Tatimi në burim mbi të ardhurat nga kapitali

Tatimi në burim mbi të ardhurat nga kapitali

Baza e tatimit, norma e tatimit, përjashtimet, trajtimin fiskal te rezidentëve (mbi te ardhura te realizuara ne vend apo ato jashtë vendit) dhe te jo-residenteve, raportim ne mënyrë automatike, etj.

Tatimi i mbajtur ne burim lidhur me të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga letrat me vlerë, me përjashtim të interesave të marra nga bonot e thesarit ose letra të tjera me vlerë të Qeverise të emetuara  para hyrjes në fuqi të ligjit “Për Tatimin mbi të Ardhurat” Nr.8438, datë 28.12.1998, trajtohet në germën c) të nenit 8, të ligjit “Për tatimin mbi të Ardhurat” nr.8438, datë 28.12.1998. Interesat e huave të marra nga individët dhe entitetet ligjore si dhe të tjera interesa nga letrat me vlerë taksohen me tatim në burim në masën 15 %.

Në Nenin 9, të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998“Për Tatimin mbi të Ardhurat”, jepet trajtimi i të ardhurave të rezidentëve lidhur me të ardhurat që rrjedhin si fitim i ortakut, qoftë ky ortak i vetëm, interesat nga huatë, depozitat ose kontrata të ngjashme, të ardhurat nga e drejta e autorit ose pronësia intelektuale, si dhe të gjitha shpërblimet apo të ardhurat e tjera.

Përjashtimet nga tatimi  mbi të ardhurat personale janë trajtuar në nenin  8/1 të ligjit Nr.8438, datë 28.12.1998“Për tatimin mbi të Ardhurat”.

Në këto përjashtime nga të ardhurat vetjake përfshihen:

-Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulta, sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës ne fuqi.

-Bursat e nxënësve dhe te studentëve.

-Shpërblimet e marra në raste sëmundjesh, fatkeqësish, në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës në fuqi.

-Të ardhurat e përfituara, përfshirë të ardhurat në formë monetare ose në natyrë, nga pronarët si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike.

-Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Të ardhurat e përfituara si rezultat i kompensimit financiar, për ish-pronarët dhe ish të dënuarit politikë.

Trajtimi fiskal i rezidentëve jepet ne nenin 7 (për individët rezidentë shqiptarë) dhe në nenin 17 (për tatimpaguesit rezidentë shqiptarë), të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998“Për Tatimin mbi të Ardhurat”.

Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për burimet e të ardhurave, sipas parashikimeve të këtij kreu, të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Tatimpaguesit jorezidentë i nënshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga të gjitha të ardhurat, me burim në Republikën e Shqipërisë.

Në zbatim të nenit 13 të ligjit “Për tatimin mbi të Ardhurat” nr.8438, datë 28.12.1998, çdo individ, që realizon të ardhura nga çdo burim, i përcaktuar në nenin 8, të ligjit të mësipërm , për të cilat nuk është mbajtur tatim në burim, në zbatim të dispozitave të tjera të këtij Ligji, duhet t’i deklarojë këto të ardhura në organin tatimor jo më vonë se 20 Shkurti i vitit pasardhës.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: