Treguesit e statistikave bujqësore dhe tregtisë me jashtë, 2020

Treguesit e statistikave bujqësore dhe tregtisë me jashtë, 2020

Në shqyrtimin e bilancit të volumit të prodhimeve bujqësore dhe hyrjeve dhe daljeve me vendet partnere tregtare për vitin 2020 duket se:

1. Volumin më të madh nga gjithë prodhimi bujqësor vendas e mbajnë perimet (zarzavatet)[1] me 1.61 milion tonë në vit.

Pesha e prodhimit vendas të perimeve është sa 15% e prodhimeve bujqësore gjithsej.

Nëse bëjmë bilancin e lëvizjes së tyre, me qëllimin që të shikojmë edhe sa mbetet e disponueshme për konsumin e qytetarëve, si dhe për përpunim dhe eksport të tyre shihet se:

– prodhohet 1.61 milion tonë

– importohet 0.04 milion tonë

– eksportohet 0.15 milion tonë

– Gjendje 1.5 milion tonë për konsum për qytetarët dhe përpunim për perime të konservuara për konsum vendas dhe eksport.

2. Volumi i prodhimeve nga pemëtaria[2] mban vendin e dytë në gjithë prodhimin bujqësor vendas me 669 mijë tonë në vit.

Pesha e prodhimeve të pemëtarisë vendase është sa 6% e prodhimeve bujqësore gjithsej.

Nëse bëjmë bilancin e lëvizjes së tyre, me qëllimin që të shikojmë edhe sa mbetet e disponueshme për konsumin e qytetarëve, si dhe për përpunim dhe eksport të tyre, shihet se:

– prodhohet 669 mijë tonë

– importohet 83 mijë tonë

– eksportohet 75 mijë tonë

– Gjendje 677 mijë tonë për konsum për qytetarët dhe përpunim për fruta të konservuara për konsum vendas dhe eksport.

3. Volumi i prodhimeve nga drithërat[3] mban vendin e tretë në gjithë prodhimin bujqësor vendas me 612 mijë tonë në vit, ku ky grup prodhimesh mbizotërohet nga grurë me 233 mijë tonë në vit dhe nga misër me 399 mijë tonë në vit.

Pesha e prodhimeve të drithërave vendase është sa 5.8% e prodhimeve bujqësore gjithsej. Në këtë grup duhen përmendur se nuk përfshihen prodhimet foragjere[4], të cilat mbajnë një peshë sa 68.6% e prodhimeve bujqësore gjithsej.

Nëse bëjmë bilancin e lëvizjes së tyre, me qëllimin që të shikojmë edhe sa mbetet e disponueshme për konsumin e qytetarëve, si dhe për përpunim dhe eksport të tyre, shihet se:

– prodhohet 613 mijë tonë

– importohet 365 mijë tonë

– eksportohet 0.5 mijë tonë

– Gjendje 977 mijë tonë për konsum për qytetarët dhe përpunim për drithëra të përpunuara për konsum vendas dhe eksport prodhimesh brumi.

Më poshtë të dhënat janë paraqitur edhe në formë të përmbledhur për të kuptuar vetëm nga numrat tendencën e sektorit të bujqësisë, sipas statistikave të vitit 2020.

Bilanci i drithërave, perimeve dhe drurëve frutorë, 2020000 Ton
Nr.EmërtimiProdhimi në vendImportEksportBilanci
1Pemëtaria669.083.075.0677.0
2Perime1,611.040.6151.61,500.0
3Drithëra612.8364.90.5977.2
Burimi i informacionit: MBZHR, DPD
Ajo që vlen për tu veçuar në këtë paraqitje është volumi i drithërave gjendje, që mbeten për konsum dhe për prodhime brumi për eksport. Nga bilanci i këtij grupi ushqimor shihet se afërsisht deri në 1 milion ton janë ajo çfarë i duhet tregut shqiptar për nevojat e ndryshme të tij.

Nga gjithë kjo paraqitje e prodhimeve kryesore dhe me ndikim në cilësinë e konsumit ushqimor nuk përfshihen prodhimet blegtorale dhe shpendët, peshkimi dhe produkte të pylltarisë.

[1] në të cilat përfshihen përveç perimeve edhe disa nga prodhimet e arave (patate, fasule, luledielli, sojë, panxhar sheqeri)
[2] Fruta, arrore, agrume, ullinj, rrush
[3] Grurë, Misër, Elb, Thekër
[4] Bimë barishtore (jonxhë, misër, tërshërë etj.), që mbillen si ushqim për kafshët ose për shpendët, https://wiki.shqipopedia.org/bim%C3%ABt-foragjere

 

 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: