-30%

Barra fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkanin perëndimor, 2019

Original price was: 10 €.Current price is: 7 €.

Barra Fiskale 2019 është publikimi i ri i ALTAX. Eshtë një studim që orienton lexuesin, se si janë mbledhur taksat në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor gjatë 5 viteve të fundit, por edhe si janë shpenzuar taksat e mbledhura.
Ndër të tjera janë përfshirë edhe tema, si: ndikimi i barrës tek investimet e huaja në
varesi të peshës në PBB, ashtu si edhe krahasimi i ecurisë tatimore për shtetet që aplikojne taksën progresive (Shqipëri, Kroaci dhe në 2019 dhe Maqedonia e Veriut) dhe shtetet që aplikojnë taksën e sheshtë.
Kapituj me informacion të detajuar sqarojnë barrën fiskale sipas qyteteve dhe qarqeve në Shqipëri dhe Kosovë.
Kapitulli i fundit paraqet Kalendarin e Lirisë Fiskale 2019 për Shqipërinë, Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.
Renditja e qarqeve/rajoneve brenda Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe shteteve brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, sipas barrës fiskale jep mundësinë biznesit për të shqyrtuar efektshmërinë e politikave dhe nismave të qeverisë për zhvillimin ekonomik, si dhe mundet të ndikojë në momentin e analizës për alokimin e shpenzimeve publike në kuadër të transparencës së financave publike.

Përshkrim

Struktura e këtij dokumenti përbëhet nga pesë pjesë.
Pjesa e parë është prezantim i të dhënave statistikore dhe makroekonomike për Ballkanin Perëndimor, si dhe
analiza mbi normat tatimore dhe rolin e tyre, efekti i barrës mbi investimet e huaja, si dhe roli i Marrëveshjeve të Eleminimit të Taksimit të Dyfishtë.
Pjesa e dytë është një analizim dhe komentim i barrës fiskale në Shqipëri në 2018 dhe renditja e rajoneve dhe bashkive, sipas nivelit të barrës fiskale.
Te Pjesa e tretë është një analizim i barrës fiskale në Kosovë në 2018 dhe renditja e rajoneve dhe komunave, sipas nivelit të barrës fiskale.
Pjesa e katërt është barra fiskale në Ballkanin Perëndimor dhe shpërndarja e barrës sipas destinacionit të shpenzimeve në të 7 vendet.
Pjesa e pestë, sqarohen respektivisht metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Lirisë Fiskale dhe prezantohet Kalendari i Ditës së Lirisë Fiskale së Ballkanit Perëndimor, dhe specifikisht të Shqipërisë dhe Kosovës bashkë me analizat e rajoneve sipas renditjes.