Të ardhurat fiskale dhe objektivi i politikës së re fiskale

Të ardhurat fiskale dhe objektivi i politikës së re fiskale

Ekonomia shqiptare nga viti ne vit është përqendruar ne rritjen e saj te disa grupe biznesi. Sektorë te tille si: telekomunikacioni, karburantet, cigaret, pijet, mallrat kryesore te konsumit, ndërtimet, shërbimet financiare dhe prodhime te tjera industriale janë tashme pjese e grupeve dhe ortakërive te fuqishme ne kapitale dhe likujditete. Këto grupe janë pjesa me e re e oligarkisë industriale dhe financiare te vendit tone.

Krijimi i pashmangshëm i tyre, si pasoje e instalimit te kapitalizmit dhe ekonomisë se tregut krijon dhe premisën për vendosjen e sistemit te çmimeve fikse sipas hallkave te qarkullimit te tyre. Secili grup biznesi produktin e tij e shet me një çmim te fiksuar sipas atij vete ne gjithë territorin qe mbulon.

Duke qene se tendenca për ti konkuruar ata ne këto mallra apo shërbime është prezente, ndërkohë qe mund te kenë qene pa konkurente deri me sot do ti detyroje te mos ti rrisin dot çmimet, ashtu si kane qëllimin kryesor te tyre çmimet monopol.

Duke mbajtur këto çmime te fiksuara, këto shoqëri do ta ndjejnë te nevojshme te ulin pagesat per punonjësit, pasi kërkojnë te mbajnë te larte nivelin e fitimeve te tyre. Ne fakt shume biznese nuk do tu mbetet një fitim i madh si deri me përpara, nëse nuk fiksojnë edhe çmimet e tregut te punës, pagat e punonjësve te tyre. Kështu, qe ne këtë moment duhet te ndërhyjë dhe harmonizimi i shkalleve tatimore për te mbajtur një nivel te taksimit te kategorive te ndryshme te përfituesve te te ardhurave, por duke zbatuar parimin e taksimit progresiv.

Aplikimi i nje tatimi i harmonizuar do te prodhonte disa efekte tranzicionale mbi qarkullimin monetar, te cilat mund te jene me te dëmshme për pronaret e aseteve, për shkak se ata nuk përfitojnë shume nga inflacioni. Nga ana tjetër TVSH-ja do te rendonte mbi ta pasi ne vetvete ajo është e karakterizuar si nje vlere fuqie punëtore plus një shtese mbi vlerën e kapitalit te krijuar para inflacionit, qe është fitimi.

Disa sektorë, sidomos ata qe janë pjese e investimeve dhe rritjes me te madhe ekonomike se te tjerët janë përfituesit me te mëdhenj te politikave reformuese me tendence harmonizimin dhe uljen e përqindjes se tarifave tatimore. Ndërkohë, sektorët me rritje te vogël ekonomike janë te humbur.

Aplikimet e zhvendosjes së bazës tatimore të mbështetur te konsumi ne atë te mbështetur te te ardhurat, ne kushtet e rritjes se investimeve te biznesit, mund te ndikoje ne mënyra te ndryshme mbi shoqëritë ne dallim nga ndikimet qe kane patur deri me sot. Këto ndikime ndryshojnë duke patur parasysh shkallen e rritjes ekonomike te tyre, strukturën e kapitalit dhe strukturat e skemave te përfitimeve te punonjësve deri me sot. Ndërkohë, me ndryshimin e tarifave tatimore, apo uljen e tyre është e nevojshme pikërisht ndërhyrja e menjëhershme ne sistemin aktual te sigurimeve shoqërore ne Shqipëri. Kjo do te thotë futjen menjëherë te operatoreve private, krijimin e fondeve te garantuara te pensioneve dhe investime te këtyre fondeve ne letra me vlere e bono thesari apo dhe ne mbështetje te politikave te tjera financiare te qeverise duke shërbyer edhe si skema për punësim me te madh te njerëzve dhe rritje te kapitaleve publike ne vend.

TVSH-ja dhe konflikti i interesit

Një sistem ideal i TVSH-se është ai qe bazohet vetëm mbi një shkalle, pa përjashtime te asnjë sektori ekonomik, ekonomikisht neutral dhe i aplikuar mbi te gjithë. Por, jeta e përditshme nuk është ideale dhe mbi te gjitha është e populluar dhe nga politikanet dhe interesat e tyre. Ne komunitetin ku debatohen çështjet fiskale ka nje dyzim në lidhje me efektivitetin e TVSH-se nëse do të aplikoheshin diferencime te shkalleve te TVSH-se. Megjithëse çdo ide e hedhur ka dhe argumentet e saj, ende ky moment i rëndësishëm dhe me efekte është i padiskutuar si duhet ne grupet e interesit te interesuar per te llogaritur rezultanten nga efektet pozitive dhe negative qe do te bjere ky aplikim.

Ku zbatohet TVSH, ashtu si çdo ilaç, ka dy ndikime anësore, qe shkaktojnë konflikt interesi: së pari, ajo rrit çmimin e përgjithshëm nëpërmjet aplikimit te tarifës se saj ne gjithë hallkat e qarkullimit te mallit dhe shërbimit. Nga ana tjetër ajo shërben si një nxitës ne uljen e konsumit. Nëse ajo do te influencoje rritjen e çmimeve apo thënë ndryshe inflacionin, efekti i saj duhet te rregullohet duke indeksuar pagat dhe duke e lidhur këtë indeksim me Indeksin e Çmimeve te Konsumit. Po te veprohet kështu rezultantja e efektit te saj do te ishte zero.

Pavarësisht se nëpërmjet politikes se taksave çdo qeveri kërkon te zhvilloje edhe politiken sociale, nuk është e thënë se zgjidhja mund te vije vetëm nga lehtësirat fiskale. Një shembull ne këtë rast do te ishte domethënës.

Përjashtimi apo reduktimi i shkalles standarte te TVSH-se per mallrat e konsumit ngre shume pikëpyetje, qe kur është prezantuar si një opsion për tu zbatuar. Aq me tepër qe kërkesat e biznesit per përjashtime nga TVSH-ja vijnë ne rritje.

P.sh. Nëse ushqimet do te jene me TVSH te reduktuar a nuk do te ishte kjo një subvencion edhe për te pasurit? A nuk hane edhe ata ? Mbi te gjitha kush e përcakton se çfarë është ushqim dhe çfarë nuk është? A është kaviari ushqim? A janë produktet per mbipeshën ushqime? Natyrisht qe po te vazhdojmë me pyetje nuk është se do ta gjejmë përgjigjen kaq lehte.

Nëse shkalla e TVSH-se për këto produkte do te ulej, atëherë do te kërkohej shtrirja e aplikimit mbi produkte dhe shërbime te tjera, te cilët duhet te taksohen per te ruajtur te njejtin nivel te ardhurash. Por disa sektorë ekonomike janë te përjashtuar, sipas nje praktike mbare botërore. Atëherë, nje mënyre tjetër për te kompensuar te varfrit per situatën e tyre te keqe ekonomike do te ishte transferimi direkt i fondeve te buxhetit ne projekte shërbimesh publike. Apo nje forme subvencioni do te ishte dhënia nga qeveria e bonove (voucher), te cilat ne shume vende te botes kane gjetur zbatim ne përdorimin e tyre per te patur zbritje çmimesh për arsimim, shëndetësi, ushqime etj. Një sistem qe ngjason ne përmbajtje tashme zbatohet nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shëndetësor ne lidhje me rimbursimin e një shporte ilacesh për qytetare, qe përfitojnë sipas skemave te miratuara nga Ministria e Punës.

Thelbi i zbatimit te këtyre masave synon ne mosdeformimin e vendimmarrjes se bizneseve. Ndërsa, tatimpaguesit te paktën do te kenë mundësinë e transparencës se sa fonde do te paguhen për këtë kategori qytetaresh.

Ne një sistem te TVSH-se me disa shkalle është e lehte te behet deklarim fallco për nje shkalle e reduktuar te mallrave apo shërbimeve me klientët qe bën biznes apo te falsifikojë hyrjet qe bën për biznesin e tij. Ne këtë rast skema antievazion (krahasimi i hyrjeve me daljet) mund te mos dallonte asnjë gje te dyshimte. Natyrisht, qe këto do te jene raste dhe jo fenomene, por vështirësia ne administrim do te behet edhe me e madhe se ç ‘është aktualisht.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: