Kadastra fiskale, Pse?
Taksat vendore mbi pasurinë e paluajtshme janë një burim i preferueshëm të ardhurash për disa arsye. Së pari, baza tatimore është e dukshme për çdokënd dhe është e vështirë t’i shpëtosh detyrimit tatimor që aplikohet ndaj pasurisë së paluajtshme. Nga këndvështrimi administrimit tatimor procesi i tatimit të pronës është më i lehtë pasi barra tatimore është e bashkëlidhur me pronën. Interesi i pushtetit vendor për të mbledhur të ardhura tatimore nga pronat është një burim i qëndrueshëm të ardhurash dhe në terma afatgjatë ecën hap pas hapi ndryshimet e zhvillimit ekonomik lokal.
Ashtu si të ardhurat e tjera me peshë në financat e pushtetit vendor, kjo bazë tatimore rrit përgjegjshmërinë e drejtuesve vendor, pasi krijon një lidhje direkt midis tatimeve të paguara dhe shërbimet e përfituara nga prona.
Tatimet vendore mbi pronën nuk ka një peshë të dukshme në Evropë. Në vende me traditë të gjatë në administrimin e tatimit të pronës së paluajtshme kanë një tregues taksimi te 2-3% të PBB. Mesatarja e vendeve të OECD treguesi është te 1%. Përtej diferencave historike të trashëguara, shqetësimi kryesor rreth administrimit të tatimit mbi pronën e paluajtshme është ngushtësisht i lidhur me efektin mbi shpërndarjen e të ardhurave.
Tatimi mbi pronën në Shqipëri në këto dy dekadat e fundit është konsideruar si një tatim regresiv dhe që do ndikonte negativisht mbi zhvillimin e bujqësisë dhe atë urban. Por statistikat tregojnë se pronarët e pasurive të paluajtshme me të ardhura më të larta paguajnë më pak në raport me të ardhurave totale të tyre.
Barra tatimore për aq sa është ngarkesa në gjithë këtë periudhë ka rënduar mbi qytetarët, bujqit dhe fshatarin e varfër. Megjithëse, kjo temë është objekt debati të fortë edhe në botë, për Shqipërinë mund të theksohet fakti se tatimet me bazë kapitalin do të rritin progresivitetin e sistemit tatimor në vend.
Reforma e sistemit të kadastrës fiskale filloi të jetë prioritet i politikës në fillim të vitit 2014. Për këtë element është folur në tavolina të mbyllura dhe të hapura ekspertësh edhe para këtij viti, por pa patur organizime me fokus të qartë formatin e taksës ndaj pronës.
Tatimi mbi pronën synon të jetë pjesa kryesore e burimit të të ardhurave të bashkive të reja.
Megjithëse taksa mbi pronën ka një përfaqësim të vogël në të ardhurat tatimore që mblidhen nga administrata tatimore qendrore dhe vendore, ajo mund të transformohet në një burim të qëndrueshëm për financat vendore;
Mungesa e një ligji ku të qartësojë dhe adresojë problematikat dhe burimet e financave vendore ka shansin të përfshijë në vetvete taksën ndaj pronës;
Dimensioni i vlerës së tregut të pronës është pjesa kryesore në arritjen e bazës së plotë të tatimpaguesve që do të paguajnë bazuar mbi llogaritjet që prodhohen prej saj. Ndërthurja e vlerës me bazën tatimore në mënyrë direkt do të ndikojë mbi fuqinë ekonomike të pushtetit vendor;
Në kundërshtim me përvojën e administratës tatimore qendrore, që na është paraqitur pak e interesuar për llogaritjen dhe mbledhjen e kësaj takse, administrata vendore duhet të ketë një qasje dhe përpjekje shumë të madhe për të përkthyer interesin për të përfituar nga efektet e taksës mbi pronën;
Edhe pse mund të jetë e vështirë të pritet që ligji që rregullon financimin e pushtetit lokal do të kalojë përpara fundit të 2015, një ligj për tatimin e pronës mund të kalojë edhe më shpejt dhe përvojat fillestare për administrimin e saj në nivel lokal mund të shfaqen në projekte pilot në bashki të ndryshme;
Në vlerësimin e zbatimit praktik të këtij ligji, kapaciteti i agjencive publike të pushtetit vendor duhet të testohet në zbatimin e veprimeve administrative dhe teknike.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.