Borxhi publik Optimal

Borxhi publik Optimal

Ekonomitë në të gjithë botën po përballen me disa nga treguesit më të lartë të borxhit publik në dekada. Për ato vende që nuk janë pranë rrezikut të mos qasjes në treg, debatet në politikën aktuale duhet të qendërzohen drejt arritjes së një ritmi të duhur me të cilin mund të paguhet borxhi publik.

Ata që besojnë se borxhi është i keq për rritjen ekonomike janë edhe përkrahës të strategjisë së uljes së shpejtë të borxhit, ndërsa ata të cilët kanë në qendër të argumentit të tyre konsiderimin e borxhit sipas modelit të menaxhimit Kejnesian argumentojnë një strategji me një ritëm të matur të konsolidimit, ndoshta me një rritje të volumit të investimeve publike, ndërsa normat e interesit duhet të mbeten në kufijtë e ulët historikë.

Duke vijuar akoma më tej në këtë debat është edhe mundësia që thjesht të mund të bashkëjetohet me nivelin (relativisht) e lartë të borxhit duke monitoruar dhe lejuar që raportet e borxhit të bien natyrshëm nga shkaku i rritjes së prodhimit dhe forcimit të produktivitetit të ekonomisë.

Ndërsa borxhi mund të jetë i keq për rritjen, kjo nuk do të thotë se ai duhet të paguhet sa më shpejt të jetë e mundur, madje edhe duke abstraguar nga efektet Kejnesiane mbi aktivitetin ekonomik dhe prodhimin. NË të njëjtën kohë, borxhi më i lartë mund të nënkuptojë rikuperim në nivele të ulta të kapitalit të investuar, duke lënë të kuptohet se planet e investimeve duhet të reduktohen si një vendim që përshtatet me ecurinë e normës së fitimit dhe rimarrjes së vlerës së investimeve.

Shpejtësia e reduktimit të borxhit në përputhje me politikën optimale ka të ngjarë të jetë shumë i ngadaltë, ku periudha e uljes së stokut të borxhit zgjat mbi 15 vite. Duke pasur parasysh këtë ngadalësi në uljen e stokut, bëhet interesant shqyrtimi i masave të duhura institucionale për zbatimin e planeve të tilla optimale, si: një strategji të veçantë dhe e besueshme brenda një grupi politikash, që përfshin alternativa më të kushtueshme me një dinamikë të ngjashme për borxhin publik.

Borxhi publik i trashëguar paraqet një barrë që e mban ekonominë në gjendje të turbullt, duke reduktuar potencialin e investimeve dhe perspektivat e rritjes së saj. Edhe pse borxhi mund të jetë marrë për arsye të mira, efekti i tij në periudhat pasardhëse nuk ndikohet nga këto arsye, por nga efektiviteti i përdorimit të tij. Sa më i lartë stoku i borxhit të trashëguar, aq më e varfër do të jetë ekonomia nëse marrim parasysh vlerën aktuale të kostove që duhen për shërbimin e borxhit. Efikasiteti i ekonomisë ndikohet direkt nga një borxh më i lartë i trashëguar bashkë me barrën e tatimeve. Nga ana tjetër, investimet publike dhe private, por dhe prodhimi i brendshëm do të jenë ulje dhe do të tkurren.

Reduktimi i borxhit, ose thënë me fjalë të tjera mbajtja e borxhit publik në nivel optimal varet nga dimensionet e hapësirës fiskale, që gëzon një qeveri. Kur hapësira fiskale është e mjaftueshme, por që nuk mund të krijohet me anë të disa procedurave (reformave) dhe veprimeve (masave) mekanike, atëherë kemi një rast oportun për të bashkëjetuar me borxhin, duke e paguar atë vetëm kur burimet e të ardhurave janë në dispozicion dhe raporti i borxhit programohet të ulet me anë të rritjes ekonomike. TË jetosh me borxhin në rrethana të tilla do të thotë se jemi në kushtet e balancës më të mirë të kosto-përfitim.

Borxhi duhet të përdoret për të zbutur taksat e nevojshme për të financuar shpenzimet qeveritare. Për investimet publike, kjo nënkupton financimin e borxhit të projekteve,  produkti social i të cilave arrin të ketë një normë kthimi të financimit me të paktën sa normat e interesit të tregut. Por, duke pranuar se borxhi i shtuar do të duhet të shërbejë realisht si një kompensim i mos performancës objektive të tatimeve duke qenë si një pjesë plotësuese e kapitalit publik, dhe si rrjedhojë duke reduktuar kthimin te investimet publike.

Ky efekt kumulativ në stokun e kapitalit publik ka të ngjarë të jetë i ndjeshëm kur borxhi publik është i lartë, që nënkupton nivel të lartë deformimi të modelit të taksimit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: