Ndryshimi i balancave të buxhetit të shtetit në 10 vitet e fundit

Ndryshimi i balancave të buxhetit të shtetit në 10 vitet e fundit

Në një krahasim 10 vjeçar të Projekt buxhetit për vitin 2023 me vitin 2013 duhen përmendur paraprakisht ato faktorë ndikuesë makrofiskalë, të cilët e bëjnë krahasimin real.

Kështu për periudhën 2013 – 2022:

  • ndikimi nga rritja ekonomike në këto 10 vite është me të paktën 25.8%.
  • ndikimi nga inflacioni është 24.8%
  • ndikimi nga administrimi dhe investimet në mirëadministrim llogariten 78.6%, por nëse zbresim efektin nga inflacioni dhe rritja ekonomike, si dhe ndikimet që faktorizojnë politikën fiskale shihet se ndikimi real është 28%.

Në krahasimin sipas pasqyrave fiskale 2023 dhe 2013, shihet se të ardhurat tatimore paraqiten me një projeksion prej 79% më të lartë për këtë periudhë.

Nëse do ta ballafaqojmë performancën e periudhës prej 79% me një ritëm performance që duhet krahasuar me uljen e evazionit, atëherë duket se ulja e evazionit bashkë me rritjen e cilësisë së administrimit nga efektiviteti i shërbimit për tatimpaguesit bashkë me efektin e teknologjisë (kasat fiskale, fiskalizimi) duket se kanë një efektivitet të ulët, për arsye të një kostoje të madhe buxhetore dhe për bizneset vlera e teknologjisë dhe shërbimeve për mirëmbajtjen e tyre në raport me efektin që kanë gjeneruar.

TVSH, si tatimi kryesor që lidhet me kostot si më sipër ka një rritje prej 65%, me një nivel prej 14 përqind më të ulët se rritja e të ardhurave tatimore gjithsej.

Tatimi mbi fitimin, i cili lidhet me një rritje të normës nga 10% në 15% kanë rritjen më të lartë duke treguar me këtë edhe një efekt direkt të politikës tatimore që duhet të përdoret si shembull për tatimet e tjera. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tatimin m bi të ardhurat personale, i cili ka një performancë jo të lartë dhe që ka nevojë të rishihen harmonizimet e normave tatimore midis taksimit të punës dhe kapitalit.

Taksat nacionale, ndërkohë tregojnë për një ritëm funksional të normave të rritura të taksave mbi karburantin, që më së shumti mbizotëron krahas rentës minerare.

Një rritje të lartë dhe mjaft të dukshme kanë taksat e pushtetit vendor, të cilat me gjithë përjashtimet dhe shpenzimet e ndryshme tatimore kanë rritje të dukshme në arkëtimet e taksave që mbledh vetë pushteti vendor, por edhe një rritje të taksës mbi ndërtesat.

Një rritje të mirë kanë edhe kontributet e sigurimeve, por në dukje nuk justifikojnë aksionet antiinformalitet dhe koston e lartë të pajtueshmërisë.

Shpenzimet gjithsej të buxhetit kanë një rritje prej 68%, me një diferencë prej 7 përqind në raport me ritmet e rritjes së të ardhurave gjithsej. Kjo rritje përfaqëson edhe një peshë në rritje në raport me PBB-në, ku ndryshimi në 2023 me 2013 është sa 3% e PBB-së.

Shpenzimet për fonde speciale janë rritur me të paktën 76% duke prezantuar kostot e reformës për formalizimin e shpenzimeve për sigurimet por edhe rritjen e tyre, megjithëse jo në nivelet e kërkesave të shtresave të popullsisë. Nëse shihet rritja e tyre në raport me PBB-në, duket se ka një rritje jo të madhe me vetëm 1.4% të PBB-së.

Shpenzimet për mirëmbajtje meritojnë një analizë shteruese të lidhur me efektivitetin dhe reflektimin e rekomandimeve të auditeve të jashtme (KLSH etj.), pasi rritja e tyre sa 0.7% e PBB-së është e nevojshme të reflektohej e lidhur me natyrën e shpenzimeve dhe ruajtjen e vlerës së aseteve të sektorit publik në periudhë afatgjatë.

Por, bie në sy se shpenzimet për transfertat drejt pushtetit vendor shënojnë rritjen më të madhe prej 124% në shumat absolute edh pse pesha e shtuar në raport me PBB-në është sa 1% e saj. Ky volum shpenzimesh reflekton përballimin e shpenzimeve të deleguara në 2016 dhe që nuk kanë qene në 2013, por edhe shpenzimet e rritura për shkak të planeve vendore të zhvillimit dhe rritjes së performancës së qeverisjes vendore. Por në këtë rast duhet parë se si është shpërndarë në kuadër të pabarazive ekonomike rajonal transfertat për grantet specifike, ku Tirana ka pjesën më të madhe.

Investimet kapitale, si pjesa që ka rritje të madhe në vlerë absolute shihet se në efektin që duhet të jepte për efektivizimin e sektorëve të ekonomisë dhe rritjen e punësimit ka një ndikim që nuk reflekton atë që përmendet lidhur me prioritizimin dhe orientimin sipas kërkesave të ekonomisë.

Më poshtë janë edhe pasqyrat fiskale të vitit 2013 dhe 2023 dhe krahasimi i zërave të tyre në përqindje dhe në raport me PBB-në.

milion lekë
Nr.E  M  E  R  T  I  M  IBuxheti
2023
% e PBBBuxheti
2013
% e PBBBuxheti 2023/

Buxheti 2013

 TOTALI TE ARDHURAVE631,71129.0%360,66125.2%75%
I.Te ardhura nga ndihmat20,9581.0%11,9950.8%75%
      mbështetje buxhetore8,9580.4%
      grante per fondin e rindërtimit  
      projekte te destinuara per investime12,0000.6%
II.Te ardhura tatimore587,85327.0%328,08822.9%79%
II.1Nga Tatimet dhe Doganat431,20019.8%255,16917.8%69%
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar210,9009.7%128,2069.0%65%
Tatimi mbi Fitimin49,5002.3%17,7471.2%179%
Akcizat59,0002.7%42,4843.0%39%
Tatimi mbi te Ardhurat Personale49,0002.3%29,3282.0%67%
Taksa Nacionale dhe te tjera54,3002.5%31,1302.2%74%
Taksa Doganore8,5000.4%6,2740.4%35%
II.2Te ardhura nga Pushteti Vendor29,1531.3%12,0030.8%143%
Taksa Lokale22,1911.0%6,9250.5%220%
Tatimi mbi Pasurine (ndertesat)6,9620.3%3,0740.2%126%
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit te vogël00.0%2,0040.1%-100%
II.3Te ardhurat nga Fondet Speciale127,5005.9%60,9164.3%109%
Sigurimi Shoqëror109,4235.0%51,7993.6%111%
Sigurimi Shëndetësor17,0770.8%7,6170.5%124%
Te ardhurat nga kompensimi ne vlere i pronareve1,0000.0%1,5000.1%-33%
III.Te ardhura Jotatimore22,9001.1%20,5781.4%11%
Transferim Fitimi nga Banka e Shqipërisë1,0000.0%5,2000.4%-81%
Te ardhura nga Institucionet Buxhetore12,5000.6%10,4280.7%20%
Dividenti3000.0%1500.0%100%
Tarifat e Shërbimeve3,5000.2%2,7500.2%27%
Te tjera5,6000.3%2,0500.1%173%
      
TOTALI I SHPENZIMEVE687,20931.6%409,59428.6%68%
I.Shpenzime Korrente546,36025.1%336,12423.5%63%
1 Personeli96,8554.5%71,8945.0%35%
Paga79,9693.7%59,9984.2%33%
Kontributi per Sigurime Shoqërore13,3860.6%9,6960.7%38%
Fondi i veçantë i pagave3000.0%1,2000.1%-75%
Politika te reja pagash2,3000.1%1,0000.1%130%
Arsimi i Larte nga te ardhurat e veta9000.0%
2 Interesat60,9432.8%50,9833.6%20%
 Te Brendshme34,2831.6%40,2292.8%-15%
 Te Huaja21,7601.0%10,7540.8%102%
 Kontingjencë për risqet e borxhit4,9000.2%
3 Shpenzime Operative Mirëmbajtje, nga te cilat:64,9773.0%32,6342.3%99%
 Te qeverisjes qendrore61,4772.8%
 Arsimi i Larte nga te ardhurat e veta9000.0%2,2000.2%-59%
 Te tjera jashtë limitit2,6000.1%1,4000.1%86%
4 Subvencionet1,6000.1%1,6000.1%0%
5 Shpenzime per Fondet Speciale226,35110.4%128,3579.0%76%
Sigurime Shoqërore162,5857.5%94,3146.6%72%
Politika te reja pensionesh1,2000.1%1,5000.1%-20%
Bonusi i Pensionisteve3,5300.2%
Sigurime Shëndetësore54,5362.5%30,7432.1%77%
 Shpenzime – Kompensimi ne Vlere i Pronareve4,5000.2%1,8000.1%150%
6 Shpenzime per Buxhetin Vendor65,5843.0%29,2562.0%124%
Transfertat per pushtetin vendor31,6511.5%14,1531.0%124%
Transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme21,7611.0%12,1530.8%79%
Transfertë e pakushtëzuar sektoriale (Grant Specifik)9,8900.5%2,0000.1%395%
Buxheti vendor (të ardhurat e veta tatimore)29,1531.3%12,0030.8%143%
Taksa të ndara1,0800.0%8000.1%35%
Buxheti vendor (të ardhurat e veta jo-tatimore)2,9000.1%2,3000.2%26%
Financimi i huaj vendor dhe te tjera te mbartura8000.0%
7 Shpenzime te tjera 30,0501.4%21,4001.5%40%
Pagesa e Papunësisë9000.0%1,0000.1%-10%
Ndihma Ekonomike dhe Paaftësia25,9501.2%17,4001.2%49%
Kompensim per ish te përndjekurit politike1,0000.0%3,0000.2%-67%
Bonusi i lindjeve2,2000.1%
II.Fondi Rezerve6,6000.3%2,3000.2%187%
 Fondi Rezerve1,8000.1%1,5000.1%20%
 Rezerve per zgjedhjet1,8000.1%
 Paketa sociale anti-COVID
 Kontigjenca per Paketën e Rezistencës Sociale
 Kontingjence3,0000.1%8000.1%275%
III.Shpenzime Kapitale122,2495.6%71,1705.0%72%
Financimi Brendshëm70,5893.2%24,2281.7%191%
Kthim kapitali nga AIC 0.0%
 Investime nga te ardhurat e Arsimit te Larte1,0000.0%8000.1%25%
Financimi Huaj45,6602.1%46,1423.2%-1%
nga të cilat: Energjia2,0000.1%  
Fondi i Rindërtimit5,0000.2%
Transferte kapitale për shpronësimet0.0%
VTë tjera12,0000.6%
 Hua e dhënë per Energjinë
 Hua e kthyer nga sistemi energjetik
 Mbështetje buxhetore per sektorin energjetik12,0000.6%
 Transferte Kapitale AIC
VITransferta e Shpronësimeve  
  DEFIÇITI-55,498-2.6%-48,933-3.4%13%

 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: