Dita e Lirisë Fiskale në 2020 në Kosovë
Dita e Lirisë Fiskale arrin në Kosovë në ditët e fundit të Marsit 2020. Liria Fiskale në Kosovë mbërrin ditën e 88të të vitit 2020. Kjo ditë sipas llogaritjeve të ditëve sipas muajve të vitit bie në datën 28 Mars 2020. Në vitin 2019, Dita e lirisë Fiskale ishte në datën 29 Mars dhe mbërriti në ditën e 88të të vitit 2019, njësoj si në vitin 2020.
Taksapaguesit, që janë rezidentë të 6të regjioneve të Kosovës e kanë Ditën e Lirisë Fiskale 2020 gjatë muajit Mars dhe vetëm një regjion e ka në muajin Prill.
Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë 2020 mbërrin më shpejt në regjionin e Mitrovicës në ditën e 2të të muajit Mars. Në vitin 2019 kjo ditë ishte në datën 13 Mars. Ky regjion e arrin 15 ditë më herët se regjioni i Pejës Ditën e Lirisë Fiskale 2020, bazuar në të ardhurat që janë mbledhur gjatë vitit 2019. Ditën e Lirisë fiskale 2019 ky regjion e ka arritur 3 ditë më herët se regjioni i Pejës. Në vitin 2019, taksapaguesit e regjionit të Mitrovicës kanë punuar 62 ditë pune për të shlyer detyrimet fiskale dhe për tu liruar nga barra fiskale. Në vitin 2018, ata kanë punuar 72 ditë dhe e kanë sjellur më vonë Ditën e Lirisë Fiskale 2019.
Taksapaguesit në regjionin e Pejës e kanë ditën e lirisë fiskale 2020 në datën 17 Mars, që bie 3 ditë më herët se në vitin 2019. Taksapaguesit e Pejës e festojnë lirimin fiskal në 2020 pasi kanë punuar 77 ditë në vitin 2019 për të paguar gjithë detyrimet e tyre fiskale. Në vitin 2018 ata kanë punuar 79 ditë përpara se të konsideroheshin se kanë shlyer detyrimet fiskale dhe të arrijnë të punojnë për vete.
Në regjionin e Gjakovës, taksapaguesit e kanë ditën e lirisë fiskale 2020 në datën 20 Mars, ndërsa në vitin 2019 dita e lirisë fiskale ishte në datën 23 Mars. Taksapaguesit e këtij regjioni, në vitin 2018 kanë punuar 82 ditë pune, ndërsa në vitin 2019 kanë punuar 80 ditë pune për të paguar detyrimet tatimore ndaj buxhetit dhe për tu liruar nga barra fiskale.
Në regjionin e Gjilanit, taksapaguesit e kanë Ditën e Lirisë fiskale 2020 në datën 24 Mars, por edhe pse kanë punuar të njëjtin numër ditësh pune(84 ditë), si në 2018, po ashtu edhe në 2019 për të shlyer barrën fiskale dita e Lirisë Fiskale në 2019 ka arritur në 25 Mars. Kjo mospërputhje vjen për shkak se viti 2020 është vit i brishtë dhe ka një ditë më shumë, fakt që ndikon në llogaritjen e ditëve.
Regjioni i Prizrenit ka një diferencë në ditët e lirisë fiskale midis 2020 dhe 2019, për arsye të një barre në rritje për vitin 2019. Në vitin 2020, Dita e Lirisë Fiskale është në datën 29 Mars. Në vitin 2019, Dita e Lirisë Fiskale ishte në datën 14 Mars. Në vitin 2018, taksapaguesit e këtij regjioni kanë punuar 73 ditë përpara se të quheshin se kishin përmbushur detyrimet sipas barrës fiskale që u përkiste. Në vitin 2019, ata kanë punuar 89 ditë deri sa kanë arritur të shlyejnë gjithë detyrimet fiskale që u përkisnin për ti paguar buxhetit.
Taksapaguesit e regjionit të Ferizaj e kanë ditën e lirimit fiskal në 2020 vetëm 1 ditë më vonë se në Prizren. Barra fiskale në vitin 2019 ka ardhur në rritje. Taksapaguesit e kishin ditën e lirisë fiskale në 2019 në datën 28 Mars. Për të arritur deri në këto data, taksapaguesit e këtij regjioni kanë punuar 87 ditë pune në vitin 2018 dhe 90 ditë pune në vitin 2019.
Në regjionin e Prishtinës, taksapaguesit mbajnë barrën më të madhe fiskale dhe në rritje për vitin 2020 e krahasuar me vitin 2019. Nisur nga kjo, Dita e Lirisë Fiskale 2020 është në datën 13 Prill, ndërsa në vitin 2019 kjo datë ishte në 29 Mars. Në këtë regjion, që mban numrin më të madh të taksapaguesve në Kosovë, taksapaguesit rezidentë kanë punuar në vitin 2018 88 ditë dhe në vitin 2019 kanë punuar 104 ditë vetëm për të paguar detyrimet tatimore ndaj buxhetit.
Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë është shtyrë në kohë, për arsye se performanca e të hyrave në buxhet përgjatë viteve të fundit në të gjitha regjionet e Kosovës ka përmirësime të vijueshme.
Megjithatë mbetet sfidë e pamohueshme lufta që duhet të fillojë me forcë për të shtyrë drejt kufijve minimale evazion tatimor, i cili po tenton të kalojë kufijtë që ishin vendosur deri më sot dhe po fillon të ndikojë në barazinë tatimore të taksapaguesve. Ky fakt duket edhe te shpërndarja e të ardhurave sipas Indeksit GINI, të përmendur më lart. Kosova ka përkeqësim të situatës së shpërndarjes së të ardhurave nga vetëm pesë vite më parë.
ALTAX e llogarit për herë të 5të Indeksin e Lirisë Fiskale për Kosovën.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.