Financat dhe Ekonomia:  Situata në Ballkanin Perëndimor, 2022

Financat dhe Ekonomia:  Situata në Ballkanin Perëndimor, 2022

Raporti BT 2022: Ballkani Perëndimor ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm në trajektoren e vet të zhvillimit. Gjatë dekadave të fundit, shtetet ballkanike kanë shënuar progres mbresëlënës në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të tyre. Me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto për frymë dhe rritjen e konsumit familjar, është ulur përqindja e familjeve të privuara materialisht.

Nga ana tjetër, varfëria e skajshme është më e ulët dhe jetëgjatësia po rritet. Ballkani Perëndimor ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar kapacitetet vendase. Ballkani ka një terren  të volitshëm për të çuar përpara rrugën e rimëkëmbjes së gjelbër, duke pasqyruar progresin mbresëlënës të shënuar në vitet e fundit në aspekte të ndryshme.

Popullsia aktuale e Ballkanit Perëndimor është rreth 17.18 milionë banorë.

Sot, gjashtë ekonomitë[1] kanë një produkt të brendshëm bruto të kombinuar (PBB) prej afër 130 miliardë Euro[2]. Ekonomia e Ballkanit Perëndimor përfaqëson 1.5% të PBB-së së Bashkimit Evropian. PBB-ja mesatare për frymë e rajonit është rreth 12.000 EURO (PPP) [3] në 2021.

Procesi drejt integrimit me BE-në ka qenë një shtytës i rëndësishëm i demokratizimit, paqes dhe ndërtimit të institucioneve në Ballkanin Perëndimor dhe i ka ofruar rajonit mbështetje të madhe financiare dhe teknike për zhvillimin e tij dhe integrimin rajonal. Nëpërmjet Procesit të Stabilizim Asociimit (SAP) që nga viti 1999, ekonomitë në rajon janë përfshirë në një partneritet progresiv me Bashkimin Evropian.

Të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia panë një rimëkëmbje të fortë ekonomike me 7.4 për qind rritje në vitin 2021, ndërsa rajoni u rikthye nga recesioni i vitit 2020. Në fakt, fuqia e rimëkëmbjes i tejkaloi parashikimet për shkak të (a) një kombinimi të kërkesës konsumatore të ndrydhur, kufizimeve të udhëtimit, pavarësisht shkallëve të larta të infeksionit dhe vaksinimit të ulët, si dhe (b) një rikthimi në investime dhe një rritje në eksporte, të gjitha të ndihmuara nga mbështetja e vazhdueshme fiskale.

Një kthim në rritjen ekonomike ndikoi krijimin e vendeve të punës, duke ndihmuar në uljen e varfërisë në të gjithë rajonin.

Të ardhurat nga taksat u rritën gjithashtu në vitin 2022 me rimëkëmbjen e rritjes, duke reduktuar deficitet buxhetore dhe borxhin publik.

Megjithatë, një vit rritjeje thjesht nuk është koha e mjaftueshme për çdo vend që të rindërtojë zbutësit fiskalë dhe ato të borxhit për goditjen e ardhshme nëse është një goditje e madhe.

Borxhi publik ra në 57 për qind të PBB-së në 2021, rreth 4 pikë përqindjeje më e ulët se kulmi i vitit 2020, por gjithsesi 50 për qind më i lartë në krahasim me periudhën para COVID-19. Si rezultat, qeveritë në të gjithë Ballkanin Perëndimor hynë në vitin 2022 me hapësirë të kufizuar ​​për manovrime fiskale.

[1] Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia
[2] https://ec.europa.eu/eurostat/documents/4031688/14589427/KS-05-22-089-EN-N.pdf/35508d49-956b-9f20-2c47-1b38636e38b6?t=1651049579047
[3] në terma të barazisë së fuqisë blerëse (PPP – kursi teorik i këmbimit që ju lejon të blini të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend duke krahasuar prodhimin e vendeve që përdorin kurse të ndryshme këmbimi)

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: