Takim me Kryetarin e Bashkisë Gjirokastër për një qasje bashkëpunuese rreth projektit
Një tjetër takim i zhvilluar këtë radhë në Gjirokastër me Kryetarin e Bashkisë, z. Flamur Golemi ishte një moment me diskutime dhe komente rreth mënyrës se si shoqëria civile është pjesë aktive në jetën e Gjirokastrës.
Ky takim u krye edhe në vëmendjen e z. Petrit Brahimaj (Anëtar i Këshillit Bashkiak) në kuadër të turit të takimeve të grupit të ekspertëve të ALTAX me Kryetarët e Bashkive për zbatimin e projektit “Monitorimi Social përmes këndvështrimit qytetar”. Grupi i ekspertëve të cilët po e zbatojnë këtë projekt përmes krijimit të marëdhënieve dhe pikave të komunikimit me drejtues dhe punonjës të Bashkisë, duke arritur edhe mundësimin në kohë efektive të të dhënave.
Qendra ALTAX e zhvillon projektin “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze. Puna fillestare ka nisur prej Dhjetorit 2021 me metodologjitë për auditin social, për angazhimin dhe iniciativën qytetare dhe analizimin e performancës së bashkive dhe koordinimit me projektet e qeverisje qendrore.
Ekspertët e angazhuar për hartimin e Raportit kanë filluar duke analizuar proceset e realizuara bazuar te Plani i Përgjithshëm i Zhvillimit Vendor, Programi Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, 2020-2022, 2021-2023, 2022-2024, si dhe dokumente të tjera Kombëtare dhe vendore, që përfshijnë strategji dhe politika sektoriale dhe zhvillime të programeve vendore.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.