Trajtime tatimore për raste likujdimi aktiviteti

Trajtime tatimore për raste likujdimi aktiviteti

Një shoqëri ndërtimi, një investitor i regjistruar me statusin juridik si shoqëri, apo edhe pronarët e truallit, në rast se kanë krijuar një shoqëri zotërojnë aktive me kohe te gjate përdorimi (AAM), por me amortizim jo te plote (për efekt fitimi fiskal).

Shembull: Trualli në pronësi në 2010 nuk ka më të njëjtën vlere edhe sot.

Si do te behet aktualizimi i vlerës?

Si duhet sistemuar diferenca midis vlerës se tregut dhe vlerës se mbetur?

Shoqëria X është shoqëri ndërtuese. Po ndërton një objekt, i cili është financuar nga Ortaku i vetëm (ka një kontrate huaje ndërmjet ortakut dhe shoqërisë).  Nuk ndërtohet për shitje (dokumentacioni qe duhet te shoqëroje këtë transaksion)

Si mund te kompensohet vlera e objektit qe është financuar nga Ortaku i vetëm duke i  kaluar ne pronësi objektin e ndërtuar.

Shoqëria Y disponon tek kapitalet e veta, kapital fillestar ne çelje 100,000 leke, i cili pas 5 vitesh aktiviteti është rritur nga fitimi me shumën 10,000,000 leke. Pas kësaj periudhe nuk ka shtese kapitali.

Meqenëse shoqëria do te likujdohet dhe kapitali do te tërhiqet nga Ortaku i vetëm, a lindin detyrime ne baze te ligjit te te ardhurave?

Shoqëria Z ka te deklaruar ne pasqyrat financiare te vitit 2023 tek posti i kapitaleve te veta nje shume prej 7 milion leke si fitim i pashpërndarë.

A do te konsiderohet shpërndarja e fitimit si dividend ne rastin e ortakut te vetëm?

Trajtimi tatimor i rasteve

1.Vlera e drejtë e elementeve të aktivit do te jete vlera e tyre e tregut, e përcaktuar nga vlerësuesit. Për vlerën e rritur, do të kreditohet në kapitalet e veta nën zërin tepricë nga rivlerësimi, por edhe do të regjistrohet si e ardhur në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve të vitit kur është kryer rivlerësimi.

Sistemimi i diferencës së aktivit të përdorur të vlerës së mbetur aktuale do të raportohet në pasqyrat financiare sipas vlerës së mbetur pas amortizimit. Nëse deri më sot nuk është përdorur mënyra më e drejtë e amortizimit të përzgjidhet në procesin e mbylljes së shoqërisë që të jetë sa më pranë realitetit të kohës së përdorimit.

Në rastin e mbylljes së aktivitetit, kur aktivi ka një vlerë të mbetur të konsiderueshme, diferenca mes kostos dhe vlerës së mbetur amortizohet dhe ngarkohet si shpenzim.

2.Nisur nga kushtet e marrëveshjes fillestare, ku individi (në rolin e investitorit) ka financuar ndërtimin e një objekti dhe ky ndërtim është kryer nga shoqëria sipërmarrëse ku individi është ortak i vetëm i saj mendoj se kalimi në pronësi të individit është edhe pjesë e marrëveshjes. Shoqëria ndërtuese e ka realizuar shitjen me atë vlerë situacionale që ka mbyllur projektin ndërtimor në emër të individit (investitorit). Kjo shitje është kryer pasi ai është porositësi.

Nëse jo, atëherë duhet të bëjë thjesht një përmbledhje të situacioneve dhe të bëjë një faturë përmbledhëse pa TVSH. Por, duke konsideruar se sipërmarrësi e ka deklaruar muaj për muaj vlerën e objektit, kjo faturë konsiderohet, si rasti i faturimit për paradhëniet ne ndërtim (pra do te stornohet nga Ndertuesi), sipas Nenit 50, pika 4 e LPT 9920, date 19.05.2008. Transaksioni qe kryhet nuk ka tatim fitimi. Ndërkohe, nëse individi do te filloje te shesë objektet nuk është i përjashtuar nga tatimi mbi te ardhurat individuale, nëse plotëson kushtin qe realizon qarkullim me te larte se 2 milion leke te reja në vit.

3. Sipas Nenit 46 te LTA Nr.29/2023, vendimi i shoqërisë lidhur me rezultatet financiare dhe destinimi i fitimit pas tatimit, do të jetë objekt i zgjerimit të kapitalit (një hap paraprak përpara se të deklarohet likujdimi i shoqërisë). NË procesin e mbylljes shoqëria nuk ka fitim të pashpërndarë, pasi ai që ishte shkoi për zgjerim kapitali.

Procedurat për regjistrim të veprimeve në regjistrin tregtar duhet të bazohen te Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Rasti i likujdimit konsiderohet si një tatim i kapitalit dhe jo si një tatim i dividentit. Duke qenë se legjislacioni fiskal nuk e taton kapitalin e shoqërive, atëherë nuk ka tatim për të paguar. Tatimi mbi kapitalin është vetëm si një tatim mbi te ardhurat e individit, por jo te shoqërisë. Tatimi mbi kapitalin për te ardhurat e individit është i grupuar te shitja e pronës.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: