Analizë e investimeve të Shqipërisë në dhe nga Ballkani Perëndimor, 2024

Analizë e investimeve të Shqipërisë në dhe nga Ballkani Perëndimor, 2024

Investimet e huaja direkte (IHD) nga vendet fqinje me Shqipërinë në Ballkanin Perëndimor kanë qenë relativisht të kufizuara deri në nëntëmujorin e vitit 2024.

Sipas të dhënave të disponueshme, vendet si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova nuk kanë pasur një prani të konsiderueshme në fluksin e IHD-ve në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

Në vijim është një pasqyrë e investimeve në lidhje me stokun e investimeve, sektorët dhe vendet investuese në Shqipëri.

Në një kontekst më të gjerë se vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen vendet fqinje me Shqipërinë dhe nga gjithë bota, vërehet se investimet e huaja direkte (IHD) në Shqipëri kanë shënuar rritje të konsiderueshme, me një fluks hyrës prej 1,116 milionë euro në 9-mujorin e e vitit 2024.

Por, nëse shikojmë peshën investuese vetëm nga kontributi i vendeve fqinje me Shqipërinë duket se:

  • Turqia ka qenë investitori kryesor, duke përfaqësuar 19.5% të fluksit total të IHD-ve në këtë periudhë.
  • Italia ka kontribuar me 11.6% të investimeve totale.
  • Austria, megjithëse jo vend fqinj, ka pasur një ndikim të rëndësishëm me 9.6% të investimeve.

Ndër sektorët kryesorë të investimeve nga fqinjët me Shqipërinë janë:

  • Pasuritë e paluajtshme, të cilat kanë tërhequr 23.7% të investimeve, duke reflektuar interesin e lartë në tregun e pronave në Shqipëri.
  • Sektori financiar dhe i sigurimeve ka marrë 20.9% të investimeve, duke treguar besimin në stabilitetin financiar të vendit.
  • Industria nxjerrëse ka përfituar 14.4% të investimeve, duke pasqyruar interesin në burimet natyrore të Shqipërisë.
  • Industria përpunuese ka tërhequr 11.8% të investimeve, duke kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese.
  • Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike kanë marrë 7.3% të investimeve, duke nxitur inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Megjithëse Shqipëria ka shënuar përparim në tërheqjen e investimeve të huaja, ajo mbetet pas disa vendeve fqinje në rajon. Për shembull, Maqedonia e Veriut ka një stok investimesh të huaja nga BE që përfaqëson 29.3% të PBB-së, ndërsa Shqipëria ka 26%, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën.

Stoku investimeve i investimeve të huaja në Shqipëri, orientimi sektorial dhe vendet investitore ballkanike

Shqipëria po tërheq investime të huaja nga vendet fqinje, veçanërisht në sektorët e energjisë, telekomunikacionit dhe ndërtimit. Përpjekjet integruese të rajonit, si dhe rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ka të ngjarë të vazhdojnë të nxisin investimet e brendshme në të ardhmen. Reformat e qeverisë shqiptare dhe marrëveshjet tregtare rajonale do të jenë thelbësore në krijimin e një mjedisi më tërheqës për investitorët e huaj.

Investimet direkte nga vendet ballkanike[1] përfaqësojnë një pjesë të vogël të stokut total të investimeve të huaja në Shqipëri, të cilat deri në Dhjetor 2024 janë vlerësuar në rreth 26% të PBB-së së vendit. Në terma makroekonomike, kjo do të thotë se vendet ballkanike zënë një përqindje të ulët, që është më pak se 5% të stokut të përgjithshëm.

Sektorët kryesorë ku investojnë vendet ballkanike në Shqipëri, duke vijuar me këtë qasje janë:

Së pari, shërbimet dhe tregtia. Ky është sektori më i investuar nga vendet e Ballkanit për shkak të afërsisë gjeografike dhe kërkesës së tregut shqiptar.

Së dyti janë energjia dhe burimet ntyrore. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë interes në sektorin e energjisë, duke përfshirë projektet hidroelektrike dhe ato të gazit.

Së treti janë bujqësia dhe përpunimi ushqimor. Ky sektor përfaqëson një mundësi për vende si Maqedonia e Veriut dhe Kosova që të eksportojnë teknologji dhe përpunime drejt Shqipërisë.

Së fundmi është turizmi. Mali i Zi dhe Kosova kanë treguar interes në zhvillimin e zonave turistike dhe të infrastrukturës turistike.

Nëse shikojmë kontributin e investimeve sipas vendeve ballkanike në Shqipëri, duket se:

Kosova është investitori kryesor, ku investimet janë kryesisht në sektorin e shërbimeve, tregtisë dhe ndërtimit. Lidhjet e ngushta kulturore dhe ekonomike e favorizojnë Kosovën si partner, por kapacitetet e saj ekonomike janë ende të kufizuara për investime masive në Shqipëri.

Në vend të dytë është Maqedonia e Veriut. Investimet kryesore vijnë nga kompani të vogla dhe të mesme që operojnë në fushat e bujqësisë dhe tregtisë.

Në vend të tretë është Mali i Zi. Investimet nga ky shtet kryesisht lidhen me turizmin dhe projektet në rajonet kufitare, por volumi mbetet minimal.

Serbia është në vend të katërt dhe ka një prani të ulët për shkak të historisë së marrëdhënieve politike dhe ekonomike të ndërlikuara. Investimet kryesisht fokusohen në tregtinë ndërkufitare dhe sektorin e energjisë.

Po ashtu Bosnja dhe Hercegovina ka nivelin më të ulët të investimeve të huaja nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në Shqipëri. Stoku i investimeve nga Bosnja mbetet i parëndësishëm, për shkak të lidhjeve tregtare dhe investuese të kufizuara.

Por, kur shikojmë se kush janë sektorët ku ka investuar më shumë kapitali shqiptar në vendet e Ballkanit Perëndimor, rezulton se:

Investimet kryesore janë në shërbimet bankare dhe financiare. Bankat shqiptare, si Banka Kombëtare Tregtare (BKT), kanë zgjeruar operacionet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke ofruar një sërë produktesh dhe shërbimesh financiare.

Telekomunikacioni është në vend të dytë. Kompani si ALBtelecom kanë investuar në përmirësimin e infrastrukturës së telekomunikacionit në Kosovë, duke përmirësuar lidhjen dhe shërbimet e internetit.

Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme janë në vend të tretë. Investitorët shqiptarë janë angazhuar në projekte të zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Mal të Zi, veçanërisht në zonat bregdetare si Ulqini, duke synuar të përfitojnë nga industria në rritje e turizmit.

Një peshë të rëndësishme zënë edhe tregtia me pakicë dhe shumicë. Zinxhirët e shitjes me pakicë si SPAR, të operuara nga Balfin Group, kanë krijuar një prani në Kosovë, duke kontribuar në rritjen e sektorit të shitjes me pakicë.

Nëse nisemi nga konteksti historik i investimeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor shihet se evolucioni fillon pas tranzicionit në një ekonomi tregu në fillim të viteve 1990, Shqipëria rriti gradualisht ndërveprimet e saj ekonomike brenda Ballkanit Perëndimor. Fillimisht, fokusi ishte në rindërtimin e strukturave të brendshme ekonomike, por me kalimin e kohës, bizneset shqiptare filluan të eksplorojnë mundësitë në vendet fqinje, veçanërisht aty ku kishte komunitete të rëndësishme shqiptare, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Afati kohor i investimeve të mëdha nis në fillim të viteve 2000, ku bizneset shqiptare filluan investime në shkallë të vogël në Kosovë, kryesisht në shitje me pakicë dhe shërbime.

Pas vitit 2010 filluan investime të rëndësishme në sektorin e telekomunikacionit dhe atë bankar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në vitin 2020 e deri më sot ka filluar diversifikimi në sektorë si ndërtimi dhe turizmi në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse është një periudhë prej më shumë se dy dekadash të investimeve direkte të Shqipërisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ne konstatojmë se volumi i tyre është relativisht modest. Kryesisht, stoku i investimeve shqiptare është i përqendruar në sektorë me lidhje të drejtpërdrejta me ekonominë dhe diasporën shqiptare në rajon.

Në bazë të raportimeve të institucioneve ekonomike dhe bilancit të pagesave, investimet e Shqipërisë jashtë vendit (Outëard Foreign Direct Investment – OFDI) janë vetëm një pjesë e vogël e stokut total të investimeve shqiptare, apo sa rreth 2% e PBB-së, me fokus kryesor në tregjet më të afërta, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Kosova ka përfituar pjesën më të madhe të investimeve shqiptare. Kompanitë shqiptare kanë dominuar sektorin e telekomunikacionit dhe tregtisë, me shembullin më të madh “ALBtelecom” dhe “IPKO” me investime në infrastrukturën e telekomunikacionit dhe internetit në Kosovë. Po ashtu, kompanitë shqiptare, si “Balfin Group” dhe “AGNA Group”, kanë ndërtuar rrjete të fuqishme shpërndarjeje dhe tregtie në Kosovë, duke importuar produkte ushqimore dhe industriale. Rrjeti i supermarketeve “SPAR” dhe “Neptun” është zgjeruar me dyqane në qytetet kryesore të Kosovës.

Maqedoninë e Veriut, investimet shqiptare janë fokusuar në sektorin bankar dhe të shërbimeve. Bankat shqiptare (si ABI Bank, BKT) kanë kontribuar në shërbimet financiare, duke përfituar nga prania e madhe e popullsisë shqiptare në këtë vend. Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ka zgjeruar operacionet e saj, duke ofruar kredi dhe produkte financiare për bizneset dhe individët në Maqedoni. Po ashtu kompanitë shqiptare të përfshira në prodhimin e energjisë dhe shërbimet teknologjike kanë nisur partneritete për projekte të përbashkëta.

Mal të Zi janë evidentuar disa investime të biznesmenëve shqiptarë në industrinë e ndërtimit, veçanërisht në qytete turistike si Ulqini. Investitorët shqiptarë kanë blerë prona dhe ndërtuar resorte turistike, veçanërisht në Ulqin, një zonë me prani të konsiderueshme shqiptare.

Serbi dhe Bosnjë investimet janë pothuajse inekzistente për shkak të pengesave politike dhe marrëdhënieve të ndërlikuara ekonomike.

Analiza krahasuese e investimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë

Investimet direkte të Shqipërisë në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2024 kanë qenë të kufizuara, kryesisht për shkak të kapaciteteve të kufizuara ekonomike, fokusimit në zhvillimin e brendshëm dhe integrimin evropian, si dhe konkurrencës nga investitorë të tjerë më të mëdhenj në rajon. Për të nxitur investimet rajonale në të ardhmen, mund të jetë e dobishme të forcohen marrëdhëniet ekonomike dhe infrastrukturore me vendet fqinje, të promovohen mundësitë e investimeve dhe të inkurajohen kompanitë shqiptare të eksplorojnë tregjet rajonale.

Vëllimi i investimeve është i orientuar drejt shteteve shqipfolëse. Ndërsa investimet e huaja direkte të jashtme të Shqipërisë (OFDI) mbeten modeste krahasuar me aktorët rajonalë si Serbia, investimet e saj synohen në mënyrë strategjike drejt tregjeve me lidhje kulturore dhe gjuhësore. Investimet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përforcohen nga lidhjet e përbashkëta kulturore dhe gjuhësore, duke nxitur një mjedis të favorshëm biznesi.

Fokusi strategjik i Shqipërisë priret të investojë në sektorë ku ka avantazhe konkurruese ose ekspertizë ekzistuese të biznesit, si bankat, telekomunikacioni dhe tregtia me pakicë.

Ndërkohë, iniciativat e qeverisë shqiptare kanë zbatuar politika për të inkurajuar bizneset vendase të zgjerohen në rajon, duke përfshirë dhënien e informacionit dhe mbështetjes nëpërmjet agjencive si Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Pjesëmarrja në iniciativa si Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Procesi i Berlinit, Ballkani i Hapur kanë lehtësuar tregtinë dhe investimet duke synuar uljen e tarifave dhe duke përafruar standardet rregullatore në të gjithë vendet anëtare.

Githsesi, tensionet historike me vende si Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë kufizuar aktivitetet investuese të Shqipërisë në këto tregje.

Arsyet kryesore që shpjegojnë stokun e ulët të investimeve të vendeve ballkanike në Shqipëri ndahen në disa kategori kryesore.

Së pari janë faktorë ekonomikë:

  • Kapaciteti i kufizuar ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka ndikim në investimet hyrëse. Ekonomitë e vendeve si Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Mali i Zi janë relativisht të vogla dhe ende në proces zhvillimi. Prioriteti i tyre kryesor është tërheqja e investimeve të huaja në vendet e tyre, duke pasur më pak kapacitete për të investuar jashtë.
  • Përqendrimi në sektorë lokalë. Kompanitë e vendeve ballkanike, kryesisht të vogla dhe të mesme, janë më shumë të fokusuara në tregjet e brendshme ose në eksportet rajonale sesa në investime afatgjata jashtë vendit.

Së dyti janë faktorët ndikuesë politiko-juridikë, si:

  • Mungesa e stabilitetit politik në rajon e dominuar nga konfliktet e kaluara dhe tensionet mes disa vendeve (p.sh., Serbia dhe Kosova) ndikojnë në mungesën e besimit për bashkëpunime afatgjata ekonomike dhe investime të ndërsjella.
  • Rregulloret dhe legjislacioni investues në Shqipëri përbjënë pengesa de facto për hyrjen e investimeve ballkanike. Edhe pse Shqipëria ka bërë përparime në përmirësimin e klimës së biznesit, ende ka sfida si procedurat komplekse administrative dhe paqartësitë ligjore që pengojnë investimet e huaja, përfshirë ato nga vendet ballkanike.

Së treti janë faktorët e tregut, si:

  • Madhësia e kufizuar e tregut shqiptar është problem i përhershëm. Shqipëria ka një treg relativisht të vogël (me rreth 2.8 milionë banorë), gjë që kufizon potencialin për kthime të larta nga investimet. Kjo veçanërisht dekurajon kompanitë ballkanike, të cilat mund të kenë mundësi më të mira investimi brenda rajonit të tyre.
  • Propblemet e infrastrukturës rajonale është ende një faktor ndikues. Edhe pse janë ndërmarrë investime të kushtueshme për buxhetin e shtetit shqiptar për përmirësimin e infrastrukturës rajonale, si Korridori Blu, lidhjet rrugore dhe logjistike midis vendeve të Ballkanit ende janë të pamjaftueshme për të nxitur flukse më të mëdha investimesh.

Së katërti janë faktorë kulturorë dhe historikë:

  • Prioritete ekonomike të ndryshme karshi vendeve të fuqishme evropiane diktojnë politikat e fqinjësisë së zhvilluar ekonomike. Kompanitë në vendet ballkanike shpesh kanë qasje konservatore dhe preferojnë investime në tregje të afërta, por të mëdha si Bashkimi Evropian, përkundër tregjeve rajonale si Shqipëria.
  • Ndikimi i kaluar i historisë politike ka peshën e fortë ndikuese. Lidhjet ekonomike mes disa vendeve, si Serbia dhe Shqipëria, kanë qenë të kufizuara nga historia e kaluar, duke krijuar një pengesë psikologjike për investime afatgjata.

Së pesi është konkurrenca nga vendet e tjera:

  • Dominimi i investitorëve perëndimorë tejkalojnë fuqinë investuese ballkanike. Shqipëria ka tërhequr një pjesë të madhe të investimeve të huaja nga vende si Italia, Gjermania, Turqia dhe Greqia, të cilat kanë kapacitete të mëdha dhe ofrojnë konkurrencë të fuqishme për investitorët ballkanikë.
  • Rritja e interesit të vendeve të tjera jo-rajonale ka po ashtu ndikim të fortë. Kompanitë nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera jashtë rajonit kanë nisur të shfaqin interes në Shqipëri, duke konkurruar direkt me investitorët ballkanikë.

Kush i ka ndikuar investimet e Shqiperise ne vendet e Ballkanit?

Deri në vitin 2024, investimet direkte të Shqipërisë në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë qenë të kufizuara. Kjo mund t’i atribuohet disa faktorëve kryesorë:

  • Kapaciteti i kufizuar i investimeve jashtë vendit, ku Shqipëria si një ekonomi në zhvillim, ka pasur prioritet tërheqjen e investimeve të huaja për të nxitur rritjen e saj ekonomike, duke pasur më pak mundësi dhe kapacitete për të investuar jashtë vendit.
  • Fokusimi në zhvillimin e brendshëm ka ndikuar fort, pasi qeveritë shqiptare janë fokusuar burimet dhe politikat e saj në përmirësimin e infrastrukturës dhe sektorëve kyç brenda vendit, si turizmi, energjia dhe ndërtimi, për të rritur konkurrueshmërinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
  • Mungesa e informacionit dhe infrastrukturës për investime rajonale, e dominuar nga mungesa e të dhënave të detajuara mbi mundësitë e investimeve në vendet fqinje ka penguar kompanitë shqiptare të eksplorojnë tregjet rajonale.
  • Lidhjet infrastrukturore dhe logjistike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor ende janë në zhvillim, duke krijuar barriera për investime dhe bashkëpunime ekonomike.
  • Fokusimi në integrimin Evropian dhe tregun evropian ka forcuar ndikimin me kalimin e dekadave. Shqipëria ka qenë e angazhuar intensivisht në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke fokusuar energjitë dhe burimet e saj në përmbushjen e kritereve dhe reformave të kërkuara, çka mund të ketë lënë më pak hapësirë për iniciativat e investimeve jashtë vendit.
  • Konkurrenca nga investitorë të tjerë, si Bashkimi Evropian, i cili ka investuar miliarda euro në Ballkanin Perëndimor, duke synuar të mbushi boshllëqet ekonomike dhe të afrojë rajonin me standardet evropian. Por edhe Kina dhe vende të tjera kanë investuar për të qenë më pranë tregut të BE-së me ndikimin e tyre në vendet e rajonit ka patur ndikim në rritje. Këto investime të mëdha nga BE-ja dhe vendet e tjera e kanë zbehur mundësitë dhe interesin për investime nga Shqipëria në vendet fqinje.

Arsyet e fokusimit të kufizuar me investime në rajon

Një arsye kryesore është e lidhur me kufizimet ekonomike. Shqipëria ka ende një ekonomi të vogël me burime të kufizuara për të mbështetur investime të mëdha jashtë vendit. Kompanitë shqiptare shpesh përballen me sfida financiare dhe nuk kanë akses të mjaftueshëm në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

Një tjetër arsye janë barrierat gjeopolitike dhe administruese. Mungesa e marrëveshjeve të avancuara dypalëshe mbi investimet ndikon negativisht në fluksin e kapitaleve ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Kompleksiteti i rregulloreve të biznesit në disa vende, si Serbia dhe Bosnja, kufizon mundësitë e investimeve.

Arsyeja e tretë, me peshë është fokusimi në tregun e brendshëm. Prioritet i kompanive shqiptare ka qenë zgjerimi brenda Shqipërisë, veçanërisht në sektorë si ndërtimi, turizmi dhe energjia.

Zhvillimet dhe perspektivat më të fundit të investimeve

Investimet shqiptare në Ballkanin Perëndimor deri në 2024 mbeten të përqendruara kryesisht në sektorë strategjikë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në vitin 2024, dolën raporte për plane të investitorëve ndërkombëtarë, përfshirë Jared Kushner, për të zhvilluar resorte luksoze në Shqipëri, duke treguar interes në rritje për potencialin turistik të vendit.

Kjo pasqyrë gjithëpërfshirëse nxjerr në pah natyrën e shumëanshme të aktiviteteve investuese të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, duke marrë parasysh tendencat historike, angazhimet sektoriale, pozicionimin krahasues, ndikimet e politikave, konsideratat gjeopolitike, sfidat, mundësitë dhe zhvillimet e fundit.

Për të rritur ndikimin rajonal, Shqipëria duhet të adresojë sfidat e brendshme financiare, të nxisë politika lehtësuese për investitorët dhe të intensifikojë marrëdhëniet ekonomike me vendet e tjera të Ballkanit.

[1] Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.