Tregu i qerasë së apartamenteve në Tiranë dhe rritja e çmimit në vitet e fundit

Tregu i qerasë së apartamenteve në Tiranë dhe rritja e çmimit në vitet e fundit

Nga verifikimi dhe analiza krahasuese e çmimeve të ndërtimit dhe veçanërisht çmimit të qerasë së apartamenteve kryesisht për banim në Tiranë, ne kemi dalë me disa të dhëna të llogaritura sipas vlerës së qerasë në vitin 2017 dhe në vitin 2021 – 2022. Kjo analizë më së pari fokusohet te elementët ndikuesë dhe më tej edhe te krahasimi i vlerave.

Në komentin tonë përmbledhës mbi përcaktimin e vlerës së qerasë mendojmë se ka disa faktorë të cilët merren parasysh përpara se të vendosen çmimet e qerasë së një apartamenti.

Në një renditje jo domosdoshmërisht sipas rëndësisë së faktorëve, mund të thuhet se në marrjen e një vendimi për qeradhënien, pronarët e apartamenteve ndikohen nga:

  1. Zona në të cilën ndodhet apartamenti. Pavarësisht se sa cilësisht e mirë mund të jetë ndërtimi, nëse ai ndodhet në një zonë jo pranë qendrës dhe me një nivel të pakët të shërbimeve dhe qendrave tregtare, por edhe me kërkesa të ulëta për banim, atëherë çmimi është më i ulët .
    2. Planimetria dhe cilësia e ndërtimit. Nëse apartamenti ka arkitekturë jo të përshtatshme, planimetri jo të favorshme, cilësi të ulët të rifiniturave, si dhe sipërfaqe/kënde të pashfrytëzueshëm ndodhet edhe pse mund të ndodhet në zonë preferenciale, çmimi i tij do të ketë zbritje.
    3. Afërsia me institucionet e ndryshme sipas tipit të kërkesave (shkolla, kopshte, çerdhe, dyqane, shërbime, parking, gjelbërim etj. me akses të lehtë, që ofrojnë gjithçka të nevojshme për çdo kategori klienti, jane rrjedhimisht më të favorizuara dhe ndikojnë në rritjen e çmimit.
    4. Mosha e apartamentit dhe investimi që ka apartamenti, pra nëse kemi të bëjmë me një apartament që ndodhet në pallat ekzistues apo një dyqan si dhe apartament i ri, vlera e tij rritet nëse investimet e kryera në të janë të fundit dhe për më tepër nëse ka elementët e termoizolimit etj. që lidhen me eficencën e energjisë.
    5. Pozicioni i apartamentit Brenda pallatit ka ndikim në vendosjen e çmimit të qerasë. Nëse apartamenti ndodhet në katin e fundit, vlera e tij mund të ketë zbritje. Kjo edhe për arsye teknike. Duke qenë në tarracë, problematikat e qëndrimit vlerësohen jenë më të larta, se në rastet e kateve më poshtë, duke qenë se tarraca ka një afat të caktuar amortizimi.
    6. Amortizimi. Apartamentet para viteve 90, kanë gjithnjë çmim më të ulët krahasuar me apartamentet e viteve të fundit për disa arsye si; mungesa e ashensorit, amortizimi i ndërtesës, tipologjia e vjetër e apartamentit, nevoja e ndërhyrjeve të brendshme, probleme me ujin, internetin, si dhe mungesa e sistemit termoizolues, që përdoret në ndërtesat e reja.
    7. Taksat dhe tarifat e ndryshme tatimore. Ndikimi i tyre në çmimin e qerave është një faktor ndikues me peshë sa vlera e taksave dhe tarifave që paguhen sipas përcaktimeve ligjore nga qeramarrësi, apo nga qeradhënësi.

Megjithatë duhet të përmendim faktin, se tregu i ndërtimeve në Tiranë duke u dominuar nga një financim nga para informale dhe më pak para formale nuk ndjek kryesisht në vendosjen e çmimit të qerasë së apartamenteve përfshirjen e faktorëve. Edhe pse kjo ka ndodhur rregullisht para disa vitesh, nga ndikimi i efekteve rregullatore të shtetit, por edhe nga vetërregullimi i tregut ka një vlerësim në çmime duke llogaritur edhe këto elementë.

Në vlerësimin e tregut të qeradhënies së apartamenteve në Tiranë në periudhën 2017 – 2022 janë marrë si pika referimi të dhënat nga tregu të publikuara nga zyrat e pasurive të paluajtshme dhe media[1], studime[2] dhe nga të dhëna nga INSTAT, si dhe vendimet e qeverisë për vlerën minimale të qerasë për efekt përcaktimi të tatimit në burim[3].

Nisur nga te dhënat e mesatarizuara në vitin 2017, si dhe nisur nga te dhënat e çmimeve të qerasë në vitin 2021[4] – 2022[5], sipas tabelës më poshtë,

Tabelat e çmimeve mesatare të qerave të apartamenteve, 2017 -2022
Ap. 1+1 (euro/muaj) Ap. 2+1 (euro/muaj)
Emërtimi i Zonës Viti Ndryshimi Viti Ndryshimi
2017 2022 mesatar 2017 2022 mesatar
Zona qendrore
Ish – Blloku 300 – 500 550 – 700 deri 61% 450 – 650 600 – 900 deri 30%
Stadiumi “Air Albania” 300 – 500 550 – 700 deri 61% 450 – 650 750 – 950 deri 53%
Liqeni Artificial 250 – 400 450 – 550 deri 58% 250 – 400 450 – 550 deri 40%
Rruga e Elbasanit 200 – 400 450 – 500 deri 81% 300 – 450 550 – 750 deri 70%
Stadiumi “Dinamo” 300 – 400 400 – 500 deri 29% 350 – 450 550 – 800 deri 67%
Rruga e Durrësit 250 -350 400 – 550 deri 59% 300 – 650 550 – 750 deri 47%
Zogu i Zi 200 – 300 400 – 450 deri 75% 280 – 450 450 – 550 deri 41%
ish – Ekspozita 250 – 300 400 – 450 deri 46% 350 – 550 450 – 600 deri 19%
Zona e Unazës
Ali Demi 200 – 300 350 – 400 deri 54% 250 – 350 380 – 480 deri 44%
Komuna e Parisit 200 – 300 400 – 500 deri 80% 250 – 350 430 – 500 deri 53%
Porcelani 150 – 200 250 – 270 deri 45% 250 – 300 350 – 400 deri 48%
QSUT 250 -350 400 – 550 deri 55% 250 -350 400 – 550 deri 58%
Don Bosko 180 – 250 250 – 300 deri 30% 250 – 320 350 – 400 deri 32%
Astiri 200 – 250 300 – 350 deri 45% 260 – 320 350 – 400 deri 29%
Kinostudio 150 – 200 250 – 350 deri 54% 200 – 230 250 – 380 deri 45%
Kombinat 120 – 180 200 – 280 deri 55% 180 – 220 230 – 280 deri 27%
Zona jashtë Unazës
Fresku 150 – 200 200 – 250 deri 27% 220 – 240 240 – 260 deri 8%
Yzberisht 100 – 150 150 – 200 deri 42% 150 – 200 180 – 220 deri 15%
Burimi: Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme

rezulton se rritja e çmimeve të qerasë në 5 vitet e fundit (2017 -2022) është në nivelet mesatare nga 11% deri 58%.

Ndryshimi për vlerën e qeradhënies në vitin 2022 me vitin 2017 për apartamentet 1+1 është më i lartë në Rrugën e Elbasanit (deri 81%) dhe më i ulët te Fresku (deri 27%)

Nëse e shohim këtë ndryshim mesatar sipas zonave të Tiranës (shih Tabelën më poshtë) rezulton se:

Ap. 1+1 Ap. 2+1
Emërtimi i Zonës Ndryshimi mesatar
2022 vs. 2017
Zona qendrore deri 58% deri 45%
Zona e Unazës deri 52% deri 42%
Zona jashtë Unazës deri 39% deri 11%

Ndryshimi për vlerën e qeradhënies në vitin 2022 me vitin 2017 për apartamentet 1+1 shihet se është më i lartë se për apartamentet 2+1.

Duke qenë se tregu i qeradhënies ndjek logjikën e tregut të pasurive të paluajtshme, sipas një analize për këtë të fundit të kryer nga ALTAX[6] vlerësohet se çmimi i qerave do të vijojë të rritet në Tiranë, për sa kohë do të ketë kërkesë të shtuar, por edhe qarkullim të parasë informale, e cila rrit artificialisht çmimet e apartamenteve në shitje, por edhe të qerave të tyre.

[1] https://gazetaimpakt.com/ia-vlen-te-blesh-shtepi-per-ta-dhene-qira-ja-llogaritjet-per-tiranen/
https://acp.al/news/3070/Pas-shtrenjtimit-te-apartamenteve,-rriten-me-30-per-qind-edhe-cmimet-e-qirave-ne-Tirane/

[2] https://www.academia.edu/34090186/Kontrata_e_Qirase_se_Banesave_docx
[3] http://www.panorama.com.al/cmimet-e-reja-te-qirave-ja-sa-behet-tatimi-ne-tirane/
https://acp.al/news/1004/Cmimi-dysheme-i-qirase-se-dyqaneve,-sa-dyfishi-i-apartamenteve-te-banimit/

[4] https://www.monitor.al/nuk-ndalet-rritja-e-cmimeve-te-apartamenteve-ne-tirane-2/
[5] https://www.monitor.al/iken-shqiptaret-vijne-te-huajt-rriten-cmimet-e-qirave-2/
[6] https://altax.al/cfare-pritshmerie-mund-te-kete-per-tregun-e-pasurive-te-paluajtshme-dhe-qiradhenies/

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.