Çfarë na tha Komisioni Europian për taksat në Raportin 2020?
Ne fakt nuk ka per te mbajtur vëmendje ne pothuajse asnjë paragraf te raportimit fakte apo vëzhgime per te adresuar realitetin e politikes dhe administrimit qe te jete ne sinkron me shqetësimet e biznesit, eksperteve dhe fakteve te medias.
Ne raport nuk gjen ne asnje fjali ballafaqimin me mungesen e fakteve nga lufta qe duhet bere evazionit, pervec citimit te marreveshjes per shkembimin e ndersjellte te informacioneve, nje element i politikes.
Nga ana tjeter nuk thuhet asnje fjali persa i perket informalitetit te tregut te punes, si dhe realisht menyres organizative funksionale te administrates doganore dhe tatimore.
Ky raport, pertej standartit narrativ qe bazohet ne strukturat e miratuara te raporteve te KE-se nuk eshte i azhornuar ne kohe edhe persa i perket nismes per fiskalizimin duke thene se pritet te filloje ne mesviti 2020(?!) nderkohe qe pervec periudhes se tejkaluar ka edhe shtyrje te zbatimit te tij, pa ndonje arsye esenciale, pervec faktit qe nuk jane ende kushtet e duhura. Ky fakt ne raport nuk permendet.
Ne teresine e tij raporti nuk ka nje thellim ne problematikat e taksimit, si dhe ka qemtuar fakte periferike qe nuk jane thelbi i analizes se nje sistemi tatimor.
Me poshte eshte Raporti KE 2020, ku gjendet edhe pjesa per taksimin ne Kapitullin 16 [1]:
Shqipëria është e përgatitur mesatarisht në fushën e taksave. Disa përparime u bënë përmes
bashkimit me kornizën gjithëpërfshirëse të OECD mbi bazëm e erozionit dhe zhvendosjen e fitimit (BEPS) dhe përmes krijimit të një zyre qendrore ndërlidhëse për të shkëmbyer automatikisht informacionet mbi llogaritë financiare. Performanca e të ardhurave në vitin 2019 ishte mbi nivelet e vitit 2018 (+ 1.7%) por më poshtë se objektivi (-4.9%), kryesisht për shkak të keqperformimit të TVSH-së, detyrimeve doganore, taksave kombëtare dhe akcizës.
Në vitin e ardhshëm, vendi duhet të:
– thjeshtojë sistemin e taksimit duke inkurajuar rritjen e pajtueshmërisë së taksave;
– vazhdojë të adresojë në mënyrë sistematike mospërsëritjen e vonesave në rimbursimet e TVSH-së dhe të shmangë detyrimet e prapambetura në shuma të mëdha.
Për taksimin indirekt, norma standarde e TVSH-së është 20% dhe normat e reduktuara janë 6% dhe 10%. Megjithatë, ka një rritje të mëtejshme në numrin e përjashtimeve, duke përfshirë përjashtimet në lidhje me për aktivitetet e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Shqipëria përshpejtoi rimbursimin e TVSH-së dhe prandaj stoku i borxheve të TVSH-së ishte i adresuarderi në mars të vitit 2020 me përjashtim të tre tatimpaguesve të mëdhenj me të cilët DPT ka një rregullim të veçantë, të miratuar në Shkurt 2020. Taksimi i akcizës është pjesërisht i përafruar me acquis, p.sh Vajrat minerale janë shënuar për disa përdorime. Akciza e duhanit eshtë vendosur të rritet me hapa vjetorë, nga 49.8 EUR për 1.000 cigarenë 2019 në 51.25 EUR në 2020. Vazhdon të aplikohet taksa e favorshme e akcizës për cigaret e prodhuara me gjethet e duhanit të kultivuara në Shqipëri. Prodhuesit e vegjël të pijeve alkoolike aplikojnë normat e ulta të taksave. Ekzistojnë përjashtime nga akciza për konsumin personal deri në 100 litra për pijet alkoolike dhe deri në 200 litra për verën. Ligji i akcizës takson të gjitha produktet e energjisë të renditura në Direktiva 2003/96 / EC.
Lidhur me taksimin e drejtpërdrejtë, institucioneve financiare u kërkohet ligjërisht të llogarisin, mbajnë, dhe të deklarojnë tatim mbi të ardhurat për të ardhurat nga kursimet. Në përgjigje të situatës COVID-19, u zgjat afati për dorëzimin e pasqyrave financiare, përjashtimi i tatimit mbi fitimin për të bizneset e vogla, dhe shtyrjet e pagesave të tatimit mbi fitimin për të gjitha bizneset e tjera duke bere pak përjashtime. Shqipëria nuk lejon shtyrjen e taksave siç parashikohet në Direktiven e bashkimit. Në maj të vitit 2019, Shqipëria u bashkua me kornizën përfshirëse të OECD-së mbi bazën e erozionit dhe zhvendosjen e fitimit dhe filloi zhvillimin e legjislacionit për të zbatuar detyrimet e saj në zbatim te kesaj politike.
Drejtoria e përgjithshme e tatimeve (DPT) ka filluar të lehtësojë komunikimin metatimpaguesit përmes metodave më të gjera elektronike dhe duke thjeshtuar rregulloret dhe procedurat e regjistrimit për tatimpaguesit. Si rezultat i dërgimit nga DPT-së te letrave të personalizuara punëdhënësve dhe 85 punonjësve në disa sektorë të zgjedhur, kontributet dhe tatimi mbi të ardhurat personale në janar dhe shkurt 2020 u rrit. Monitorimi në kohë reale i faturave do të bëhet funksional në mes të vitit 2020, pas miratimit të të ashtuquajturit Ligj për Fiskalizimin në Dhjetor 2019, i cili synon të rrisë zyrtarizimin e operatorëve ekonomikë dhe të përmirësojë mbledhjen e TVSH-së.
Sidoqoftë, pragje të ndryshme për të kategorizuar operacionet ekonomike te aplikuar për të ardhurat dhe TVSH-në, e bëjnë sistemin më të komplikuar në administrim dhe ndoshta inkurajohet shmangia e taksave dhe evazioni.
Për sa i përket pajtueshmërisë tatimore, DPT identifikoi një numër të konsiderueshëm të taksapaguesve të cilët nën-deklarojnë pagat e punonjësve të tyre dhe hartuan strategjinë për adresimin e informalitetin e tregut te punës.
Lidhur me bashkëpunimin administrativ dhe ndihmën e ndërsjellë, Shqipëria duhet të nënshkruajë marrëveshjet e taksimit të dyfishtë me Danimarkën, Qipron, Lituaninë, Portugalinë, Sllovakinë dhe Finlandën. Në Prill 2019, staf shtesë prej katër punonjesish në DPT u caktuan për të vepruar si oficerë ndërlidhës për të shkëmbyer automatikisht informacionin mbi llogaritë financiare bazuar në Global Standard te OECD. Në vitin 2019, infrastruktura e shkëmbimit të të dhënave është zhvilluar por shkëmbimi automatik nuk është ende efektiv.
Përsa i përket kapacitetit operacional dhe kompjuterizimit, në mars të vitit 2020 personeli i administratës tatimore u ul më tej nga 1,512 në 1,450 punonjës. Përkundër kësaj rënie të stafit, që nga qershori i vitit 2020 numri i vendeve të lira të punës mbetet shumë i lartë në 193 (13.3%) krahasuar me206 në 2018 (13.1%). Programi vjetor i trajnimit, i aprovuar në 2019, është i bazuar në nevojat e stafit dhe në vitin 2019 u trajnuan 1,081 punonjës të DPT-së.
Në janar 2020, Ligji për shkëmbimin automatik të informacionit në llogaritë financiare ishtemiratuar, duke synuar përafrimin me Standardet e Raportimit të Konformitetit dhe shtrirjen e pjesshme me Direktivën përkatëse 2014 të BE-së. Shqipëria nuk ka ende kapacitetin teknik për tëlehtësuar shkëmbimin efikas të informacionit, si dhe nuk ka infrastrukturën e duhur për të aplikuar Standardet e teknologjisë informatike të BE-së. Sistemi elektronik i administrimit të taksave ka filluar se funksionuar që nga janari 2015, por nuk ka afate për të arritur ndërlidhjen dhe ndërveprimin me sistemet e BE.
Zbatimi i bazës ligjore për kadastrën fiskale, i aprovuar në 2018, eshte i vonuar, për shkak të të dhënave jo të plota, duke penguar funksionalitetin e tij. Bashkite vazhdojne përpilimin einformacionit e nevojshëm, ndërsa është planifikuar të ndryshohet baza ligjore.
[1] https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/albania_report_2020.pdf
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.