Eksportet e mallrave dhe shërbimeve në 5 vitet e fundit në Ballkan

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve në 5 vitet e fundit në Ballkan

Midis 2016 dhe 2020 eksportet dhe importet nga Ballkani Perëndimor u rritën përkatësisht me 4.4 miliardë dhe 3.9 miliardë euro, pavarësisht rënies në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. Në vitin 2020 suficiti tregtar ishte 7.9 miliardë euro.

Ekonomitë e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë tejkaluar nivelet para pandemisë, pavarësisht nga pasojat nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, kushtet e pafavorshme të motit, shtrëngimi i kushteve financiare dhe pasiguria e konsiderueshme.

Për të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor, BE-ja është partneri kryesor tregtar, duke përbërë dy të tretat (65.8%) të tregtisë totale të rajonit; ndërsa pjesa e rajonit në tregtinë e përgjithshme të BE-së është vetëm 1.4%.

Në një vështrim të nivelit të eksporteve të vendeve ballkanike perëndimore në pesë vitet e fundit shihet se ka tendenca të ecurisë së tyre në nivele mjaft të diferencuara. Kjo tregon edhe disnivelet e strukturës ekonomike të sektorëve të cilët kontribuojnë më shumë te eksportet. Mallrat e prodhuara përbëjnë 77,5 % të eksporteve nga Ballkani Perëndimor. Në eksporte, mallrat e tjera të përpunuara (31,8 %) kanë peshën më të madhe, të ndjekur nga makineritë dhe automjetet (29,9 %) dhe prodhimet kimike (15,8 %).

% PBB
Eksportet e mallrave & shërbimeve20182019202020212022
SERBIA50.45148.254.563.5
MONTENEGRO42.943.82642.852.7
N.MACEDONIA60.462.457.866.274.9
ALBANIA31.631.322.731.337.5
KOSOVO29.129.321.733.438.5
BOSNIA424034.242.246.2
Burimi: https://data.worldbank.org/indicator/NE.EXP.GNFS.ZS

Nëse shikojmë treguesit e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve të pesë viteve të fundit, vërehet se Kosova dhe Shqipëria janë në vendet e fundit me një nivel eksportesh sa gjysma e Maqedonisë së Veriut apo edhe Serbia në vitin e fundit.

Vendin e parë në nivelin e eksporteve si % e Prodhimit të Brendshëm e mban Maqedonia e Veriut e ndjekur nga Serbia. Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë një nivel më të moderuar se dy vendet e para, por dukshëm më lart se shtetet shqiptare.

Eksportet janë tepër të rëndësishme për ekonomitë e secilit vend ballkanik në këto kohë mjaft komplekse dhe me kosto të rritura, sepse ato u ofrojnë njerëzve dhe firmave shumë më tepër tregje për mallrat e tyre. Një nga funksionet thelbësore të diplomacisë dhe politikës së jashtme të qeverive duhet të ishte pikërisht nxitja e tregtisë ekonomike, inkurajimi i eksporteve për të mirën e të gjitha palëve dhe banorëve të vendit.

Nëse shikojmë ndryshimet në vlerë absolute të eksporteve të vendeve ballkanike, situata rezulton si më poshtë, ku gjatë pesë viteve të fundit të raportuara:

– eksportet e Serbisë kanë ndryshuar me 11 miliardë dollarë nga 15.8 miliardë dollarë në 2016 në 26.8 miliardë dollarë në 2021.
Sektorët më të fortë të ekonomisë së Serbisë janë energjia, industria e automobilave, makineritë, minierat dhe bujqësia. Eksportet kryesore industriale të vendit janë automobilat, metalet bazë, mobiljet, përpunimi i ushqimit, makineritë, kimikatet, sheqeri, gomat, rrobat dhe produktet farmaceutike.

– eksportet e Maqedonisë së Veriut kanë ndryshuar me 3.22 miliardë dollarë nga 5.4 miliardë dollarë në 2016 në 8.62 miliardë dollarë në 2021.
Maqedonia e Veriut eksporton Produkte të ndryshme kimike, makineri dhe pajisje elektrike dhe pjesë të tyre, regjistrues dhe riprodhues të zërit, regjistrues dhe riprodhues të imazhit dhe zërit televiziv, si dhe pjesë dhe aksesorë të artikujve të tillë, hekur dhe çelik, automjete të ndryshme nga mjetet hekurudhore ose tramvaj, dhe pjesë dhe aksesorë prej tyre, lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre; substanca bituminoze; dyll mineral, Mobilje; shtroja, dyshekë, mbështetëse dysheku, jastëkë dhe orendi të ngjashme të mbushura; llamba dhe pajisje ndriçimi, ndërtesa të parafabrikuara, Artikuj veshjesh dhe aksesorë veshjesh, Reaktorë bërthamorë, kaldaja, makineri dhe pajisje mekanike; pjesët e tyre, xehe, skorje dhe hi

– eksportet totale të Kosovës shënuan 3.61 milionë dollarë në vitin 2022 nga 2.29 miliard dollar në vitin 2018, me një rritje prej 1.32 miliard dollarë.
Kosova eksporton jashtë vendit metale dhe xehe, Veshje dhe Tekstile, Produkte Bujqësore, Makineri dhe pajisje, Minerale dhe Produkte prej Guri, Produkte Plastike, Makineri dhe Pajisje elektrike, Produkte druri dhe Druri, Produkte gome, Guri dhe Materiale ndërtimi

– eksportet e mallrave dhe shërbimeve të Malit të Zi janë rritur brenda 5 viteve të fundit me 0.85 miliard dollarë, ku në vitin 2018 eksportet ishin 2.36 miliard dollarë, ndërsa në vitin 2022 eksportet ishin 3.21 miliard dollarë.
Eksportet kryesore të Malit të Zi janë metale me ngjyra, energji elektrike, xehe metaliferike dhe skrap metali, hekur dhe çelik, pije, tapë dhe dru dhe energji dhe produkte nafte.

– eksportet e Shqipërisë kanë ndryshuar me 1.12 miliardë dollarë nga 2.37 miliardë dollarë në 2016 në 3.49 miliardë dollarë në 2021.
Eksportet kryesore të Shqipërisë kryesohen nga tekstili dhe këpucët (27.8%); minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike (22.1%); materiale ndërtimi dhe metale (21,6%); dhe ushqime, pije dhe duhan (10.6% – të dhëna Instat 2022).

– eksportet e Bosnjë- Hercegovinës janë rritur me 1.98 miliardë dollarë nga 7.18 miliardë dollarë në 2018 në 9.67 miliardë dollarë në 2022.
Eksportet kryesore të Bosnjës dhe Hercegovinës janë mobiljet, nafta dhe lëndë djegëse minerale, makineri elektrike, artikuj hekuri dhe çeliku, druri, makineri industriale, alumini, hekuri dhe çeliku, këpucët, kimikatet inorganike

Inflacioni, normat e interesit, vlera e kursit të këmbimit dhe PBB-ja ndikohen të gjitha nga tregtia e jashtme, ose ndryshe nga importet dhe eksportet. Në mënyrë ideale, si importet ashtu edhe eksportet duhet të kenë rritje në një ekonomi të shëndetshme. Eksportet që tejkalojnë importet në terma të rritjes mund të jenë një shenjë se ekonomia është më e forte se ekonomia partnere për shkak të tregut për blerjen e mallrave. E kundërta mund të jetë e vërtetë nëse rritja e importeve tejkalon rritjen e eksporteve.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: