji, rritja e kapacitetit të vendeve nga 4+1 në 6+1.
Taksa e infrastrukturës
Për të gjithë ata që kanë statusin special taksa e infrastrukturës do të jetë zero ndërkohe që normalisht për këtë kategori ndërtimi në Bashkinë e Tiranës ajo aplikohet në 4% të vlerës totale të projektit ndërsa në bashkitë e tjera nga 1-3%. I njëjti draft i ligjit “Për taksat vendore” çon më tek lehtësimin e nisur nga qeveria për hotelet me 5 yje
Taksat vendore
Taksa e ndërtesës
Taksa fikse e ndërtesës nuk bënte diferencime, kurse me taksën e re, të gjitha shtresat nuk do të paguajnë njësoj. E reja në paketën fiskale 2018 është ndryshimi i formulës së taksës së pronës ku është parashikuar vendosja e takës së banesës sipas vlerës së objektit, pavarësisht zonës ku është ndërtuar.
Shkalla e taksës mbi ndërtesat, do të aplikohet si përqindje e bazës së taksës, në nivelin 0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm, ose zakonisht banon dhe 0.2% për ndërtesën që përdoret, apo shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.
Në këtë taksim përfshihen edhe ndërtuesit që nuk kanë respektuar afatet për lejen që kanë marrë. Sipas përcaktimit në draft kjo kategori do të paguajë 30 % e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.
Nga kjo taksë përjashtohen disa kategori:
- Komplekset turistike e hoteliere me statusin e certifikuar me 5 yje që konisedrohet si status special.
- 90 mijë familje ku përfshihen kryefamiljarët pensionistë, personat me ndihmë ekonomike, invalidët dhe personat me aftësi të dhe
- të gjithë ndërtesat kulturore në mbrojtje të përkohshme ose të përhershme për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, të përjashtohen nga taksa e ndërtesës.
Taksa e re e tabelës
Në draftin e qeverisë është bërë një ndarje më e detajuar e kategorive të tabelave. Në total janë katër ndarje ku e para është “tabela për qëllime identifikimi, të trupëzuara, ose jo brenda territorit, ku zhvillohet veprimtaria e biznesit dhe nuk përdoret për të reklamuar veprimtaritë e të tretëve (ku shënohet emri/ose aktiviteti i biznesit)”.
Pikërisht këtu është edhe risia ku kjo kategori ka të paktën pesë nënndarje të tjera. Edhe me këtë skemë për një tabelë deri në 2 metër katror biznesi paguan zero taksë por rritje progresive të saj ka edhe rritje të çmimit. Nga ana tjetër ka edhe një ndarje sipas llojit : e thjeshtë, e thjeshtë me ndriçim dhe elektronike.
Me kategorizimin e ri për një tabelë të thjeshtë (pa ndriçim) 2 m2 deri në 10 m2 taksa në Bashkinë Tiranë dhe Durrës është 15 mijë lekë m2. Për Bashkinë Shkodër dhe gjithë ato të renditura në kategorinë 2 taksa vjetore është 10 mijë lekë m2/vit./
Përjashtimet doganore
Përveç një shkalle të reduktuar për tatim-fitimin, zerohen tarifat doganore për importin e mbi 60 produkteve me kode të veçanta doganore që i përkasin fushës së teknologjisë dhe inovacionit. Në listën e produkteve hyjnë, mes të tjerave, pllaka për filmat kinematografikë, kasat, makina që kryejnë më shumë se dy funksione printimi, kopjimi, transmetim fakti, anijet e hapësirës (përfshi satelitët) dhe mjetet që lëshojnë anije në hapësirë dhe mjetet suborbitale, si dhe aeroplanët për stërvitje mësimore tokë dhe pjesët e tyre.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.