BERAT: Vlerësimi i efektit të dobësive të menaxhimit të të ardhurave vendore dhe harmonizimi i parashikimit me realitetin e menaxhimit

BERAT: Vlerësimi i efektit të dobësive të menaxhimit të të ardhurave vendore dhe harmonizimi i parashikimit me realitetin e menaxhimit

Sipas auditimit social nga eksperte e ALTAX per vitin 2022, në nivel të përgjithshëm Bashkia nuk i ka arritur objektivat fiskalë për mbledhjen e të ardhurave në vitin 2021, ndërsa disiplina fiskale cenohet nga luhatjet e mëdha në kryerjen e shpenzimeve sipas funksionit. Kjo situatë e brishtë financiare kryesisht ndikohet edhe nga pastrimi i detyrimeve të prapambetura të mbartura nga më parë, kostot e papritura të zbatimit të projekteve të investimeve dhe mosrealizimi i planit të të ardhurave.
Në rrisqet e identifikuara dhe të vlerësuara në parashikimin optimist dhe mosrealizimin e të ardhurave janë përmbledhtazi:
– Mungesa e treguesve te azhornuar nga institucionet per nje parashikim realist dhe te dhëna nga sa me shume burime
– Mangësi ne analiza specifike dhe llogaritje te kostove lidhur me tarifën e pastrimit per një parashikim realist te te ardhurës per arkëtim
– Mungesa e Udhëzimit/Manualit per procesin e parashikimit te te ardhurave gjate draftimit te projekt-buxhetit vjetor
– Dixhitalizim jo i plote i sistemit dhe rrisku i menaxhimit te kohës efektive per llogaritjen lidhur me paketat fiskale
– Mungesa e te dhënave te plota per parashikimin e te ardhurave
– Kulture e dobët e bashkëpunimit mes drejtorive brenda Bashkisë dhe me ato jashtë saj (QKB, ASHK, DRT)
– Funksionim jo me kapacitet te plote i Kadastrës Fiskale per taksen e ndërtesës
– Mungesa e certifikatave te pronës, per arsye te moszbatimit korrekt te ligjit nr.7501 dhe migrimit te popullsisë
– Pa saktësimi dhe mangësi ne përditësimin e te dhënave per regjistrin e tokes bujqësore
– Mungese parashikueshmerie lidhur me madhësinë e grantit të pakushtëzuar në mënyrë që Bashkia të ketë mundësi të planifikojë me efektivitet dhe efikasitet buxhetin e vet për afate disavjeçare.
– Mos përfshirje e performances se mbledhjes se te ardhurave ne konsiderate si faktor me peshe ne parashikim
– Bashkëpunim i dobët me Drejtorinë Rajonale Tatimore
– Komunikimi i dobët me pushtetin qendror per taksat e ndara per rentën minerare dhe te ardhurat nga tatimi per te ardhurat personale (2% e tatimit) dhe alokimi i tyre sipas përcaktimit ligjor
– Marrja pak ne konsiderate e informalitetit, si nje element me peshe e ndikim te parashikimi te ardhurave
– Aplikimet online pa dijeni paraprake nga zyra e finances ne Bashki per pezullimet e bizneseve ne QKB dhe ndikimi ne parashikimet e te ardhurave
– Ndërhyrje nga pushteti qendror ne parashikimin e te ardhurave nëpërmjet faljeve dhe përjashtimeve te taksave dhe krijimi i problemeve ne adresimin e rikuperimit te te ardhurave nga vendimet e pushtetit qendror dhe në dëm të autonomisë fiskale
– Mungesa e një strategjie për bashkëpunimin vullnetar për regjistrimin dhe bashkëpunimin vullnetar me ligjin në funksion të luftës ndaj informalitetit dhe zgjerimit të bazës tatimore
– Dobësi ne përbërjen e Këshillit Bashkiak dhe nevoja e kuptimit te procesit te parashikimit dhe afateve te tij
Pas mosrealizimit të të ardhurave nevojiten përmirësime në parashikimin e të ardhurave si në aspektin procedurial, por edhe në analiza dhe dialog intensiv me MeFE.
Masat e marra për ta fuqizuar angazhimin dhe masat kontrolluese të shpenzimeve kanë qenë efektive në pastrimin e detyrimeve të prapambetura të mbartura nga e shkuara.
Shqetësim mbetet mosparandalimi plotësisht i akumulimit të detyrimeve të prapambetura të reja, kryesisht te UK dhe investimet vendore. Rritja e funksionalitetit të sistemit të informacionit të thesarit siguron informacione të gjithanshme për angazhimet e shpenzimeve dhe pagesave të cilave u ka ardhur afati. Përdorimi i informacioneve të tilla është i kufizuar, në mungesë të kërkesave të standardizuara për monitorim dhe raportim të rregullt.
Gjithsesi, Bashkia mbetet e cenueshme ndaj tronditjeve fiskale për shkak të mos monitorimit (problem kapacitetesh dhe moskoordinimi burimesh), mos raportimit në kohë reale dhe mosmenaxhimit adekuat të rrisqeve të tilla fiskale si veprimtaritë thuajse fiskale të shoqërive tregtare publike, partneritetet publike private (PPP) ose pasivet e tjera të kushtëzuara (siç janë menaxhimi i kopetencave të deleguara në 2016 bashkë me bujqësinë, si dhe çështjet gjyqësore të pambyllura ende).
Shpërndarja e fondeve buxhetore pasqyron objektivat dhe prioritetet e politikave afatmesme, të hartuara në përputhje me kërkesat e paraqitura nga drejtoritë në kuadër të PBA-së.
Por fokusi strategjik i buxhetit pengohet nga vëmendja e kufizuar që tregon Këshilli Bashkiak për shqyrtimin e PBA-së. Në monitorimin e kryer mbi aktivitetin e këshillit Bashkiak (vendimet dhe konsultimet), vërehet se kalendari i aktiviteteve është i orientuar sipas një rutine që nuk ndryshon vit pas viti . Gjithashtu, gatishmëria, përshtatja, përditësimi dhe cilësia e strategjive sektoriale nuk janë të njëjta të mirëkordinuara me burimet dhe kapacitete e Bashkisë duke krijuar vonesa dhe mosrealizime.
Vini re!
Natyra tejet ambicioze e disa prej strategjive sektoriale ekzistuese i shndërron në dokumente thjesht aspiruese duke i ulur mundësitë për t’i vënë në jetë nëpërmjet buxhetit dhe mundësive të Bashkisë Berat, por jo vetëm.
Dobësitë në menaxhimin e investimeve publike ua ulin efektin në mbështetjen e objektivave të qeverisë për zhvillim shoqëror dhe ekonomik.
Ndër çështjet që kanë nevojë për vëmendje dhe përfshirje të Bashkisë përfshihet edhe mungesa e debatit publik për shqyrtime të thelluara fizibiliteti për projekte ndërkombëtare të investimeve kapitale, ku dhe monitorimi dhe raportimi nga Bashkia është në përmasa të vogla apo të pakonsiderueshme.
Në këtë rast, ndihma me ekspertizë direkte nga qeverisja qendrore (ministritë e linjës) duhet të sinkronizohet me nevojat e bashkisë.
Përdorimi efikas i burimeve në funksion të realizimit të shërbimeve dhe efektivizimit të barazisë buxhetore për pakicat rome dhe shtresat e margjinalizuara. Megjithëse paketa me aktet ligjore dhe nënligjore për menaxhimin e financave vendore është në zbatim prej mjaft vitesh, nisur nga përvoja disavjeçare është e nevojshme forcimi konsistent i kapacitetit në Bashki për t’u fokusuar te performanca dhe efektiviteti i realizimit të shërbimeve.
Kujdes!
Mungon komenti i kualifikuar i qytetarit nëpërmjet ekspertizës së përzgjedhur. Po ashtu edhe rekomandimet e konsoliduara të organizatave të ekspertizave të ndryshme. Masat e përfshira në objektivat dhe prioritetet e PBA nuk arrijnë dot të krijojnë një cikël të mbyllur të plan veprimi të lidhur me gjithë masat mbështetëse që janë të nevojshme për t’i vënë në zbatim prioritetet.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: