Kush fiton nga bashkëjetesa mes Dollarit dhe Euros?

Kush fiton nga bashkëjetesa mes Dollarit dhe Euros?

Kur ndeshen dy kundërshtarë të fuqishëm dhe me përvojë shpesh përdorin forcën e kundërshtarit në favor të tyre.

Strategjia monetare amerikane në betejën mes monedhave ndërkontinentale, në fillimet e Euros kishte synim nxitjen e tregut financiar për një rritje e fuqizim te shpejte me qellim mbingopjen e sistemit. Nga ana tjetër, strategjia monetare evropiane kishte si qellim kryesor te saj të siguronte një shkallë shpëtimi në rast të rënies së dominimit të sistemit të dollarit.

Por, me futjen e një monedhe të tretë, Juani kinez, që përfaqëson tashmë një fuqi super ekonomike botërore filloi të kishte spostime të dy monedhave të forta për ti lënë hapësirë qëllimeve të ngjashme me to të Juanit për shtrirje në tregun botëror.

SHBA vijojnë tashmë të kenë një Dollar të dobët, por jo pa përfitime, nëse marrim në konsideratë:

  • Zbutjen e deficitit buxhetor;
  • Përkrahjen e eksporteve amerikane duke synuar që të vijnë më shumë investime nga eksportuesit dhe rrjedhimisht të rritet dhe numri i punësimeve.

Administrata e presidentit Obama e di mire, se synimi i Euros duke u nisur nga nevojat e saj është orientimi i investimeve të huaja drejt tregut ku Euro ka shtëpinë. Por ata e dinë gjithashtu qe një Euro e forcuar do t’i “sëmurte” ekonomitë europiane duke krijuar çrregullime ne “rrahjet e zemrës” se tyre. Si rezultat, loja amerikane vijon të lejojë Dollarin të rrijë i dobësuar, por duke ndryshuar status quo në lidhje me normat e kaluara të interesit.

Strategjia e kësaj administrate është krijimi i një dollari, i cili te jetë ndikuesi direkt në:

  • Rritjen e eksporteve amerikane dhe në këtë mënyrë rritjen e konkurrencës ekonomike duke përmirësuar ritmet e rritjes në përgjithësi;
  • Uljen e eksporteve dhe konkurencës europiane  duke e mbajtur në stanjacion ekonomik Bashkimin Europian, por pa harruar tashme edhe vendet e BRIC (Brazil, Rusi, Indi dhe Kine);
  • Zhvendosjen e një pjese të barrës së deficitit në kurriz të europianëve dhe vendeve në zhvillim.

Banka Qendrore europiane do të përpiqet të maskojë ndërhyrjet aktuale përpara se të vijojë të ulë normat e interesit.

NË të njëjtën kohë, Kina dhe shtetet e tjera, po luajnë një lojë tjetër së bashku. Çdo herë që Dollari ulet, ato blejnë metale te çmuara apo pasuri të patundshme në bursë. Natyrisht, që individët europianë nuk kanë hyrë në këtë radhë blerje, si nuk kanë hyrë edhe amerikanët.

Atëherë, kush po fiton?

A mos po fiton SHBA duke lënë litarin të tërhiqet nga Europa, Rusia dhe Kina ne mënyrë qe t’i lere qe te bëhen sa me shume vende qe e tërheqin atë?

Apo është BQE dhe pjesa tjetër e botës duke qeshur së fundmi pasi ata po mbajnë ne duart e tyre çelësin për të ngadalësuar ekonominë amerikane?

Kush e di?!

Sa më poshtë ta lejojë SHBA monedhën e vet, aq me shume do të jenë të nxitur aziatikët të shkarkojnë borxhet e tyre aksionarë në dollarë, nëse ata shikojnë se asetet e tyre ne dollarë zhvlerësohen ne çdo moment që kalon. Do te vije një moment qe kjo nxitje e tyre do të jetë një rrugë vetëm vajtje, pa kthim mbrapa.

Por, për individët nuk ka rëndësi se ç ‘drejtim merr fati i përplasjes midis euros dhe dollarit, nëse ata vendosin të investojnë në pasuri te paluajtshme apo në metale të çmuara. Kjo lëvizje do t’i bënte të ktheheshin në spektatorë. Kushdo prej monedhave që fiton apo humbet ata do të jenë (te paktën ekonomikisht) të sigurtë nga batërdia e “fushë betejës” monetare.

Ndërsa Euro rritet ne raport me Dollarin, natyrisht që i jep një mbështetje atyre qe kane investuar paratë te ky i fundit.

Pse?

Sepse lëvizja ndërkombëtare e mallrave, që bazohet nga Dollari është bërë një çështje domosdoshmërie jetike. Nëse nuk do të ketë më Euro konkuruese ne tregje, atëherë shtytja e tyre do te jete drejt Dollarit apo metaleve të çmuara.

Megjithatë, mos harroni gjithsesi të investoni në gjëra më të sigurta se këto dy monedha.

Zotëroni pasuri të patundshme?

Po për asetet financiare keni dëgjuar?

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: