Nëse administrata e Trump i rrit tarifat edhe për Evropën, si dhe sa preken eksportet shqiptare për në SHBA?
Eksportet shqiptare drejt SHBA-ve janë të kufizuara në vëllim, por përfshijnë produkte të përpunuara të tekstilit dhe këpucëve, metale dhe minerale, produkte bujqësore si vaji i ullirit dhe bimët medicinale.
Nëse administrata e sotme e Trump vendos të rrisë tarifat për Evropën dhe për mallrat që importohen nga shtetet e tjera, përfshirë Shqipërinë, kjo do të ndikojë direkt në konkurrencën e eksporteve shqiptare, pasi shumë prej tyre përpunohen dhe eksportohen përmes vendeve të BE-së. Produktet shqiptare që kalojnë përmes Italisë apo Gjermanisë mund të përballen me kosto më të larta logjistike dhe vështirësi në tregun amerikan.
Pothuajse çdo produkt i eksporteve shqiptare në SHBA, si produkte bujqësore, materiale ndihmëse, produkte të përpunuara dhe minerale, mund të përballet me një rritje të tarifave.
Rritja e kostove të eksportit mund të ketë një ndikim negativ në konkurrueshmërinë e mallrave shqiptare në tregun amerikan. Shumë shpesh, konsumatorët amerikanë do të preferojnë produkte nga shtetet ku tarifa është më e ulët ose jo e pranishme. Kjo mund të çojë në ulje të kërkesës për mallrat shqiptare dhe në një rënie të eksporteve shqiptare në SHBA.
Për më tepër, Shqipëria është pjesë e “marrëveshjes së tregtisë preferenciale me SHBA-në” përmes sistemit GSP (Generalized System of Preferences), që mund të ndikohet negativisht nga rritja e tarifave, duke e bërë të vështirë për bizneset shqiptare të përdorin këtë mundësi për të përfituar nga normat e ulëta të taksave për eksportet.
Pasojat e rritjes së tarifave do të varen nga natyra e eksporteve shqiptare në SHBA. Disa sektorë mund të preken më shumë se të tjerët:
- Bujqësia dhe ushqimi. Shqipëria eksporton produkte të ndryshme bujqësore si fruta, perime, dhe produkte të qumështit. Nëse tarifat rriten për këto produkte, konsiderohet një humbje e mundshme e tregut të SHBA për këto produkte, pasi konsumatorët mund të kthehen në produkte më të lira nga vende të tjera.
- Peshkimi dhe produktet detar. Nëse tarifat për produktet detarë rriten, Shqipëria e cila ka një industri të peshkimit dhe përpunimit të ushqimeve detare, mund të përballet me një rënie të eksporteve të produkteve të detit, si peshqit, karkalecët dhe produktet e tjera të përpunuara nga deti.
- Artizanat dhe industria e lehtë. Shqipëria ka gjithashtu një sektor të industrisë së lehtë, si prodhimi i këpucëve dhe veshjeve. Rritja e tarifave mund të ndikojë negativisht tek këto produkte, pasi ato janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve dhe ndikohen nga konkurrenca nga prodhues të tjerë me kosto më të ulëta.
Rritja e tarifave mund të shpërfillë efektin pozitiv të investimeve amerikane në Shqipëri. Nëse SHBA rrit tarifat për produktet shqiptare, kjo mund të dobësojë klimën e investimeve të huaja përveç ndikimit negativ në tregti. SHBA është një prej investitorëve të mëdhenj për disa sektorë në Shqipëri, si turizmi, prodhimi dhe shërbimet dhe një ndikim negativ në tregtinë mund të sjellë një ngadalësim të investimeve të reja nga SHBA.
Edhe pse Shqipëria mund të ketë mundësi për të ristrukturuar marrëdhëniet tregtare dhe për të kërkuar lehtësira, ndikimi i nxitjes së një politike proteksioniste mund të krijojë tensione dhe ndryshime të papritura në tregjet ndërkombëtare.
Por, nëse tarifat mbi BE-në rriten ndjeshëm, disa kompani amerikane mund të kërkojnë furnitorë alternativë jashtë BE-së, duke krijuar një mundësi për eksportuesit shqiptarë të zgjerojnë tregun e tyre në SHBA. Megjithatë, pa një marrëveshje tregtare bilaterale ose preferenciale të re me SHBA, përfitimet për Shqipërinë mund të jenë të kufizuara.
Në këtë kontekst, Shqipëria mund dhe duhet të:
- Diversifikojë tregjet e saj të eksportit për të reduktuar varësinë nga SHBA. Kjo mund të përfshijë zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me vende të tjera, veçanërisht në bashkimin e tregjeve të Bashkimit Evropian dhe në Ballkan, për të mbajtur një balancë të qëndrueshme të tregtisë dhe për të shmangur varësinë e tepërt nga një treg i vetëm.
- Përforcojë politikat e bashkëpunimit dhe partneriteteve strategjike me shtetet evropiane dhe aziatike për të zbutur ndikimet negative të tarifave më të larta amerikane.
Nëse administrata e SHBA-së vendos të rrisë tarifat për produktet evropiane, ky do të ketë një ndikim negativ në eksportet e ekonomisë shqiptare në SHBA, sidomos në sektorët që përmendëm më sipër. Konkurrueshmëria e mallrave shqiptare mund të ulet dhe kjo mund të ndikojë në rënien e kërkesës për produktet shqiptare, duke bërë që Shqipëria të kërkojë mundësi të tjera për të diversifikuar eksportet dhe për të mbajtur stabilitetin e ekonomisë së saj.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.