Takim në Dibër me Sekretaren e Përgjithshme të Bashkisë

Takim në Dibër me Sekretaren e Përgjithshme të Bashkisë

Një tjetër takim i vlerësuar si një pjesë e rëndësishme e takimeve me Bashkitë që janë përzgjedhur nga Projekti “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” është Bashkia e Dibrës, e cila na rezervoi një pritje mikpritëse dhe me një gadishmëri për bashkëpunim dhe për të ndihmuar me burimet e tyre edhe për kërkesat tona për të dhëna, bazuar në faktet e evidentuara nga metodolgjia që përpunuam gjatë muajit Dhjetor 2021.

Pritja e ngrohtë, nga zj. Urjeta Kurti, në pozicionin e Sekretares së përgjithshme të Bashkisë na inkurajoi për të patur më shumë angazhim në përpunimin dhe analizimin e situatës së përcaktuar nga programi i projektit.

Ekspertët e angazhuar për hartimin e Raportit kanë filluar duke analizuar proceset e realizuara bazuar te Plani i Përgjithshëm i Zhvillimit Vendor, Programi Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, 2020-2022, 2021-2023, 2022-2024, si dhe dokumente të tjera Kombëtare dhe vendore, që përfshijnë strategji dhe politika sektoriale dhe zhvillime të programeve vendore.

Qendra ALTAX në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze, ka filluar prej Dhjetorit 2021 analizimin e performancës së bashkive duke i përfshirë në një draft raport, të cilin do ta finalizojmë dhe do ta dialogojmë në forume të hapura në 5 bashki: Berat, Dibër, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.