CIKLET E FAVORSHME TË BURIMEVE NATYRORE, PRODUKTIVITETI DHE KEQALOKIMI I BURIMEVE

CIKLET E FAVORSHME TË BURIMEVE NATYRORE, PRODUKTIVITETI DHE KEQALOKIMI I BURIMEVE

A mjafton rritja e eksporteve të mineraleve, naftës dhe energjisë për të krijuar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm?

Raporti i ri analitik i ALTAX, duke u mbështetur në studimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF Working Paper 2026/163) mbi bumin e mallrave në Kili, shqyrton një çështje thelbësore për ekonominë shqiptare duke ju përgjigjur pyetjes se a po i shndërron Shqipëria burimet natyrore në produktivitet, vlerë të shtuar dhe kapacitete të reja prodhuese, apo po përfiton kryesisht nga ciklet e favorshme të çmimeve ndërkombëtare?

Përmes analizës së kromit, bakrit, naftës dhe hidroenergjisë, raporti evidenton një rrezik që shkon përtej luhatjeve të eksporteve dhe të ardhurave. Rritja e kërkesës së jashtme mund të zgjerojë aktivitetin ekonomik pa sjellë përmirësime proporcionale të produktivitetit, ndërsa puna dhe kapitali mund të mos orientohen drejt përdorimit më efikas të tyre.

Të dhënat shqiptare për vitet 2022–2026 tregojnë ndjeshmërinë e eksporteve minerare dhe energjetike ndaj konjukturës ndërkombëtare, ndërsa përpunimi i kufizuar i lëndëve të para dhe lidhjet ende të pamjaftueshme me zinxhirët vendas të vlerës ngrenë pikëpyetje mbi përfitimin afatgjatë të ekonomisë.

Nga analiza rezulton, se sfida e Shqipërisë nuk është domosdoshmërisht një “mallkim i burimeve natyrore”, por rreziku i një kurthi të produktivitetit të burimeve, ku të ardhurat dhe eksportet rriten, pa u transformuar në mënyrë të mjaftueshme struktura prodhuese e vendit.

Raporti evidenton gjithashtu kufijtë e analogjisë me Kilin dhe dallon qartë gjetjet e dokumentuara nga hipotezat që kërkojnë verifikim përmes të dhënave mikroekonomike shqiptare. Në këtë mënyrë, përvoja kiliane shërben si një kornizë analitike për të kuptuar se çfarë duhet matur, jo si një rezultat që mund të transferohet mekanikisht në Shqipëri.

Në përfundim, ALTAX propozon pesë drejtime konkrete politikash: transparencë të lidhur me performancën e koncesioneve, integrim të të dhënave në nivel firme, administrim më efektiv të rentës minerare, zhvillim të zinxhirëve vendas të vlerës dhe monitorim të produktivitetit gjatë cikleve të ardhshme të burimeve natyrore.

Mesazhi për politikëbërjen është se një bum i burimeve natyrore nuk duhet vlerësuar vetëm nga sa prodhohet dhe eksportohet, por nga sa produktivitet, teknologji, aftësi dhe vlerë ekonomike mbetet në Shqipëri pasi cikli i favorshëm të ketë përfunduar.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.