Si ta shmangim tatimin për të ardhurat individuale nga puna?
Detyrimi ligjor nuk e përjashton të ardhurën nga puna, sipas destinimit të saj si më poshtë.
Të ardhura të tatueshme për qëllim të tatimit mbi të ardhurat personale, janë kategoritë e të ardhurave të mëposhtme:
- Pagat dhe shpërblimet e tjera në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës (të ardhurat nga punësimi). Në këtë kategori të ardhurash përfshihen si pagat, ashtu edhe shpërblime të tjera në vlerë që lidhen me punësimin aktual të individit.
Në të ardhura nga pagat përfshihet paga bazë si dhe të gjitha shtesat mbi pagën bazë që kanë karakter të përhershëm si shtesat për vjetërsi, vështirësi, largësi vendbanimi, natyrë të veçantë pune apo shërbimi, si dhe shtesa të tjera page e shpërblimi të bëra me akte të tjera ligjore e nënligjore.
Termi “shpërblime të tjera” përfshin të gjitha të ardhurat apo shpërblimet që përfitohen nga rezultatet e punës në vendin e punësimit aktual të individit.
Në këtë kategori bëjnë pjesë të ardhurat që merr individi në formë shpërblimi nga fondi i veçantë, apo nga fonde të krijuara me akte të ndryshme ligjore apo statutore të shoqërive, si pagë e 13-të, apo pagesa të ndryshme të kësaj natyre[1].
Nëse duam të bëjmë shmangie të tatimit për pagën në këmbim të një tatimi më të ulët mundet të zgjedhim, që:
- Këto të ardhura mund të konsiderohen nga paguesi i tyre (punëdhënësi), si një shërbim i kryer një herë në vit nga individi dhe i mban tatim në burim, duke shmangur në këtë rast vlerën e kontributeve të sigurimeve shëndetësore dhe 7-8% më pak tatim mbi të ardhurën bruto;
- Nëse individi përfitues është deklarues i të ardhurave vjetore (pra llogarit dhe deklaron për gjithë të ardhurat vjetore), atëherë këto të ardhura që përfiton si bonus mund ti deklarojë si shpenzime që ka kryer për shëndetin, apo për kurset dhe edukimin e fëmijëve, për fonde pensioni vullnetar, apo si një shpërblim për rast sëmundje/fatkeqësi[2].
[1] Përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale, të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet për marrëdheniet e punës të zyrtarëve të konsullatave, diplomatëve, ose funksionareve të ngjashëm të vendeve të tjera, si dhe të organizatave ndërkombëtare të cilët, gjatë kryerjes së funksioneve të tyre zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me konventat apo marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara, ose të pranuara nga Republika e Shqipërisë apo Qeveria Shqiptare, kanë statusin e diplomatit. Nuk do të përfitojnë të drejtën e këtij përjashtimi individët, shqiptare apo të huaj, të cilët mund të jenë të punësuar në këto organizata apo organizma, por nuk kanë statusin e diplomatit.
[2] shpërblimet e dhëna nga punëdhënësi të punësuarve për raste sëmundjesh apo fatkeqësish, por masa e shpërblimit që përjashtohet nga tatimi nuk duhet të kalojë 20% të të ardhurave vjetore nga punësimi të punonjësit përfitues të shpërblimit
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.