Taksa lokale për frymë sipas bashkive në Shqipëri në 2019
Nëse do ti referohemi zërave të të ardhurave në raport me një vit më parë konstatojmë që në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë kemi një rritje më të madhe në të gjithë zërat e të ardhurave, si në taksat vendore ashtu edhe në atë të biznesit të vogël.
Vihet re qëndrueshmëria e rritjes së taksave vendore në vitin 2019 duke siguruar një të ardhur për buxhetin te 17.5 miliard Lekë.
Taksa e biznesit të vogël nuk ka peshë të lartë në të ardhurat vendore dhe arriti në 2019 vlerën e 355 milionë lekëve. Në raport me vitin 2018, taksa e pasurisë ka qëndruar pothuajse në të njëjtin nivel, duke mos reflektuar ndryshime në vitin 2019 dhe ka gjeneruar 5.2 miliard Lekë për buxhetin vendor.
Në një analizë të strukturës së të ardhurave buxhetore të 61 bashkive në Shqipëri, 41% e të ardhurave vijnë nga tatimet, taksat dhe tarifat dhe 59% vijnë nga të ardhurat e tjera të veta dhe transfertat nga buxheti. Pjesa e mbetur që kompletohet nga transfertat nga buxheti i shtetit kryhen sipas formulës së përcaktuar në ligjin e buxhetit, si dhe nëpërmjet alokimit të të quajturave Grante konkurruese, për projekte specifike në bashki të veçanta.
Në analizën e taksave vendore që paguajnë banorët për llogari të pushtetit vendor, politika fiskale e ka orientuar barrën fiskale kryesisht mbi individët që janë rezidentë në qytete dhe më pak mbi individët që janë rezidentë në fshat. Nisur nga fakti që 51% e popullsisë është me rezidencë fiskale në njësitë bashkiake të fshatrave, atëherë ky grup social i popullsisë është edhe më i lehtësuari nga barra fiskale e pushtetit vendor.
Pesha e barrës së tatimeve, taksave dhe tarifave vendore përbëhet kryesisht nga dy zëra kryesorë: (a) grupi i taksave vendore, që është e drejtë e Këshillave Bashkiakë për të bërë uljet-ngritjet në masën 30% mbi normat zyrtare, (b) tatimi mbi pasurinë, i cili nga viti 2019 ndryshoi mënyrën e llogaritjes dhe taksimit duke kaluar si një tatim që aplikohet mbi vlerën e pasurisë. Pas viteve ‘90 ky tatim është orientuar të taksojë sipërfaqen me tarifa që kanë qenë të ndryshme nga njera bashki në tjetrën, sipas kategorisë që ato mbajnë.
Pesha e të ardhurave që arkëton pushteti vendor nëpërmjet administratës së taksave që ka çdo bashki zë 5% të gjithë të ardhurave të Buxhetit dhe shpenzon sa 10% e të ardhurave të buxhetit.
Pjesa tjetër e të ardhurave në dispozicion të bashkive, e cila është sa 5% e buxhetit të shtetit u alokohet, sipas ligjit të buxhetit nga të ardhurat që arkëtohen nga tatime dhe taksa që arkëtohen nga administratat fiskale qendrore. Nëse nisemi nga logjika e rezidencës fiskale, rreth 30% e bizneseve në nivel vendi kanë vendndodhjen e aktivitetit të tyre në zonat jashtë qyteteve. Kjo pjesë më së shumti i përket taksave dhe tatimeve që paguajnë këto biznese në buxhetin qendror, për llogari të DPT.
Barra fiskale për taksat & tarifat vendore, që paguajnë bizneset e vogla, individët dhe familjet
përbëhet nga:
1. Taksa mbi pasurinë
2. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël
3. Taksa e fjetjes në hotel
4. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
5. Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme
6. Taksa e tabelës
7. Taksa e përkohshme e tregut
8. Tarifa e gjelbërimit
9. Tarifa e pastrimit dhe e largimit të mbeturinave
10. Tarifa e plazheve private (për zonat bregdetare)
11. Tarife për leje per perdorim strukture
12. Tarifa e parkimit te automjeteve
13. Tarifa e ndricimit
14. Tarifa për zënien e hapësirës publike
15. Tarifat e shërbimit administrativ të Bashkisë
16. Tarifa për transportin publik
17. Tarifa e autorizimeve për tregtim karburanti
18. Tarifa e autorizimeve për qarkullimin në qytet
19. Tarifa për dhënien e lejeve për ushtrim veprimtarie
20. Tarifa e shërbimit veterinar
21. Tarifa e urbanistikës
22. Tarifa e institucioneve të Bashkisë
23. Taksa të administruara nga agjentët tatimorë
Kur analizojmë se sa është barra fiskale, që paguajnë direkt individët dhe bizneset për llogari të pushtetit vendor duhet mbajtur në konsideratë që ata mbajnë edhe barrën nga tatimet dhe taksat e buxhetit të shtetit (tatime mbi konsumin dhe tatime mbi të ardhurat, si dhe kontribute të sigurimeve dhe taksa kombëtare).
Taksa lokale për frymë sipas bashkive në Shqipëri, që konsiderohet si barrë fiskale për banorët, nisur nga vlera mesatare e taksave vendore të paguara për vitin 2019 në raport me numrin e banorëve, që ka të regjistruar secila nga 61 bashkitë rezulton edhe një vlerë mesatare për frymë që shërben për renditjen e tyre në varësi të rezultatit.
Bashkia e Roskovecit mban vendin e 1rë, me pagesën më të lartë për frymë të taksave lokale, me një ngarkesë vjetore 52.5 mijë lekë për qytetarët (nisur vetëm nga popullsia e regjistruar në qytet) dhe 14.5 mijë Lekë për frymë të gjithë banorëve që janë pjesë e bashkisë Rroskovec.
Ndërkohë, shpenzimet gjithsej për qytetarët janë 120.7 Lekë, si dhe për banorët gjithsej të Bashkisë ku përfshihen edhe fshati janë 33.4 mijë Lekë për banor.
Në kolonën në vijim nëse shikojmë diferencën në vlerë midis taklsave dhe tarifave vendore me shpenzimet në nivel qytetari ato janë me diferencë 65.2 mijë Lekë, ndërsa nëse në kolonën në vijim kjo diferencë bëhet midis taksave dhe tarifave në nivel bashkie me shpenzimet gjithsej për banor, atëherë vlera është 18.9 mijë Lekë.
Kolona e fundit është raporti midis kontributit të taksave dhe tarifave vendore gjithsej të bashkisë Roskovec ndaj kontributit të taksave dhe tarifave vendore gjitsej të qarkut Fier.
E njëjta logjikë është përdorur për të gjitha bashkitë e tjera që renditen në tabelë.
Bashkitë e mëdha, si Tirana që është në vend të 4t, Fieri në vend të 15të, Durrësi në vend të 28të, Shkodra në vend të 29të, Elbasani në vend të 31të, Vlora në vend të 34t janë treguesi i ngarkesës së qytetarve dhe banorëve me taksa vendore për frymë në nivele që përfaqësojnë politikat vendore të këtyre Bashikive dhe qarqeve për ngarkesat fiskale të qytetarëve dhe banorëve të tyre brenda kufirit të një ngarkese që miratohet nga Këshilli i Bashkisë me ± 30% shmangie nga nivelet e miratura në ligjin për taksat vendore.
Për të krijuar një perceptim të përgjithshëm përsa lidhet me faktin se sa barrë fiskale mesatare i takon secilit individ, që është rezident fiskal në Shqipëri, pavarësisht nëse është taksapagues aktiv ose jo, nga tabela më lart shihet se në varësi të bashkisë ndryshon edhe barra fiskale mesatare për banor. Kështu, barra fiskale mesatare për banor në qarkun e Tiranës është 22.1 mijë lekë/vit për qytetarët dhe 18.2 mijë lekë për gjithë banorët nëse përfshihen së bashku qyteti dhe fshati edhe pse fshati kontribuon relativisht me më pak taksa të paguara se qyteti. Në kuptim më të thjeshtë një qytetar i Tiranës si individ paguan mesatarisht në vit 22.100 lekë taksa e tarifa në vit, ndërsa nëse përfshijmë edhe fshatin kjo velrë ulet duke arritur në një nivel pagese prej 18.200 lekë në vit, nisur nga fakti se një ngarkesë të caktuar taksash dhe tarifash vendore paguhen edhe nga taksapaguesit që janë banorë rezidentë të fshatit.
Ky ballafaqim paraqet qartë faktin se buxheti i shtetit ka marrë më shumë se sa ka dhënë për to. Por, nëse përfshijmë në këtë analizë edhe investimet kapitale të buxhetit, për projekte infrastruktutore, arsimore, shëndetësore, si dhe shpenzime të tjera atëherë situata e shpenzimeve që shpërndahen nga buxheti për gjithë qarqet tregon një rritje të peshës së tyre ndaj PBB, nisur nga projektet zhvillimore, por pa u ndikuar nga pagesat në buxhet nëpërmjet barrës fiskale. Kjo mospërputhje spjegohet, me përqëndrimin e konsumit dhe industrisë e tregtisë me shumicë në këto qarqe të mëdha. Por, nga ana tjetër dallimet e ndryshme zonale nëpër shumë dekada janë objekt i transferimit apo shëprndarjes së shpenzimeve sipas nismave për zhvillim.
Një tregues interesant për shpërndarjen e barrës fiskale është edhe barra e tatimit mbi vlerën e shtuar për secilin individ. Në vitin 2019 për këtë tatim ka kontribuar në buxhet secili individ rezident fiskal shqiptar, por dhe jorezidentët (të huajt), me 55 mijë lekë në vit për pjesën e konsumit të shërbimeve dhe mallrave gjatë kohëqëndrimit në Shqipëri. Kjo llogaritje është më afër perceptimit korrekt, për arsye se ky tatim paguhet nga secili individ kur blen mallra apo shërbime.
Kur marrim në konsideratë faktorët ndikuesë, matja e barrës fiskale nuk është matje e shtrirjes se efektit buxhetor të qeverisë apo administratës publike (përbërja e saj). Nga ana tjetër nuk është as matja e gjithë detyrimeve që mbart një tatimpagues në funksion të të ardhurave që ai realizon brenda një viti (pagesa për institucione jofiskale).
Barra fiskale në vlerë, që paraqitet si taksa lokale për frymë rezultati del nga raporti i tatimit/taksës dhe tarifës vendore të arkëtuar në buxhetin e shtetit me numrin e banorëve rezidentë (a) për qytetin, si dhe për (b) qytetin dhe fshatin.
Listen e detajuar dhe të dhëna e analiza me komente, sipas bashkive mundet të shikohet tek publikimi per Barren fiskale 2020
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.