Kriteret për identifikimin e një Tatimpaguesi të Madh

Kriteret për identifikimin e një Tatimpaguesi të Madh

Arsyet kryesore per vendosjen e kritereve per identifikimin dhe levizjen e subjekteve per te hyre apo dale nga DTM eshte per:

– te siguruar te ardhura tatimore (duke siguruar arkëtime bazuar me se shumti ne vetedeklarimin e tatimpaguesit me kosto administrative te ulet);

– te vendosur sisteme baze te standartizuar per efektivizimin e kontrollit te tatimpaguesve potenciale kontribues ne te ardhurat tatimore dhe perfitues te pjeses me te madhe te burimeve te fondeve publike;

– te permiresuar menaxhimin e borxheve tatimore

– t’u dhene sherbim me te mire tatimpaguesve.

Kriteret qe do te perdoreshin ne kete rast per identifikimin e nje tatimpaguesi te madh mund te renditen si me poshte:

  1. Sipas kategorisë të të dhënave të dy-tre viteve të fundit nga pasqyrat financiare:

–  Xhiroja

– Aktivet e trupezuara

– Likujditetet

– Kapitali i nenshkruar

– Fitimi i pashperndare

– Llogaria e ortakëve

– Fitimi para tatimit

– Detyrime tatimore te paguara

– Numri i filialeve (NIPT sekondare)

– Numri i punonjesve

  1. Sipas degës ekonomike ku kryhet aktiviteti:

–  Tregti

– Prodhim

– Transport

– Ndërtim

– Shërbime

– Sektori bankar

– Sektori i sigurimeve

– Turizëm

– Profesione

– Lojra fati

– Media elektronike kombetare

  1. Kryqëzim të treguesve të dy-tre viteve të fundit të:

– Kategorisë së të dhënave (1) dhe

– Degës ekonomike (2)

  1. Personat me të ardhura nga të gjitha burimet mbi 50 milion lekë në vit (artiste, sportiste, arkitekte, menaxhere, organizatore aktivitetesh, shpikes, qeradhenes te ndryshem etj.qe vleresohen te qarkullojne sa shuma e mesiperme).
  1. Personat e lidhur, ortakëritë apo filiale të multinacionaleve me të ardhura vjetore mbi 500 milion lekë nga të gjitha burimet.

Plotësimi i kritereve për pikat 4. dhe 5. konsiderohen të identifikuar si tatimpgues të mëdhenj pavarësisht nëse plotësojnë ose jo kriteret e pikave 1., 2. dhe 3.

Spjegime të shkurtra për pikën 1. dhe 2. dhe 3.

  1. Sipas kategorisë së të dhënave të tre viteve të fundit.

    – Xhiroja

Persa i takon xhiros vjetore qe realizon nje shoqeri ose person kufiri minimal vjetor per secilin nga tre vitet si qarkullim qe do te merret ne konsiderate do te jete mbi 700 milion leke. Ky qarkullim perfshin te ardhurat nga te gjitha burimet pa asnje perjashtim. Per subjektet qe jane krijuar ne vitin e fundit ose te parafundit dhe nuk ka tre vite aktiviteti, xhirua e marre ne konsiderate do te jete shuma qe tenton drejt kufirit te mesiperm.

– Aktivet e trupëzuara

Ne vleren e aktiveve te trupezuara do te merret ne konsiderate kufiri i vleres se tyre me i madh se 1/5 e qarkullimit trevjecar. Per subjektet qe jane krijuar vitin e fundit kufiri i vleres se aktiveve te trupezuara do te jete me i madh se 1/3 e qarkullimit vjetor. Ne kete vlere do te perfshihen dhe krijimi i aktiveve te trupezuara ne periudhen korrente.

– Likujditetet

Vlera e likujditeteve te shoqerise do te merret ne konsiderate kur shuma e tyre ne postin e aktiveve te bilancit per secilin nga tre vitet e fundit eshte me e madhe se ¼ e aktiveve ne total te shoqerise ose personit.

  – Kapitali i nënshkruar

Kriteri i kapitalit te nenshkruar ka lidhje me vleren e kapitalit themeltar plus ndryshime te kapitalit sipas nje vendimi te gjykates te regjistruar ne regjistrin tregtar. Nese vlera e kapitalit te nenshkruar te bilancit te vitit me te fundit eshte e barabarte ose me e larte se vlera e aktiveve te trupezuara sa me lart do te perbeje nje kriter per cdo subjekt qe e ploteson ate.

– Fitimi i pashpërndarë

Nese ne bilancin e tre viteve te fundit nuk eshte shperndare asnjehere fitim dhe nese kjo shume nuk eshte e regjistruar as si kapital i nenshkruar dhe as nuk eshte gjendje ne aktivet e shoqerise atehere ai eshte nje kriter per identifikimin e shoqerise per te qene tatimpagues i madh. Vlera minimale kufi e fitimit te pashperndare duhet te jete me e madhe se 50 milione leke.

– Llogaria e ortakëve

Llogaria e ortakeve do te sherbejne si kriter per identifikimin e nje shoqerie si tatimpagues i madh nese vlera e tyre eshte me e madhe se vlera e huave si afatgjata dhe afatshkurtra, qe ka shoqeria ndaj te treteve. Kjo duhet pare nese eshte e tille per secilin nga tre vitet e fundit. Nese dy nga tre vitet nuk eshte keshtu, atehere kriteri nuk qendron dhe nuk sherben si identifikues per shoqerine si tatimpagues i madh.

 – Fitimi para tatimit

Fitimi para tatimit te shoqerise konsiderohet si zeri i rentabilitetit dhe nese ky eshte me i ulet se 1% dhe niveli mesatar statistikor sipas deges ekonomike eshte me i larte atehere nje kriter i tille sherben per identifikimin si tatimpgues i madh i kesaj shoqerie.

 – Detyrime tatimore të paguara

Kur nje shoqeri ka paguar detyrime fiskale (doganore, tatimore dhe kontribute) ne total per secilin nga tre vitet e fundit ne vleren mbi 25 milion leke ne vit apo mbi 70 milion leke per te tre vitet se bashku.

Nje kriter i tille sherben per identifikimin si tatimpgues i madh i kesaj shoqerie.

– Numri i filialeve apo Degëve (NIPT Sekondare)

Nese nje shoqeri qe kryen aktivitet ne cfaredo dege te ekonomise dhe ka me shume se 5 filiale, dege apo NIPT-e sekondare do te konsiderohet nje kriter qe sherben per identifikimin e nje shoqerie si tatimpagues i madh.

– Numri i punonjësve

Nje shoqeri qe kryen aktivitet ne cfaredo dege te ekonomise dhe ne personelin e saj ka nje numer punonjesish mbi 50 persona do te sherbeje si kriter per identifikimin e nje shoqerie si tatimpagues i madh.

 Sipas degës ekonomike ku kryhet aktiviteti:

Kriteri i deges ekonomike ku operon subjekti do te shihet gjithnje i kombinuar me te dhenat e shoqerise dhe nuk do te sherbeje thjesht si nje kriter me vete. Perjashtim do te jene vetem sektori bankar, sektori i sigurimeve, lojrat e fatit dhe mediat elektronike kombetare. Keto tre kategori do te jene te identifikuara drejtperdrejt si shoqeri qe duhet te jene tatimpagues te medhenj.

Kryqëzim të të dhënave në tre vitet e fundit të:

Dega e

Ekonomisë

Kategoria Kufiri minimal (000 lekë) Pikavarazhi
 – Tregti

 – Prodhim

 – Transport

 – Ndërtim

 – Shërbime

 – Turizëm

 – Profesione

    – Xhiroja

    – Aktivet 

    – Likujditetet

    – Kapitali i nënshkruar

    – Fitimi i pashpërndarë

    – Llogaria e ortakëve

    – Fitimi para tatimit

    – Detyrimeve tatimore të paguara

    – Numri i filialeve 

    – Numri i punonjësve

700.000

100.000

70.000

30.000

100.000

100.000

150.000

>5

>50

6

4

1

1

4

2

6

6

4

6

   

38

  1. Nese nga kriteret e mesiperme kalon mbi nivelin e 25 pikeve atehere nje shoqeri quhet e identifikuar si tatimpagues i madh. Nese nuk plotesohet numri i pikeve, por nga nje shoqeri plotesohen 7 nga 10 kriteret ne varesi dhe te renditjes se mesiperme te degeve ekonomike, shoqeria identifikohet se ploteson kriterin si tatimpagues i madh.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: