Trajtimi tatimor i shitjeve nga individët

Trajtimi tatimor i shitjeve nga individët

Në rastin e shitjeve nga individët, që nuk kanë cilësinë e tregtarit, fatura përgatitet nga blerësi, ushtrues i veprimtarisë tregtare, me kusht që dokumenti të përmbajë përshkrimet dhe të dhënat e parashikuara në këtë ligj dhe vërtetohet nga furnizuesi. Fatura e përdorur në këtë rast është fatura tatimore me numër serial qe blerësi subjekt tregtar përdor në aktivitetin e tij. Në këto fatura shënohet gjithashtu në një vend të dukshëm “Faturë e lëshuar nga blerësi”.

Kjo fature duhet te vërtetohet nga individi furnizues nëpërmjet nënshkrimit dhe te dhënave te tjera identifikuese te tij si emër mbiemër, numër i pasaportës, etj. Personi i tatueshëm subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar apo i tatimit mbi fitimin, si marres i furnizimit është i detyruar qe te shënojë ne faturën e përgatitur për veten e tij edhe numrin e tij te identifikimit. Fatura e lëshuar si me sipër nga vete blerësi, person i tatueshëm si subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar apo i tatimit mbi fitimin, është dokument qe justifikon shpenzimet e zdritshme te biznesit për efekt te llogaritjes se tatimit mbi fitimin.

Ashtu si ndodh ne rastin kur lëshojmë fature per nje shërbim qe kryen nje rezident i huaj per shoqërinë shqiptare, leshohet fature tatimore me TVSH dhe regjistrohet edhe ne shitje edhe ne blerje.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.