Ndikimi i ofertës politike te taksat dhe buxheti: Pse? Sa?
Hapat reformuese fiskale të ndërmarra deri më sot kanë arritur të përmbushin me mundime arritjen e stabilitetit buxhetor. Sfida e zhvillimit të vendit, që përkon me sfidën për arritjen e standarteve administrative dhe fiskale të Bashkimit Europian e ka pjesë të saj ruajtjen e stabilitetit, por duke e trajtuar si një produkt që vjen nga rritja e cilësisë së shërbimeve. Në këtë optikë të politikë bërjes, reforma e administrimit fiskal është pjesë e sistemit që pritet të ndërtohet mbi një model të ri të prezantuar nga mazhoranca tashme ne vitin e dyte.
Përvoja e vendeve që kanë arritur standarte të larta administrimi na tregon, se modeli duhet të ndërtohet duke kopjuar praktikat e administrimit të vendeve që kanë histori suksesi, por në fakt edhe nga dështimet mund të mësohet. Veçanërisht të përshtaten modelet organizative të kompanive private të suksesshme. Kompani të tilla, tashmë janë legjenda në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Kinë, Japoni.
Ato e kanë bazuar historinë e suksesit mbi të gjitha në ndërtimin e kolonave të administrimit (qeverisjes) të brendshëm. Administrimi tatimor duhet të ndjekë projektet e gatshme duke filluar me (1) ndërtimin e sistemeve vetëvlerësuese (2) nxitjen e zbatimit të detyrave dhe obligimeve pa kundërshtime nga tatimpaguesit (3) futjen e menaxhimit sipas rriskut të vlerësuar për administrimin (4) promovimin e vlerave të thjeshta të barazisë dhe ndershmërisë (5) specializimin me qëllim përsosjen e aftësive (6) kryerjen e shërbimeve sipas segmentimit të tatimpaguesve, që i përgjigjet nevojave të niveleve të ndryshme sipas kategorive të klientëve.
Propozimet politike fiskale duket se synojnë realizim të ardhurash neutrale. Por, çdo ndryshim i shkallëve tatimore ka një efekt të dukshëm në shpërndarjen e të ardhurave sipas klasave shoqërore. Në këtë kuadër edhe ndryshimet e shkallëve si ka ndodhur në dy vitet e fundit kanë patur efekte të ndryshme në shpërndarjen e të ardhurave në familjet shqiptare. Dhe kjo politike qe përpiqet te rregulloje diçka duhet te beje kujdes te ruaje te pandryshuar efektet e politikes paraardhëse. Kur futen ligje të reja në zbatim duhet të komunikohet më përpara nga ofertuesi politik fatura buxhetore dhe sociale, pasi çdo ndryshim prek statuse dhe situata qe kane një zhvillim përpara hyrjes ne fuqi te ligjit te ri.
Le te marrim shembull ndryshimet e shkalleve tatimore. Oferta politike për ulje (heqje) të shkallëve tatimore u prezantua në tregun politik duke synuar zgjerimin e bazës tatimore (rritjen e regjistrimeve dhe ngushtim informaliteti), por edhe duke tentuar të bëjë një politikë sociale direkte, të prekshme për segmente të individëve të vetëpunësuar apo me punëmarrës familjarë. Por, përtej kësaj kjo politikë nuk u azhornua dhe pasurua me zhvillimet dhe reagimet e individëve dhe tregut. P.sh. ajo ende nuk është harmonizuar me gjithë tatimet mbi punën dhe kapitalin.
Megjithatë, një politike e tillë, sadopak e jep një ndihmë në luftën ndaj evazionit dhe çlirimin e territoreve nga informaliteti. Por, problemi i politikës nuk ka qene thjesht ulja apo ngritja e tatimeve, por çdo politikë është gërryer nga ndikime te caktuara qe vijnë prej angazhimit te luftës ndaj informalitetit. Për çdo mazhorance është sfide mbajtja e premtimeve elektorale deri ne fund te mandatit. Ne fakt, me qëllimin e mbajtjes se premtimeve përpara çdo zgjedhje politike, ato kane dëmtuar sistematikisht edhe ato suksese te shkëputura te reformimeve te administrimit. Pasi çdo mazhorancë e nis pothuajse nga fillimi me administrimin dhe ben dizajnimet e personalizuara ne lidhje me politiken fiskale. Dhe produkti ne fund te fundit është njësoj si me historinë e derdhjes se kovës se mbushur me mundim.
Dhe është fakt botëror, se premtimet elektorale ne çdo vend kane shume hapësirë euforie dhe mungese te njohjes se thelle te realitetit. Le te shikojmë premtimet elektorale te mazhorances aktuale dhe ndikimet e llogaritura ne buxhetin e shtetit. Llogaritjet e efekteve te gjithë zbatimeve dhe programit elektoral të qeverise për ulje dhe zbutje të shkallëve tatimore llogaritet t’i kushtojnë buxhetit te shtetit per vitet e mbetura të mandatit 4 vjeçar deri 120 milionë Euro.
Në këtë bllok premtimesh përfshihen si (a) tatimet e hequra apo te zbritura, që lidhen me biznesin me një xhiro vjetore nën 5 milionë lekë, e bere realitet me një kosto te 20 milion euro. Po ashtu edhe me (b) përjashtimet/uljet për tatimin e vlerës së shtuar, e bere realitet por me një kosto tjetër te paktën 13 milionë euro ne vit, (c) mos arkëtimi ne po ate vlere te vjetshme per buxhetin te tatimit mbi te ardhurat nga lojërat e fatit ka një efekt te 25 milionë euro, (d) të përgjysmimit të tatimit mbi dividendin, ende jo i bere realitet, por nëse behet ka një efekt te 8 milionë euro (e) akcizat e hequra per disa mallra, në vitin qe fillon te behet ka një efekt te 9 milionë euro si dhe (f) efekte që vijnë nga përjashtime të kufizuara tatimore me vlere deri 3 milionë. Në këto llogaritje nuk përfshihen efektet nga heqja e referencave doganore ndaj faturave të importit.
Ulja apo dhe heqja e shkallëve tatimore duhet të ketë parasysh dhe ambjentin ekonomik mbi të cilin gjen zbatim sistemi fiskal aktual. Kështu, në këtë ambjent ka segmente dhe grupe të ndryshme tatimpaguesish që përfitojnë ose mbajnë një barrë më të lartë në raport me njëri-tjetrin. Kjo pabarazi brenda të njëjtit tatim është krijuar nga ndërthurja e pastudiuar e politikës fiskale me atë për zhvillimin ekonomik, nga ndërhyrje të caktuara klienteliste të grupimeve politike, si dhe ndërhyrjet e vetë grupimeve të fuqishme të biznesit dhe financave.
Mbi të gjitha, çdo mazhorancë duhet të investohet në mbajtjen dhe forcimin e një modeli administrimi qe përballon sfidat e tashme dhe te ardhme, por nga ana tjetër shërben edhe si modeli per te rinjtë qe aspirojne te bëhen administratore te zote ne te ardhmen. Modeli i administratorit afatgjate dhe me karriere profesionale (pa ndihmën e politikes) mungon ende dhe mbetet sfida me e madhe. Administrata ka nevoje te forcoje ato kapacitete qe ka dhe te marre te rinj qe premtojnë te bëhen modele ne te ardhmen.
Si reflektim, në kuadër të ndryshimeve të ligjeve vlen çdo here konsiderata e sipërmarrësve, që duhet përfshirë në hapat e procesit që kalon një proces hartimi i paketës fiskale si pjesëtarë me vlera në diskutimet dhe vendimmarrjet, pasi bizneset janë aksionerë me shtetin dhe duhet të zbatojnë kodin e sjelljes në raportet mes tyre.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.