Vijojmë me anketimin e katërt në dy vite për konsultimin e publikut dhe pjesëmarrjen e tij në buxhetin vendor

Vijojmë me anketimin e katërt në dy vite për konsultimin e publikut dhe pjesëmarrjen e tij në buxhetin vendor

ALTAX në kuadër të projektit MATRA ““Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze pas hartimit të Pyetësorit të ri për tu përshtatur me kërkesat e vitit 2024 dhe duke e përmirësua bazuar në përvojën e tre pyetësorëve të mëparshëm, ju kërkon edhe online publikut të bashkive mendimin dhe komentet e tyre bazuar në dialogun deliberativ mes nesh dhe me aktorë të tjerë.
Ne duam të dimë se si e mendoni projekt buxhetin që Bashkia ka përgatitur për ju dhe për vete?
Vetëm pak minuta për të plotësuar Anketimin tonë për t’ja u përjcellur më vonë me një analizë ballafaquese me mendimin e projektuar nga Bashkia!
Anketimi ka qëllim që të marrë ato reagime që vlejnë për tu amplifikuar me syrin dhe mendjen e ekspertizës për problemet dhe aspiratat tuaja për ti përdorur si një argument për të përcjellë mendimin e qytetarëve për menaxhimin e buxhetit të bashkisë dhe si një oponencë e organizuar qytetare.
Ndërsa qeverisja lokale vijon dhe merr vendime të bazuara kryesisht në llogaritjet e stafit te saj të brendshëm dhe interesat politike, sot ne ju drejtohemi Ju per ti përpunuar te dhënat qe ju na shprehni bashke kërkesat e reja per qeverisje te hapur. Kjo mënyrë pak nga pak po ndikon ne sjelljen dhe zbatimin e politikave prej qeverisjes vendore, por edhe atë qendrore.
Nisma jonë mbi forcimin e ekspertizës gjatë konsultimeve publike ka krijuar një baze edhe me te gjere te organizatave vendase dhe te huaja, duke kërkuar me forcen e argumenteve edhe Kuvendit të zbatojnë praktikat e qeverisjes me pjesëmarrje në nivel lokal, të inkurajojnë pjesëmarrjen e publikut dhe zhvillimin e partneriteteve të reja me organizatat e shoqërisë civile.
Duke kërkuar përgjegjshmëri ndaj nevojave sociale dhe ekonomike, aktiviteti i organizuar qytetar mund të ketë një ndikim real dhe të prekshëm në performancën e qeverisjes vendore dhe cilësinë dhe reagimin e shërbimeve publike.
Shprehni opinionin tuaj duke plotësuar pyetësorin dhe ne do ta ngremë zërin tuaj ne një përfaqësim për një vendimmarrje më transparente dhe reaguese.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: