8 Prilli 2019, Dita e lirisë fiskale në Kosovë

kosove

8 Prilli 2019, Dita e lirisë fiskale në Kosovë

Liria Fiskale në Kosovë mbërrin ditën e 98-të të muajit Prill 2019, apo 5 ditë pasi ka mbërritur në Shqipëri. Këtë vit festimet fillojnë 2 ditë më vonë se viti i kaluar. Dita e festës së Lirisë Fiskale shkon në Kosovë në 8 Prill dhe ajo është shtyrë në kohë nëpërmjet barrës fiskale që është më e lartë në Kosovë në krahasim me Shqipërinë.

Festa e Lirisë Fiskale në Kosovë për vitin 2019 mbërrin më shpejt në rajonin e Mitrovicës në ditën e 26-të të muajit Mars. Ky rajon e feston këtë vit Ditën e Lirisë Fiskale 2 ditë më herët, bazuar në të ardhurat që janë mbledhur gjatë vitit 2018.

Shumica e taksapaguesve që janë rezidentë të 6-të rajoneve të Kosovës e festojnë Ditën e Lirisë Fiskale gjatë muajit Prill. Vetëm Mitrovica e feston në ditët e fundit të 3-mujorit të parë të vitit.

Taksapaguesit në rajonin e Prizrenit e festojnë lirinë fiskale në datën 3 Prill, që bie 1 ditë më vonë se viti i kaluar. Taksapaguesit e Pejës e festojnë lirimin fiskal në 6 Prill, apo 3 ditë më vonë se viti i kaluar. Pas disa ditë pushimi festa e lirisë fiskale rifillon të festohet në datën 13 Prill në Gjakovë.

Pas 2 ditësh të tjera pushimi festa kalon në rajonin e Gjilanit në datë 15 Prill. Banorët e Ferizaj e festojnë lirimin fiskal vetëm 1 ditë më vonë se Gjilani. Të fundit që e festojnë janë banorët e rajonit të Prishtinës dhe komunave të saj. Ata lirohen nga detyrimet për buxhetin në datë 20 Prill.

Festa e ditës së Lirisë Fiskale në Kosovë është shtyrë pothuajse gjatë Prillit, për arsye se performanca e të hyrave në buxhet përgjatë vitit 2018 në të gjitha rajonet e Kosovës ka përmirësime të mëtejshme nga viti i kaluar.

Megjithatë mbetet sfidë e pamohueshme lufta që duhet të fillojë me forcë për të shtyrë drejt kufijve minimale evazion tatimor, i cili po tenton të kalojë kufijtë që ishin vendosur deri më sot dhe po fillon të ndikojë në barazinë tatimore të taksapaguesve. Ky fakt duket edhe te shpërndarja e të ardhurave sipas Indeksit GINI, të përmendur më lart. Kosova ka përkeqësim të situatës së shpërndarjes së të ardhurave nga vetëm pesë vite më parë.
ALTAX e llogarit për herë të 3-të Indeksin e Lirisë Fiskale për Kosovën.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: